Na lipsen vullnetarė e misionarė tė pėrnjimendtė!
Shkruar nga: Kico Blushi
Botuar më: 13 vite mė parė
Na lipsen vullnetarė e misionarė tė pėrnjimendtė!
Me tė njėjtėn metodė pėrshtatjeje spiunėt vullnetarė tė Sigurimit tė Shtetit u bėnė spiunė vullnetarė e zelltarė tė Gazidedės, sigurisht pasi zunė kryet e vendeve nėpėr biznese e media.Mbrojtėsit e flaktė tė realizmit socjalist sakaq u bėnė armiq tė zjarrtė ė tė papajtueshėm tė tij, duke u bėrė fillimisht idhtarė tė Arshi Pipės, Martin Camajt, apo tė Zef Plumit, pa e ditur se njė ditė edhe ata do tė mbeteshin pa punė, pas mbylljes sė Akademisė dhe sidomos pas mosmarrjes tufėrisht tė rrogave
!
Kėshtu pra, me tė njėjtėn filozofi tė tjetėrsimit, ata qė deri dje thėrrisnin shesheve e gjirizeve tė Shqipėrisė Nano ik!, sot ēirren Nano hajde! Nesėr kemi pėr tė dėgjuar tė hulumntojnė nėpėr media:.Berisha ik!, Berisha thyej qafėn!,-pikėrisht ata qė sot pėr sot janė mbrojtėsit mė tė flaktė tė tij, ata qė tė japin pėrshtypjen se mund tė hidhen edhe nė zjarr pėr tė!Kur edhe kėta tė mbeten me gisht nė gojė nga reformat, nga konkurrenca pa konkurrencė, si dhe nga goditjet e tij tė befta me siglėn e antikorrupsionit, atėhere ka pėr tu bėrė medemek qameti!Kėta vullnetarė tė Berishėskanė pėr tė nxjerrė fakte e dėshmi rrėnqethėse se sa kanė pas vuajtur nėn rregjimin e dushmanit Sali, siē janė hakatur pėr ta kthyer edhe atė nė udhė tė mbarė, por mė kot! Pra, kur tė bjerė Berisha, kur tė jetė e sigurt se edhe ai edo tė thyejė qafėn, do tė shohim e do tė dėgjojmė se si do ta nėmosin e do ta pėrbaltin udhėheqėsin historikpikėrisht ata analistė e vullnetarė qė deri dje kishin pas qėnė fanatikė tė ēartur tė tij! Ne nuk do tė na mbetet gjė tjetėr veē tė psherėtijmė: Inshallah rrojmė tė shohim se si ish kėshilltarėt tu nxjerrin nesėr bojėn e sytė ish shefave tė tyre! Ne nuk do tė na mbetet gjė tjetėr veē tė besojmė se nė Shqipėri nuk ka e nuk ka pasur as edhe njė burrė tė shquar qė tė ketė qėnė vėrtet i ndershėm! Duke nisur qė nga Skėnderbeu, e tė gjithė pasuesit e toj, pakėshin qėnė ca faqezinj, dallkaukė, biēimsėzė, hajdutė, kriminelė, antikombėtarė tė kamufluar! Vullnetarėt, ose, si thuhet sot militantėt, kanė pėr ta menderosur opinionin publik me tė thėna e tė pathėna! Ky ėshtė ēmimi qė ata do tė duhet tė paguajnė pėr tu ribėrė shėrbėtorė te njė tjetėr usta!
Dhe ne, qytetarėve tė zakontė, do tė na vijė turp jo vetėm pėr veten, po edhe pėr njėritjetrin, pėr fatin e zi qė Perėndia na hodhi nė kėtė cep tė hallakatur e tė handakosur tė tė botės qė nuk po gjen dot karar sidomos nga kėta lloj vullnetarėsh/ kėshilltarėsh/bashkėpunėtorėsh pa din e pa iman! Nuk mund tė gjejė dot karar sa kohė njė ish i burgosur dukagjinas pėr 11 vjet, doli nė media dhe mburri rregjimin e Enverit, duke thėnė se tė paktėn nė atė kohė Enveri tė jepte drita, njė kothere bukė, ujė e punė.Po ky rregjim, ēfarė po na jep veē listave tė bukės? Edhe ndihmat qė vijnė nė Dukagjin, i vjedh
Ky rregjim po na jep me shumicė vullnetarė cuba , ca kotanakė tė karfosur kotekot kafeneve! Nuk jep vullnetarė pėr tė pastruar gjirizet e partive, lumen e katundit, plehrat e lagjes, pėr tė mbjellė pemė, pėr tė shuar fshatēe zjarret nėpėr pyje, pėr tė ndrequr e mirėmbajtur hidrovoret, kanalet kulluese e ujitėse, qė tė mos pėrmbytemi nė dimėr, pėr tė ndrequr shkollėn e ambulancėn e katundit, etj
Jo, nė Shqipėri nuk gjen mė tė tillė vullnetarė!Tek ne parrulla e djeshme e komunizmi Njė pėr tė gjithė, tė gjithė pėr njė, u zėvėndėsua me bindjen Secili pėr vete, Zoti pėr tė gjithė! Ndaj tek ne ka vetėm vullnetarė partiakė dhe fetarė qė as nuk denjojnė tė qajnė hallin tonė tė pėrbashkėt, po vetėm hallin e vetes,pasi vullnetarizmi ėshtė mjet pėr pėrfitime vetiake sa mė tė shpejta.
