e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

10 kuriozitete mbi 'Brazil 2014'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
10 kuriozitete mbi 'Brazil 2014'

Kur mungojnë dhe 10-të ditë nga ngritja e siparit të evenimentit më të rëndësishëm futbollistik botëror, Brazil 2014, ku pritet spektakël dhe surpriza, tifozë nga e gjithë bota kanë filluar të humbin durimin dhe mezi presin të shohin në veprim kampionët e tyre. Por, veç kësaj Botërori i Futbollit në vendin ku kanë zanafillën edhe karnavalet, mbart në vetvete shumë kuriozitete të cilat duhen vlerësuar për rëndësinë historike, por edhe aktuale që ato ofrojnë. 

1. Kjo është hera e dytë që një eveniment i tillë zhvillohet në Brazil. Hera e parë daton në vitin 1950 dhe në finale luante formacioni i Selesaos ndaj Uruguait. Këta të fundit fituan me rezultatin 2-1 me gol të Ghiggia, i cili disa vite më vonë do të thoshte se tre persona kanë arritur të “pushtonin” Maracanan (stadiumi më i madh në botë, që ndodhet në Brazil), Papa, Frank Sinatra dhe unë, jo keq apo jo!”-, thoshte ai.

2. Do të jenë 12-të qytete që do të presin ndeshjet e botërorit,  Rio De Janeiro, San Paolo, Manaus, Brasilia, Fortaleza, Salvador, Recife, Porto Alegre, Belo Horizonte, Cuiabà, Natal, Curitiba.

3. Në këtë periudhë të vitit në Brazil duhet të ishte dimër, por në të gjitha qytetet ku do zhvillohen ndeshjet e botërorit janë në zonat tropikale dhe mund të pushtohen nga një nxehtësi e madhe. Qytetet më të ftohta janë Porto Alegre dhe Curitiba, dhe kanë një temperaturë mesatare prej 17 Gradë Celcus.

4. Ky eveniment është më i shtrenjti në historinë e futbollit botëror, pasi do të kushtojë 14 miliardë dollarë, të cilat janë shpenzuar për rikonstruksionet e stadiumeve përgjatë periudhës 2006-2010. Shifër kjo që ka sjellë edhe protesta në Brazil për shkak edhe të krizës ekonomike.

5. Disa prej stadiumeve ende nuk janë gati. Josef Blatter ka kujtuar se edhe në Botërorin e Italisë, në vitin 1990, impiantet ishin gati thuajse në limitin e kohës.

6. Për këtë botëror janë angazhuar 157 000 forca policie të cilat janë trajnuar me FBI-në për të garantuar siguri dhe rend përgjatë zhvillimit të botërorit.

7. Maskoti i evenimentit do të jetë “Fuleco”, i quajtur kështu pasi janë bashkuar dy fjalë, “Futboll” dhe “Ekologji. Ndërsa topi i botërorit, sic kemi bërë të ditur edhe më parë, “Brazuca”.

8. Çmimi i biletës do të jetë mjaft i lartë. Minimumi mendohet rreth 90 euro për sfidat e grupeve, ndërsa çerekfinalet, gjysmë finalja dhe finalja varion nga 220 euro deri në 500 euro. Por për finalen mund të ketë edhe dyfishim të çmimit.

9. Çdo skuadër pjesëmarrëse në Botëror do të fitojë automatikisht  1 milion euro, ndërsa fituesja e botërorit 25 milion euro.

10. Në vitin 1965 kur Anglia u shpallte për herë të parë dhe të fundit kampionë bote në panoramën e futbollit botëror ndodhte një skemë shumë e ngjashme me rezultatet e këtij sezoni sportiv. Kështu, Real Madrid fitonte Ligën e Kampioneve, Atletiko Madrid Kampionatin Spanjoll, Fulham rrëzohej nga kategoria dhe tashmë pritet vetëm verdikti i Botërorit për të kuptuar nëse historia do të ripërsëritet.