e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

16 gjëra që duhet të dini mbi karrierën e Nojerit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
16 gjëra që duhet të dini mbi karrierën e Nojerit

1. Manuel Nojer ka lindur më 27 mars 1986 në Gelzenkirshe dhe karrierën e tij në futboll si portier e nisi te Shalke që në moshën 4-vjeçare.
Nojer2. Në vitin 2005, Manuel Nojer u zgjodh sportisti i vitit në qytetin e tij. Ndërsa në vitet 2009 dhe 2010 merr këtë çmim si profesionist. Ai debutoi më 19 gusht 2006 me Shalken në fitoren 1-0 ndaj Ahenit.
3. Në vitin 2009, Nojer fiton Europianin me moshat U-21, e cila përbëhej nga Boateng, Hëvedes, Humels, Khedira dhe Ozil. Në këtë turne vlerësohet si portieri më i mirë.
4. Për vitet 2010, 2012, 2013, 2014 dhe 2015, Manueli fiton çmimin "jeleku i bardhë", çmim i cili i jepet portierit që pëson më pak gola në Bundesligë.
5. Me Shalken, 30-vjeçari gjerman fitoi kupën e parë në vitin 2011. Në finale, Shalke fitoi 5-0 ndaj MSV Duisburg.
6. Në vitin 2008, portieri ofron një nga performancat më të mira në Champions. Falë grushtimeve dhe instinkteve të tij, Shalke mundi Porton dhe u kualifikua në çerekfinale.
7. Nojer është anëtar i grupimit të Shalkes "Buerschenschaft". Tifogrup në zonën e Buerit në Gelzenkirshe.
8. Më 20 prill 2011, Manuel Nojer shpërthen në lot. Arsyeja? Braktis Shalken për Bajernin. Me bavarezët, ai ka fituar tre tituj, Champions-in dhe Botërorin e Klubeve. Ai është i vetmi lojtar që ka arritur katër herë radhazi në finalen e Kupës së Gjermanisë (2011-2015).
9. Në tre vite radhazi (2013-2015), Nojer u përzgjodh portieri i vitit. Në 2014 arriti kulmin kur doli i treti pas Ronaldos dhe Mesit.
10. Gardiani bavarez jo vetëm që fitoi Kupën e Botës në Brazil, por u shpall edhe portieri më i mirë i turneut.
11. Nojerit i mungojnë edhe 32 pjesëmarrje me kombëtaren për t'u shndërruar në portierin më me eksperiencë në historinë e Gjermanisë. Zep Maier mban këtë rekord me 95 pjesëmarrje, ndërsa Nojer ka marrë pjesë në 63 takime.
12. Në 27 janar 2015 u realizua me mjeshtëri statuja e Manuel Nojerit në dyllë. Ajo qëndron në "Madame Tussauds" në Berlin.
13. Në vitet 2008-2014, Nojer kishte të dashur Katrin Gilch, të cilën e njohu gjatë pushimeve në ishullin Mikono të Greqisë.Pas ndarjes me Katrin, zemra e portierit është lidhur me studenten Nina. Të dashurën e re e njohu në muzeun e Berlinit. Biondja punonte në "Madame Tussauds" dhe pozicionoi figurën e tij prej dylli.
14. Në vitin 2010, gardiani i Gjermanisë themeloi fondacionin e fëmijëve "Manuel Neuer". Projekti un vinte në shërbim fëmijëve me aftësi të kufizuara në zonën e Ruhrit. Për fondacionin e tij ai fitoi 500 mijë euro në emisionin "Kush bëhet milioner".
15. Nojer ka një vëlla, i cili quhet Marcel. Ai punon si arbitër në Landin "Nordrhein-Westfalen".
16. Nga gushti 2010, Manuel Nojer është aktiv në rrjetin social "Facebook". Nga marsi 2013, në "Twitter" dhe prej një viti në "Instagram"