Kur kam qėnė para ca vitesh nė Danimarkė, na ēuan nė njė qytet tė vogėl nė veri, me emrin Skanderborg. Ishte e shtunė. Banorėt kishin dalė tė pastronin brigjet e lumit, qė pėrshkonte qytetin mespėrmes si Lana jonė. Na thanė se aty nuk mund tė dalloje milionerėt, pasi tė gjithė bėnin punė vullnetare
Kurse te ne, tani qė nuk ka as Ndėrmarrje tė Komunales, nuk ke ku mund tė ankohesh pėr tarracėn qė rrjedh apo pėr fasadat qė janė mysybet! Mjafton tė futesh nė ēfarėdo pallati tė Shqipėrisė, shkallėt e ndarjet e kateve gjithandej janė pėr faqe tė zezė! Mjafton tė hysh nė ēfarėdo spitali,. infermieret jo vetėm qė nuk janė motra, dmth si murgesha, po janė mė harbutet e mė rryshfetxhijet e shoqėrisė! Pas derės tė secilit mund tė ketė luks, po plehėrat hidhen nga dritarja
Pas derės tė shtėpisė ėshtė njė botė qė nuk ka lidhje me ty, qė nuk tė njeh e qė nuk tė pranon, se atė e zotėrojnė vullnetarėt partiakė qė njohin vetėm njė zot, shefin e madh tė partisė nė pushtet! Andaj e gjithė administrata e sotme, nga nivelet mė tė larta e deri poshtė, ėshtė e rrėmbushur me lepeqėr tė tillė, me vullnetarė partiakė tė vetes, po jo tė shoqėrisė. Kėta vullnetarė tė vetes janė sot pėr sot njerėzit mė tė sigurt e mė tė suksesėshėm! Kjo ėshtė njė kategori shoqėrore tipike shqitare e ngjizur thellė nė palcėn e tė gjitha partive, e, me sa duket edhe nė indin e shoqėrisė!
***
Po ku dhe si mund ti gjejmė kėta vullnetarė? Ku dhe si tė gjejmė ca misionarė qė tu besojmė shpirtin, votėn, fjalėn e tė mos i shohim me dyshim?
Nisma e Ramės pėr tė kthyer partinė socjaliste nė tė gjelbėr, duket se nuk ka lidhje me kėtė synim, po mė shumė me njė premtim tė dhėnė apo tė marrė diku nė Gjermani.Tė pastrosh Shqipėrinė nga plehėrat (nga cilat plehėra mė parė?), tė zgjerosh hapėsirat e gjelbra, tė ēlirosh hapėsirat publike (po edhe mediatike), ėshtė vėrtet njė mision i vėshtirė dhe i ndritur qė kėrkon jo vetėm fonde kolosale, po mė sė tepri tė kesh vizion, si dhe tė tė ndjekin pas misionarė, vullnetarė tė vėrtetė!Po a mund tė realizohet ky qėllim me instrumentė partiakė?A mund tė transformohen anėtarėt dhe vullnetarėt e PS-sė nė ekologjistė tė tillė, nė misionarė tė mirėfilltė, kur ata militojnė nė atė parti pėr qėllime krejt tė tjera, kur shumica syresh aktualisht janė tė papunė, kur
mė tepėr se ēereku i popullsisė jeton nė varfėri tė plotė, kur nuk ka drita, ujė e shpresė, kur shumica i mer ushqimet me listė etj, etj?Njė premtim i pambajtur, njė synim i parealizuar, nuk ėshtė vetėm njė gėnjeshtėr e radhės, po ėshtė njė zhgėnjim qė prodhon reagime negative, sepse vret shpresėn. E shpresėn pėr njė demokraci tė vėrtetė e kanė vrarė nė kėtė vend vullnetarėt e papėrgjegjshėm tė enverėve tė pafund partiakė, tė cilėt, nga metamorfoza e pėrherėshme ik-hajde-ik, dashuri-urrejtje, ashtu si dje, edhe sot, gjithėsesi mbeten nė majė tė piramidės, mbeten tė nderuar, model imitimi pėr rininė, pėr familjet e pėr lagjen: E shikon sa i famshėm e i shquar u bė ai, po ti, mė i pazoti je ti, o qyqar?!E pra, ky model vullnetar/misionari e ka shvleftėsuar modelin e misionarit tė ndershėm e tė devotshėm, tė pėrkushtuar deri nė flijim, duke shkatėrruar atė shqisė jetike qė e shtyn njeriun tė luftojė pėr tė qėnė jo vetėm njė qėnie biologjike, po mė sė pari njė qėnie shoqėrore. Shoqėritė e reja si e jona janė si fėmijėt, ato drejtohen mė shumė nga imitimi, se nga arsyeja. Po a kemi ne sot modele qė e meritojnė ti ndjekim? Kė tė ndjekim pra, Berishėn apo Nanon, Ramėn apo Metėn, Xhuvelin apo Ndokėn? Nė art Ciljetėn apo Ziso Kastron? Nė mjekėsi, njeriun e mirė Matosh? Nė shkencė, Beqir Metėn apo Kristo Frashėrin?...etj, etj.
