e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

21 vite pa fituar, Sami Khedira: E thyejmë tabunë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
21 vite pa fituar, Sami Khedira: E thyejmë tabunë

O sot, o kurrë! Erdhi momenti që Gjerma nia të bëjë mirë llogaritë dhe të përmbysë historinë në duelet përballë kundërshtarit më të frikshëm të saj, Italia. Nënkampionia e Europës është pagëzuar me të drejtë "macja e zezë" e gjermanëve.

khedira-46254993 vite histori

Historia i ka përplasur 32 herë duke nisur nga 1 janari 1923 me humbjen 1-3 në Milano. Historia 93-vjeçare flet me bilanc pozitiv për Italinë: 15 fitore, 10 barazime dhe 7 humbje me golavarazh pozitiv 48 gola të shënuar dhe 36 të pësuar. Bilanci në ndeshjet brenda fushe të Gjermanisë është: 5 fitore, 7 barazime dhe 6 humbje. Suksesi i fundit i "Die Mannschaft" daton afro para 21 vitesh, më 21 qershor 1995 në Zyrih kur fituan 2-0.

Prej këtij momenti janë përballur 7 herë dhe Gjermania nuk njeh fitore (3 barazime, 4 humbje). Dueli i fundit më 15 nëntor 2013 në Milano doli barazim 1-1 me gol të Humels (8´) dhe Abates (28´).

Mungon Nojer dhe Myler

Në mesditën e së hënës mediat zbuluan se portieri Manuel Nojer dhe mesfushori Tomas Myler nuk do të jenë ndaj Italisë.

Një ditë pas 30-vjetorit, Nojer ka pasur probleme me stomakun dhe nuk ka udhëtuar me kombëtaren. Ndërsa Myler është lënë pushim. Ndërkohë, Gëce do e nisë nga minuta e parë. Ndërkohë, tremb Khedira. Ai nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e fundit të ekipit duke qëndruar në hotel.

Nuk dihet ende nëse problemi do rrezikojë aktivizimin e tij.

Khedira: Thyejmë tabunë

Sami Khedira do të jetë sërish kapiten në mungesë të Shvajnit, Nojerit dhe Mylerit. Gjatë konferencës ka trajtuar shumë tema. "Duelet ndaj Italisë kanë qenë gjithnjë interesante dhe të veçanta. Jemi të lumtur që erdhi sërish dita të përballemi me ta.

Konte ka formuar një ekip solid, me lojtarë cilësorë. Është kthyer në fenomen thjeshtësia e tyre për të fituar ndaj nesh.

Por, ky rregull duhet thyer një ditë dhe mendoj se do të jetë dita e nesërme, edhe pse ka për të qenë test. Ata do ndihen të qetë para ndeshjes, por në fund do dalin humbës nga Mynihu", nënvizoi Khedira, i cili sqaron edhe çështjen e shiritit të kapitenit,- "Është nder të udhëheqësh kombëtaren gjermane si kapiten në fushë. Por, në kombëtare kemi shumë lojtarë që u peshon fjala si Nojer,

Boateng, Humels dhe Myler, të cilët bëjnë pjesë edhe në këshillin e lojtarëve të përfaqësueses. Bastian Shvajnshtaiger është kapiteni ynë. Në mediat flitet sikur ai ka hequr dorë nga futbolli. Gabohen rëndë ata që nuk besojnë te rikthimi i Shvajnit", tha 28- vjeçari gjermano-tunizian.

Për sa i përket motivimit për miqësore, ai pohon se nuk ka asnjë kompleks. "Nëse do të kishim fituar ndaj Anglisë, debatet nuk do ishin kaq madhore. Përballë 'Tre luanëve' luajtëm 60 minuta të mira, ndërsa në fund na mungoi disi grinta dhe e ulëm ritmin.

Edhe duelin me Italinë duam ta fitojmë. Testi ndaj Anglisë na hapi sytë dhe do të korrigjohemi në Mynih". Për favoritët e Europianit, Khedira deklaron: "Çdokush do që të ndëshkojë kampionët e botës. Ne do të udhëtojmë në Francë për t'u kthyer fitues".

Përgatiti: ENIAR IBRO