Mourinho i pikelluar nga vdekja e Titos
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta pasi mori lajmin se ndërroi jetë ish-trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova. 45 vjeçari ndërroi jetë pasditën e të premtës pas një operimi të dështuar në stomak për kancerin nga i cili po trajtohej. Eshtë Mourinho ai që ka reaguar menjëherë. Njeriu që ia vuri gishtin në sy në skandalin e madh të SuperClasicos në finalen e Superkupës së Spanjës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Titos.
"Vdekja e Tito Vilanovas është e bën këtë ditë pikëlluese për futbollin, për Barcelonën dhe në veçanti për familjen dhe miqtë".
"Në emër të të gjithë klubit të Cheleat, unë i dërgoj ngushëllime të thella e të sinqerta futbollit, Barcelonës dhe familjarëve të Titos", ka deklaruar Mourinho.