Prej vullnetarėve tė Enverit tė transformuar nė vullnetarė tė Berishės e nga tė Berishės tė Nanos e prapė tė Berishės, ne na ėshtė vrarė vetėdija e bashkėjetesės normale si dhe na ėshtė prishur peshorja kombėtare e vlerave.Madje kemi frikė nga qasja e bashkėjetesės, pasi mjedisi jashtė shtėpie ėshtė bėrė rreziksjellės, kanosės, mosbesues, armiqėsor.Nė rrugė ka jo vetėm drogė pa kthim, krim pa ndėshkim, zhurmė-turmė, terr-sherr, pluhur-gropa, urrejtje-mosbesim, pisllėk dhe propagandė, demagogji dhe gėnjeshtra mė shumė se kurrė.Natyrisht pėr kėtė njė pjesė tė fajit e ka edhe diktatura, morali i saj qė vullnetarizmin dhe vullnetarin e shpėrblente me njė S, pra me njė sulmues, qė nėpėrmjet bombardimit me propagandė e degradoi punėn nė dobi tė komunitetit nė punė tė detyruar (aksionet), tė cilat, nė shumicėn e rasteve rezultonin nė punė tė padobishme, nė propagandė partie ( sukseset, vendi i parė nė botė pa taksa, etj!), qė e bėri njeriun e ri(sot tė plakur) tė mbijetojė duke qėnė i hasmosur me pronėn publike si dhe me dyshimin e parreshtur (vigjilenca) pėr njėritjetrin.Mjerisht edhe ky sistem deledash qė po instalohet nė Shqipėri prej gati 20 vjetėsh nuk e ndreqi kėtė mendėsi, po e ēoi edhe mė tėhu hasmosjen e individit me pronėn publike, me ekologjinė, me rrugėt e Shqipėrisė si dhe me idhujt pa krena..
Edhe misionet e panumurta fetare qė na kanė mėsyrė nė kėto vite, duke tentuar tė na futen nėpėr shtėpira, pėr tė na ofruar ndihma, para, idhuj tė rinj fetarė (tė mormonėve a tė jehovajve), bursa pėr fėmijėt, kurse pėr gjuhė tė huaja nė kėmbim tė konvertimit, etj, tanimė shihen me tė drejtė me dyshim e mosbesim.As ata nuk janė misionarė, po mercenarė tė paguar!Ata na trajtojnė si indigjenė, si njerėz qė mund tė pėrtypin besimet fetare si ripėrtypin buajt kashtėn
***
Rregulli e tradita jonė e dashka qė tė braktisen udhėheqėsit kur kėta bien nga kali, po nuk braktisen parimet e idealet tė cilat vullnetarėt partiakė nė tė vėrtetė nuk i kanė, se realisht ato nuk egzitojnė se nuk mbillen mė nėpėr familje, nėpėr shkolla, nė ekrane, nė rrugėt tona e aq mė pak nėpėr partira.Sot mė e rėndėsishme qėnkesh tė bėhesh miss, apo topmodel, showgėrl se sa tė bėsh njė vepėr humanitare e tė studjosh qė ti shėrbesh vendit e popullit tėnd! Tė jesh vullnetar nė dobi tė komunitetit apo tė kombit, quhet idiotėsi, por ama tė jesh vullnetar fanatik (politik ose fetar, vetėm ky lloj vullnetarizmi mund tė gjallojė hė pėr hė tek ne!), sot ėshtė njė profesion qė jo vetėm nuk tė lė nė baltė, po mė sė shumti tė mban familjen me bukė e mė sė paku tė bėn tė pasur e tė shquar fėt e fėt.Tė kesh ideale, tė jesh idealist sot quhesh derdimen, humbameno, i dalėboje, njė kot-njeri jashtė mode e natyrisht edhe jashtė kohe!Trutė na janė shpėlarė fund e krye nga ēdo lloj idealizme!Trutė tona janė nėn sundimin e mosbesimit tė ndėrsjellė.
