1 vit pa Kupa europiane, UEFA dënon Gallatasarajin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Edhe pse pa presi dent në krye, duke qenë se Mishel Platini është i dënuar dhe i skualifikuar për 6 vite, UEFA vazhdon të jetë shumë e vë- mendshme në normat e vendosura prej saj, sidomos në lidhje me ato financiare.
Dhe dje ka ardhur lajmi se klubi i Gallatasarajit do të jetë i detyruar të skualifikohet me një vit nga kompeticionet kontinentale që organizohen nga qeveria e futbollit europian, si rrjedhojë e moszbatimit të normave të "fair play"-t financiar.
Ky lajm konfirmohet edhe nga mediat turke, të cilat pranojnë se investigimi ndaj klubit nga Stambolli kishte nisur prej dy muajsh.
Hetimi dhe vendimi
Në muajin janar, UEFA nënvizonte se Dhoma Investigative e Organit të Kontrollit Financiar kishte hetuar dhe vëzhguar bilancet e klubit të Gallatasarajit prej kohësh dhe pasi kishte konstatuar lëvizjet e tyre ekonomike, kishte vendosur që ta dërgonte këtë çështje në dhomën e vendimmarrjes.
Kjo sepse klubi turk nuk kishte "respektuar kriterin e barazimit të bilancit gjatë periudhës së monitorimit për sezonin 2015-2016".
UEFA, pas hetimeve dhe konstatimeve, kishte paralajmëruar Gallatasarajin dhe drejtuesit e këtij klubi se brenda muajit shkurt do të merrnin një vendim ndaj tyre dhe përgjigjja e shumëpritur ka qenë shumë e ashpër për gjigantët e futbollit turk, të cilët pas thyerjes së normave të "fair play"-t financiar kanë dënuar Gallatasarajin me përjashtimin e tyre nga kompeticionet UEFA për një vit.
Tani pritet të kuptohet nëse drejtuesit e skuadrës kryeqytetase do të apelojnë vendimin e marrë, duke paraqitur faktet e tyre kundërshtuese.