Komisioni i Shėrbimit Civil, ai i Ruzhdies dhe greva e urisė
Shkruar nga: Adri Nurellari
Botuar më: 3 vite mė parė
Komisioni i Shėrbimit Civil, ai i Ruzhdies dhe greva e urisė
Komisioni i Shėrbimit Civil, ai i Ruzhdies dhe greva e urisė
botuar tek gazeta Shqip
E gjithė vėmendja e opinionit publik tanimė ėshtė pėrqėndruar tek greva e urisė qė kėrkon hapjen e kutive pėr hir tė transparencės dhe pėr tė bėrė njė pikė kthese njėherė e mirė nga tradita e deritanishme e cėnimit tė zgjedhjeve. ėshtė mė se qesharake tė pretendohet se hapja e kutive pėr hir tė hetimit duke shmangur numėrimin, ėshtė njė precedent negativ. Transparenca nė sistemin demokratik nuk duhet tė jetė pėrjashtim por rregulli. Fakti qė transparenca nga njė pjesė e mirė e opinionit po konsiderohet si precedent i rrezikshėm tregon se nė Shqipėri ka njė problem tė madh me kulturėn politike e cila ndryshon nė mėnyrė shumė graduale e nuk ērrėnjoset menjėherė, as me njė grevė urie.
Perfektja do ishte qė me njė tė shtėnė tė shkopit magjik tė Merlinit gjithēka tė ndryshohej nė mėnyrė drastike e radikale dhe kjo grevė tė shėrbente si epilogu i fundit tė parregullsive nė votime. Mirėpo siē thoshtė Volteri pėrfektja ėshtė armikja e tė mirės, sepse duke pretenduar vetėm perfekten nė Shqipėri po eleminohet ose nėnēmohet plotėsisht avancimi i bėrė apo pėrmirėsimi. Pra nėqoftėse do pretendohet pėrsosmėri absolute nė zgjedhje atėhere ajo vėshtirė se arrihet ndonjėherė nė Shqipėri. Nė vitet e ardhshme cdo palė humbėse do ketė arsye pėr tė pretenduar papėrsosmėri tė zgjedhjeve mirėpo ndėrkaq vendi ka nevojė pėr qeverisje. Nė pamundėsi tė njė pėrsosmėrie te procesit duhet tė biem dakord pėr njė dimension relativ, pėr njė maksimum rrethanor tė rigorozitetit. Pra tė mos shpresojmė pėr njė revolucion qė ndryshon e ēon nė pėrossmėri por pėr evolucion drejt tė pėrkryerės. Kjo do tė thotė qė duhet tė kemi njė ide tė tolerimit tė deridikushėm tė parregullsive, pra tė kemi njėfar mase kritike pėrtej sė cilės zgjedhjet quhen tė papranueshme. Nė fakt komuniteti ndėrkombėtar kam pėrshtypjen se e ka pasur kėtė pėrqasje dhe i ka pranuar rezultatet e zgjedhjeve edhe pse ka pasur vėrejtje boll.
Konkretisht mund tė merret e mirėqenė qė ka pasur parregullsi nė zgjedhje, mirėpo vėshtirė tė besohet qė kėto parregullsi nė proces tė kenė qenė mė tė mėdha se ato tė vitit 2005 kur rezultati u pranua nga dy palėt. Dallimi kėsaj radhe ėshtė se sistemi i ri zgjedhor nė mėnyrė tė pashmangshme do i ēonte tė dy palėt nė njė rezultat shumė tė pėrafėrt duke bėrė qė secila palė tė pretendonte fitoren. Pra ky proces me kėto vota po tė numėroheshin me sistemin e mėparshėm do sillte njė rezultat mė tė qartė me diferencė mė tė madhe ndėrkohė qė kėsaj radhe doli 70 me 70. Rasti i nxjerrė me tė drejtė prej opozitės si cėnues i votės sė lirė, ai i Ruzhdies, duhet tė shėrbejė jo vetėm pėr tė treguar njė problem institucional tė procesit demokratik por edhe pėr tė vėnė nė dukje njė problem tė mprehtė kulturor qė lihet pas dore me qėllim jashtė analizės. Argumenti im nė kėtė rast ėshtė se edhe po tė ketė ujdi nė nivel qėndror pėr zgjedhjet, do ketė vėshtirėsi tė mėdha qė ujdia tė zbatohen nė nivel lokal. Pra edhe po tė ketė vullnet tė mirė liderėt e tė dy partive kryesore qė zotėrojnė monopolin e administrimit tė zgjedhejve (gjė qė ska qenė e vėrtetė nė qershor tė 2009) do dojė kohė qė edhe nė nivel lokal tė bėhet ndershėm loja.
