e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Rrotacion në sulm, Konte: Gjermania e inatosur më pëlqen

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rrotacion në sulm, Konte: Gjermania e inatosur më pëlqen

Në sfidën e sotme kundër Gjerman isë, Antonio Konte do të bëjë disa ndryshime në formacion. Trajneri i kombëtares italiane do t'u japë minuta atyre që e nisën nga stoli ndeshjen me Spanjën.

LAPR0500-035-kvOB-U15032270632CsF-620x349@Gazzetta-Web_articoloMediat italiane raportojnë se Insinje-Zaza dhe Bernardeski do ta nisin sfidën si titullarë, ndërsa skema do të vazhdojë të jetë e njëjta.

Konte do t'i besojë modulit 3-4-3, ku në portë do të qëndrojë si gjithmonë Bufon. Në mbrojtje ka vetëm një ndryshim nga sfida e parë me Spanjën, ku Açerbi do të zërë vendin e Astorit. Bonuçi dhe Darmian janë dy të tjerët, ndërsa në mesfushë do të luajnë Xhakerini, Mota, Montolivo dhe Florenci.

Treshja e repartit të avancuar do të formohet nga Insinje, Zaza dhe Bernardeski. Të tre futbollistët duhet të tregojnë se janë të vlefshëm për kombëtaren italiane dhe duhet të grumbullohen për në Kampionatin Europian.

Flet trajneri Konte

Antonio Konte e vlerëson maksimalisht ndeshjen miqësore me Gjermaninë dhe thotë se skuadra e tij do të mësojë forcën reale.

"Do të jetë një Gjermani e inatosur sepse humbi me Anglinë dhe rezultati i fundit i tyre nuk na favorizon. Megjithatë për mua është më mirë kështu sepse do të mësojmë vlerën dhe forcën tonë përballë një Gjermanie të karikuar.

Në këto ndeshje rriten edhe lojtarët e rinj, prandaj dua të marr përgjigje pozitive nga ata. Kjo është ndeshja e fundit përpara Europianit dhe dua të bëj disa vlerësime. Kam në ekip shumë të rinj, por edhe lojtarë me eksperiencë", tha Konte.

Ai më tej foli edhe për listën prej 23 lojtarësh që do të marrë me vete në Francë dhe ka thënë se nuk ka vendosur ende.

"Kam kohë edhe 1 muaj e gjysmë për të kuptuar gjendjen e këtyre lojtarëve. Sigurisht që ndeshja e sotme është shumë e vlefshme dhe shpresoj të marr përgjigjet e duhura. Sigurisht që e kemi një bazë, por kam ende dyshime.

Kam ide shumë të qarta në kokën time", vazhdoi më tej trajneri i Italisë. Numri një i të kaltërve komentoi edhe fjalët e kapitenit Bufon, i cili e vlerësoi si njeriun e duhur për t'i rikthyer identitetin Italisë.

"Nuk dua të flas për punën time. Fjalët e lojtarëve për mua janë shumë të mira dhe mjaftojnë për të treguar atë që po bëj.

Unë e kam thënë që ditën e parë se doja një skuadër të vërtetë dhe jo një ekip ku grumbullohen lojtarë. Dua të falënderoj të gjithë lojtarët që janë treguar të gatshëm të ndjekin punën time. Të gjithë kanë dëshirë të madhe për të veshur fanellën e kombëtares italiane", përfundoi konferencën trajneri Konte.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI