Mavraj probleme shëndetësore, Memushaj riaftësim
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare janë duke kaluar probleme shëndetësore ditët e fundit. Kapiteni i Peskarës, Ledian Memushaj, ka bërë një seancë riaftësimi gjatë ditës së djeshme, duke qenë se në ndeshjen e fundit ndaj Komos ka marrë një goditje në pulpë.
Stafi mjekësor dhe trajneri Odo kanë vendosur që dita e djeshme të mos ketë ngarkesë maksimale stërvitore për kapitenin, por të kryejë vetëm disa seanca rigjenerimi muskulor në pishinë. Skuadra e Memushajt fitoi ndaj Komos, pjesë e së cilës është Migjen Basha.
Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje pikërisht ndaj futbollistit të Kombëtares, Memushajt.
Në Gjermani, Mërgim Mavraj nuk është ende i gatshëm që të vihet nën urdhrat e trajnerit Peter Stoger. Që pas grumbullimit me Kombëtaren, Mavraj ka ndier shqetësime shëndetësore dhe për shkak të problemeve gastrointensinale ka munguar në ndeshjen e fundit dhe me shumë gjasa mund të mungojë sërish.