Kosova ndeshje kunder Argjentines?
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Përfaqësuesja e Kosovës mund të zhvillojë në shtator një miqësore luksi kundër Argjentinës së Lionel Messit. Sipas KosovaPress, Federata Futbollit e Kosovës është duke punuar që të arrihet një miqësore me skuadrën latine. Kosova do të luaj në tetor dy ndeshje të tjera miqësore kundër Panamasë dhe Kandasë, pas atyre që ka zhvilluar me Haitin, Turqinë dhe Senegalin. Skuadrat më të mundshme që ekipi kosovar të përballet në shtator janë Argjentina, Meksika dhe Zvicra, por duhet përmendur fakti se nga këto tre shtete vetëm Zvicra e njeh Republikën e Kosovës. Në tre miqësoret e para Kosova ka barazuar 0-0 me Haitin dhe është mundur 6-1 nga Turqia dhe 3-1 nga Senegali.