Pėr tė shtjelluar kėtė pėrqasje tė evolucionit pėrkundrejt revolucionit, tė pėrmirėsimit pėrkundrejt tė pėrsosurės, tė kontekstualizimit pėrkundrejt virtualizimit, do ishte mirė qė tė bėnim paralel midis Ruzhdies dhe Komisionit tė Shėrbimit Civil. Fatkeqėsisht problemet shumė serioze tė kėtij komisioni shumė tė rėndėsishėm janė eklipsuar nga opinioni nė kushtet kur nė qendėr tė vėmendjes ka ngelur komisioni zgjedhor i Ruzhdies. Po tė lexohet raporti i progresit i Bashkimit Evropian pėr Shqipėrinė i tetorit 2009 shihet qė njė pjesė e mirė e vėmendjes, kritikės dhe rekomandimeve shkonin pikėrisht pėr rritjen e kapacitetve, efikasitetit dhe ndershmėrisė tė administratės publike. Nė pamje tė parė administrata publike duket si antitezė e demokracisė duke qenė se tė parėt janė tė emėruar dhe tė dytėt tė pėrzgjedhur mirėpo shumica e kontakteve midis votuesve dhe tė zgjedhurve kryhet pikėrisht nėpėrmjet administratės. Administrata ėshtė aktor thelbėsor nė zbatimin e politikave, nė kryerjen e shėrbimeve, zgjidhjen e problemeve teknike, aplikimin e teknologjise dhe procedurave duke shėrbyer shpesh si kuti matės i qytetarėve pėr realizimin e detyrave qė ata presin prej shtetit. Literatura shkencore ka treguar se problemet me administratėn publike janė shumė tė dėmshme pėr zhvillimin dhe konsolidimin e sistemeve politike demokratike pikėrisht sepse shėrbimi civil luan njė rol thelbėsor nė pėrmbushjen e interesave dhe nevojave tė qytetarėve. Nėse nuk ia del ta luajė siē duhet kėtė rol, diskreditohet i gjithė shteti. Pėr mė tepėr ndryshe nga njė shekull mė parė, nė epokėn kur jetojmė pėrmasa e shtetit dhe nėpunėsve shtetėror ėshtė shtuar shumė duke e bėrė akoma mė tė rėndėsishme profesionalizmin, efikasitetin, etikėn dhe cilėsinė e veprimtarisė sė tyre.
Pėr tė bėrė mbikėqyrjen e menaxhimit tė shėrbimit civil nė tė gjitha institucionet ėshtė krijuar si institucion i pavarur Komisioni i Shėrbimit Civil. Ky ėshtė organi administrativ qė zgjidh ankimet ndaj vendimeve, lidhur me nėpunėsin civil e merr mandatin prej Parlamentit dhe ka autoritetin apo tipare tė njė gjykate administrative. Veprimtaria e viteve tė fundit tė kėtij komisioni i ngjan njė kalvari harbutlliku aspak tė denjė pėr rolin dhe funksionin qė ai ka duke mos dalluar shumė nga komisioni zgjedhor i Ruzhdies. Nė vitin 2007 kryetari i mėparshėm Samir Mani u eleminua nga drejtimi i komisionit me njė lloj puēi pasi disa anėtarė tė komisionit ia zaptuan postin duke i shqyer derėn dhe ndryshuar ēelėsat e zyrės, ndėrkohė qė Mani ishte nė njė vizitė nė Spanjė. Kryetarja e Parlamentit e ligjėroi kėtė akt tė pahijshėm duke autorizuar si kreytare tė KSHC-sė vetėm zj. Mimoza Hysenaj mirėpo kjo gjė nuk mjaftoi pėr ta bėrė funksional dhe efikas kėtė institucion kaq tė rėndėsishėm. Nė mars tė kėtij viti tre anėtarė tė komisionit kėsaj radhe vendosėn tė shkarkonin zj Hysenaj dhe kjo e fundit dorėzoi pėr kėta tre njė kallėzim penal nė prokurori. Kjo situatė qesharake e shkaktuar nga disa individė qė hamendėsoheshin tė ishin shumė tė kualifikuar dhe profesional bėri qė komisioni parlamentar i ligjeve i parlamentit ta shqyrtonte kėtė situatė dhe tė vendoste pėr eliminimin plotėsisht tė kėtij komisioni. Relatorja, deputetja Arenca Trashani deklaroi nė prill tekstualisht se: "Konfliktet e brendshme tuaja, nuk i ngjajne nje institucioni shteteror, por nje telenovele te dale mode fare. Kanė shemtuar imazhin e ketij institucioni si garant i zbatimit te ligjit per statusin e sherbimit civil. Kjo situate absurde ka sjelle nje kolaps te plote ne shqyrtimin e ankesave te nepunesve"
Situata banale e KSHC-sė dėshmon se nė Shqipėri fatkeqėsisht ėshtė pamundur tė ndėrtohet njė institucion mbikqyrės dinjitoz tė nėpunėsve civil e jo mė tė mendohet pėr tė krijuar njė administratė publike funksionale dhe tė ndershme e aq me pak pėr njė strukturė dinjitoze tė administrimit tė zgjedhjeve nė nivel lokal. Pra kur katandiset nė kėtė situatė njė grusht i vogėl komisionerėsh tė KSHC-sė nė qendėr tė Tiranės tė ngarkuar me njė detyrė kaq tė rėndėsishme prej parlamentit, sa mund tė pretendohet nga komisionerėt e Ruzhdies dhe dhjetėra mijėra tė tjerė qė kanė qenė nėpėr qendrat e votimit nėpėr skutat mė periferike tė Shqipėrisė? Ky paralelizėm e tregon qartė qė lufta pėr tė arritur njė pėrsosmėri nė procesin e organizimit tė zgjedhjeve nuk mbyllet thjeshtė me njė betejė ekstreme si greva e urisė por ėshtė njė proces afatgjatė, i ngadalshėm dhe i lodhshėm.