Lëv kurrë fitues ndaj italianëve, i jep fund dramës?
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Humbja 2-3 në minutën e fundit ndaj Anglisë ka tronditur gjermanët para duelit me Italinë. Strategun Joakim Lëv e pret rivali më i hidhur në karrierën e tij si trajner.
56-vjeçari gjerman nuk ka fituar kurrë përballë italianëve si në krye të kombëtares dhe klubeve. "Italia ka ekip të një kalibri të lartë.
Ata nuk kanë pësuar asnjë humbje në eliminatore. Kjo tregon se janë shumë efecientë, të përgatitur shumë mirë taktikisht dhe të organizuar mjaft mirë.
Erdhi momenti që ne të thyejmë tersin ndaj tyre", tha trajneri Lëv për "Bild". Kujtojmë që Lëv është përballur 5 herë me Italinë (2 herë asistent), ndërsa dy herë sfidoi Fiorentinën në krye te FC Tirolit. Nuk ka fituar asnjë.