e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

19 kandidatet per Euro2020

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
19 kandidatet per Euro2020

UEFA ka zyrtarizuar 19 kandidatët për organizmin e Europianit 2020. Kampionati Euro 2020 do të ketë një organizim të veçantë pasi do të jenë 13 vende ato që do të presin ndeshjet e kompeticionit më të rëndësishëm të kontinentit.  Janë 19 shtete në garë për 13 vende organizatore nga të cilat edhe Maqedonia, Bullgaria dhe Rumania nga rajoni ynë. “Ne jemi shumë të lumtur që kemi marrë kaq shumë oferta për Euro 2020. 60 vjetori i këtij kompeticioni do të jetë historik, me ndeshje që do të luhen në shumë vende europiane”, ka deklaruar Presidenti i UEFA-s Michel Platini.

Lista e vendeve kandidate:

Angli – Londër; Azerbajxhan – Baku; Bjellorusi – Minsk; Belgjikë – Bruksel; Bullgari – Sofie; Danimark – Kopenhagen;                Gjermani – Mynih; Holland – Amsterdam; Hungari – Budapest;  Irland – Dublin; Itali – Romë; Izrael – Jeruzalem; Maqedoni – Shkup; Rumani – Bukuresht;  Rusi – Shën Petërsburg; Skoci – Glasgou; Spanjë – Bilbao; Suedi – Stokholm; Uells – Kardif