Por veē vullnetarėve tė kryetarėve tė partive, sot kemi edhe vullnetarė qė nisen e shkojnė ushtarė nė Irak.Nuk jam fort i sigurt nėse kėta vullnetarė do tė shkonin nė luftė pa pagesė, nė se ata vėrtet e urrejnė me gjithė shpirt terrorizmin ndėrkombėtar, ndaj duan ta luftojnė, ashtu si shkuan vullnetarė sivėllezėrit e tyre dikur nė Spanjė pėr tė luftuar fashizmin, po megjithatė kėta djem e meritojnė respektin dhe nderimin e shoqėrisė, pasi, sidoqoftė, ata vėnė kokėn nė rrezik dhe, pėr mė tepėr, pėrfaqėsojnė me dinjitet flamurin kombėtar.Ndėrkohė kemi edhe jo pak vullnetarė fetarė.(i quaj jo rastėsisht vullnetarė e jo misionarė). Kėta janė kryesisht tė rinj qė prej fukarrallėkut tė skajshėm tė familjeve tė tyre kanė pranuar tė studjojnė pa pagesė teologji jashtė vendit, ku, pasi u janė shpėlarė trutė mbarė e prapė, kthehen nė Shqipėri qė tė mbajnė mjekra, dollomara, pantallona treēerek dhe ferexhe, me njė fjalė duke u shfaqur tė dogmatizuar, tamam si nė vendet arabe
Nuk jam fort i bindur nė se shumica e tyre ėshtė pėrnjimend fanatike! Pėr kėta tė manipuluar mė sė pari prej fukarallėkut tė vjen keq, teksa i sheh nė sy e duket qė edhe atyre u vjen turp. Po ama halli hallit nuk i ngjan, ndaj nuk dihet se nė ēderė tė ēon e keqja tė trokasėsh!Natyrisht, njeriu sot ėshtė i lirė tė besojė e ti japė vetes atė pamje e pėrmbajtje qė dėshiron.Gjithėsesi,unė do tė respektoja mė shumė ata vullnetarė qė do tė pranonin tė shkonin mėsues, infermjerė, mjekė, etj, pėr tė shėrbyer nėpėr zonat e thella e tė mjera tė Shqipėrisė ku ambulancat e shkretuara nuk kanė as mami e ku shkollat e rrėnuara nuk kanė as ēati, as nxėnės e as mėsues! Respektoj deri nė adhurim ata misionarė fetarė qė jetojnė nėpėr zonat e thella malore dhe ndikojnė tė falen gjaqet, tė dalin fėmijėt nga ngujimi, ato gra e vajza si Nėnė Tereza qė ndihmojnė tė mjerėt, lebrozėt, tė sėmurėt me Sida (si nuk u dėgjua as edhe njė klerik pėr fatin e dy binjakėve me sida?),por ama nuk mund tė respektoj ata klerikė injorantė qė flasin me kryeministrin e vendit si xhambazė kuajsh, si ndodhi nė Kavajė, ditėn e Bajramit!
Tė rinj tė tillė duket se nuk ka e nuk gjen dot mė as edhe nė lėvizjen Mjaftqė vepron mė sė shumti nėpėr trotuaret dhe bulevardet e Tiranės.Nuk ka as prindėr qė do tė pranojnė tė dėrgojnė e tė lejojnė fėmijėt e tyre pėr misione tė tilla bamirėsie e humanitare, aq mė pak me thelb kombėtar. Pėrkundrazi, ka me bollėk prindėr qė e heqin edhe bukėn e gojės dhe i dėrgojnė fėmijėt e tyre nė Tiranė apo edhe jashtė shteti pėr tė studjuar e punuar e sidomos pėr tė bėrė edhe kėta jetėn e pabeve e tė diskove, pėr tu veshur edhe ata me minifunde dhe me xhinsa firmato, qė tė mos mbeten prapa botės!
E pra, ky ėshtė problemi themelor i yni: ne kemi topmodele, po nuk kemi modele, kemi militantė, po nuk kemi vullnetarė, kemi misse, po nuk kemi misionarė, kemi krerė, po nuk kemi udhėheqės, kemi popull, po nuk kemi shoqėri, kemi shkolla, po nuk kemi arsimim, kemi qeveri, po nuk kemi qeverisje
Kemi, nė vend tė tyre, jo pak vullnetarėbatakēinj e Hiēėr profesionistė qė na rrijnė mbi krye e na tregojnė udhėn qorre!
Kjo ėshtė kriza jonė. Ndoshta edhe mė e rėnda nė mbijetesėn tonė si komb.