Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Mediat dhe Politika: Këta po na fyejnë

Mediat dhe Politika

 

Këta po na fyejnë

 

Gëzim Mekuli

(kritik i medieve)

 

Flamujt, filmat dhe sloganet janë duke u keqpërdorur pa kufi nga partitë politike. Si rrjedhojë e këtij komunikimi politik, hapësira publike shqiptare është plot zbrazëti, e thatë, jo bindëse dhe jo rrallë fyese.

Në debatin “për” apo “kundër” reklamës politike televizive shpeshherë është theksuar se natyra dhe forma e shpejtë e reklamës televizive mund të ndikojë negativisht në mbarëvajtjen e debatit politik. Si rrjedhojë e kësaj, politika është bërë më pak konkrete dhe më shumë e përgjithshme. Reklama politike (në veçanti në fushatën parazgjedhore) është e orientuar dhe e përqendruar më shumë në individ - person. Para së gjithash, reklama politike televizive është e brumosur dhe e ngjyrosur me slogane. Vetëm për pak sekonda kjo provon dhe synon të jetë ”instrumenti” i përkryer i partisë për të komunikuar me opinionin publik para dhe gjatë zgjedhjeve të lira.


Shtrohet pyetja: A është e mundshme që politika e sloganeve, e lëshuar në formë mesazhesh të shkurtra dhe të detyruara, të ketë në përmbajtjen e vet kryesisht sqarime dhe informacione politike?

Në të gjitha kohët komunikimi politik ka pasur dy qëllime kryesore: të argumentojë dhe të mobilizojë. Procesi i argumentimit realizohet në parlamente, tubime dhe seksione të ndryshme publike. Mobilizimet, në të kundërtën, realizohen në thirrje të shkurtra dhe plot emocione. E gjithë kjo bëhet me të vetmin qëllim që të motivohet dhe të provokohet nënvetëdija e votuesve/popullit. Synohet gjithmonë të ushtrohet trysni e tillë mbi votuesit në mënyrë që ata të zgjedhin dhe të votojnë „si duhet”. Gjatë gjithë historisë, janë përdorur mjete nga më të ndryshmet për të arritur këtë qëllim.

Flamuri
Në lëvizjen e klasës punëtore, për shumë vite flamuri ishte përdorur shumë. Flamuj me ngjyra shumë, e shkronja festive të mëdha e emocionuese, si: ”Mjaft më! Ne nuk durojmë dot”, ”Kapitalizmi shkatërron njerëzimin”, ”Së bashku jemi më të fortë” etj. dominonin në këtë lëvizje politike. Është kjo një formë interesante dhe njëkohësisht artistike e komunikimit nëpërmjet flamujve.

Por, a ishte ky komunikim konkret dhe bindës?


Gjuha e protestës së punëtorëve i përngjante më shumë demagogjisë, sepse kishte një drejtim. Synimi i saj ishte më shumë që të përfitonte përkrahës nga radhët e tyre e më pak që t’i bindte ata me argumente.

Afishet
Afishet janë një formë tjetër e komunikimit politik. Afishet politike janë shumë herë më artistike sesa flamujt. Me shije e përkushtim, afishet politike janë zhvilluar dhe përsosur nga bolshevikët në Rusi. Afishet komuniste janë ”plot jetë”, dramatike dhe me ngjyra që të lënë mbresa. Ato “flasin” shumë.

Në shtetet sovjetike propaganda përmbante një komunikim me demagogji të pastër dhe me qëllime të caktuara ideologjike. Thirrjet duhej të bëheshin me ndjenjë të forta, që shpeshherë merrte edhe përmasa brutale. Apelet i drejtoheshin më tepër zemrës sesa mendjes. Kjo ishte e tëra që ofronin afishet politike.

Shumë diktatorë, ndër ta Musolini, Hitleri dhe Tito, dëshmuan se kishin njohuri dhe aftësi të mjaftueshme për ta përdorur këtë medium për mrekulli.

Edhe në mesin e partive politike shqiptare afishet ishte një formë e popullarizuar për mobilizimin dhe provokimin e emocioneve, si për ”të majtët”, ashtu edhe për ”të djathtët”. Në mënyrë shumë sistematike kjo metodë është zbatuar dhe po zbatohet nga politikat në Tiranë dhe Prishtinë. Vazhdimisht nëpër pllakate shohim përsëritjen e fjalëve shabllon, si:  ”Drejt Bashkimit Europian me X partinë”, ”Ne dimë të ndërtojmë shtetin” etj., etj.

Kush do të ishte ai bir nëne që do të kundërshtonte këto fjali të shkruara në pllakatet ideologjike e që shoqërisë sonë të varfër, po i kushtojnë miliona euro? Fjali të ëmbla dhe ”domethënëse”, apo jo?

Por, a është konkret dhe bindës ky komunikim?

Sloganet
Sloganet janë po ashtu një formë mediale që janë përdorur nga të gjitha partitë. Mjeshtëria ose arti për të formësuar sloganet, që do të mund të përsëriteshin dhe përsëriteshin pandërprerë gjatë një fushate parazgjedhore, është ”vjedhur” nga reklama amerikanë për biznes, që në vitin 1920.

Por, a ishte ky një komunikim konkret dhe bindës?

Filmat politikë
Filmat me karakter politik ishin bërë zakon në politikën shqiptare. Estetika ishte totalitare. Të kopjuara nga regjisorët sovjetikë, si Eisenstein dhe nazistja e re dhe plot elan, Leni Riefenstahl. Shikoni sot se si përdoret efekti i ngjyrave dhe i ndriçimit të fotografisë, vendosja e saktë e kamerës për të fotografuar politikanët ulur në fotelet e tyre. Këto i ngjajnë shumë teknikës së kamerës, të përdorur në filmin partiak e propagandistik të Hitlerit ”Triumf des Willens”.

Duhet ta pranojmë se televizioni na ka dhuruar një formë të re komunikimi politik në debatet tona televizive. Mirëpo, kjo, para së gjithash, është shndërruar në një forum për replika artistike. Fjali të shkurtra dhe ”buzëqeshje dhelpre”; Ky është arti i të folurit që parapëlqehet nga politikanët për të komunikuar me publikun e ”tyre”. Edhe këtu forma shpeshherë na del e bukur.

Po çfarë mund të thuash për përmbajtjen?

Kontakto: gezim@mekuli.com


www.mekulipress.com

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama