Asnjė nė vendin e vetė

Shkruar nga: Adri Nurellari  
Botuar më: 3 vite mė parė

Adri Nurellari
Asnjė nė vendin e vetė

Asnjė nė vendin e vetė www.adrinurellari.com botuar tek gazeta Shqip Njė ndėr kritikat qė s‘resht sė rrahuri si ēekan nė pėrgjithėsi nga institucionet ndėrkombėtare dhe nė veēanti nė progres raportin e ecurisė sė procesit tė integrimit tė Shqipėrisė nė BE, tė nxjerrė nga Komisioni Europian, ėshtė dobėsia dhe mosrespektimi i institucioneve. Nuk ka sesi tė zhvillohet demokracia e kėtij shteti, nėse nuk garantohet funksionimi i mirė i institucioneve konform detyrave dhe pėrgjegjėsive ligjore qė ata kanė, si dhe nėse nuk kultivohet njė hapėsirė pluraliste, ku aktorė kyēė tė lirisė e demokracisė si mediat, shoqėria civile apo inteligjencia tė jenė aktive nė kryerjen e rolit tė tyre. Mirėpo po tė analizosh me vėmendje veprimtarinė e secilit prej kėtyre aktorėve me rėndėsi nė jetėn politike dhe publike shqiptare tė zė trishtimi, sepse sheh njė trazim tė skajshėm tė roleve tė tyre. Madje e ke tė vėshtirė tė gjesh njė aktor apo sektor tė vetėm qė tė jetė duke luajtur siē duhet rolin qė i takon nė bazė tė statusit qė ka. Po tė shohėsh qeverinė shqiptare skandalizohesh kur sheh se ajo nuk e ka pėr gjė qė tė mbrojė publikisht interesat e huaja, duke argumentuar me ngulm pse grekėrve iu takonte aq shumė hapėsirė ujore dhe pse ne shqiptarėt edhe atė pak qė morėm e kishim tepėr, e prandaj duhet tė heshtnim, me pėrulje e mirėnjohje ndaj dashamirėsve historikė grekė. Pėr tė mos folur pastaj pėr etiketimin si ksenofob tė atyre individėve qė "na paskėshin pasur kurajėn" tė interesoheshin pėr integritetin territorial tė Republikės sė Shqipėrisė, e vėnė nė dyshim respektimin e interesave kombėtare nga qeveritarėt. Se helbete, sipas tyre, janė tė papėrfillshme rastet dėshmitare tė kontratave qė bėhen "plotėsisht nė pėrputhje" me interesat kombėtare tonat, siē ėshtė rasti i kontratės absurde monopoliste pėr koncesionin aeroportual qė i ėshtė dhėnė Hochtief, rasti i privatizimit tė Telekomit pėr diku tek 120 milionė euro, ndėrkohė qė nė Kosovė, njė vend mė i vogėl dhe i varfėr se yni, tenderi i privatizimit tė simotrės PTK po nis me diku te 500 milionė euro; apo rasti i firmosjes sė marrėveshjes sė riatdhesimit tė shtetasve tė vendeve tė treta nė kėmbim tė asgjėje, qė nuk e kishte firmosur asnjė vend europian me BE-nė, dhe tė vetmet vende qė e kishin firmosur ishin Hong Kongu dhe Makao, tė cilat nė kėmbim morėn heqjen e vizave Shengen pėr shtetasit e tyre, si dhe Sri Lanka qė mori mbėshtetje pėr luftėn e saj civile. E kur flitet pėr qeverinė dhe ngatėrrimin e roleve s‘ka se si tė mos pėrmendet rasti i ēuditshėm i oficerit tė policisė, qė u lidh me pranga poshtė kamionit, duke aplikuar taktikėn mė tipike qė bėjnė zakonisht protestuesit. Opozita refuzon tė pėrdorė institucionet e preferon tė sillet si lėvizje sindikaliste apo grup interesi, duke dalė nė rrugė e shpėrfillur Parlamentin. Nė fakt, Parlamenti si institucion ėshtė normalisht mė i dobishėm dhe i frytshėm pėr opozitėn sesa pėr shumicėn. Ai i shėrben opozitės pėr ta mbajtur si instrument presioni dhe vėnie para pėrgjegjėsie, si mjet pėr tė garantuar transparencė dhe mundėsuar dėgjimin e zėrit tė saj. Shumicės nuk i hyn dhe aq nė punė Parlamenti, se e ka tashmė nė dorė ekzekutivin. E megjithatė opozita prapė parapėlqen qė tė mos e vėrė nė shfrytėzim hapėsirėn e veprimit politik qė mundėson Parlamenti, por tė pėrdorin tė njėjtėn hapėsirė qė mund tė pėrdorė ēfarėdo lloj aktori tjetėr jopartiak, si mediat apo protestat. Presidenca nuk ėshtė mė pak nė kėtė lojė, pėr ēėshtjet mė therėse tė jetės politike del me deklarata shtypi, me retorikė a pa kurrfarė aksioni. Institucioni i Presidencės, si tė ishte njė nga ato OJQ-tė e viteve ‘90 del vetėm me deklarata, duke bėrė thirrje, duke tėrhequr vėmendjen, duke vėnė para pėrgjegjėsisė morale, duke u pėrpjekur qė tė vetėdijėsojė publikun e ndėrgjegjėsojė vendimmarrėsit. Shfrytėzon tryeza tė llojllojshme jashtė-institucionale dhe jashtėshkollore pėr tė hedhur kunja, duke pėrcjellė njė mesazh qė me zor lexohet mes rreshtave e pa folur troē, pa mbajtur qėndrime tė paekuivokushme e aq mė pak pa marrė veprime konkrete qė janė nėn autoritetin e tij. Rastet e tilla janė tė larmishme, variojnė nga mosdekretimi i ligjit tė lustracionit e mosprononcimin qartė kundėr ose pro tij, duke e futur nė picir gjithė opinionin publik qė rrekej tė kuptonte se "ēka dashur tė thoshte autori", te rasti i Mero Bazes. Nė kėtė rast, Presidenti u mjaftua thjesht duke iu bashkuar njėzėri komunitetit tė gazetarėve, duke e dėnuar rėndė aktin barbar, por pa nxitur vėnien nė lėvizje tė prokurorisė, shėrbimit sekret apo gjyqėsorit qė i ka nėn vete, pėr tė pėrshpejtuar vėnien para llogarisė tė shkaktarėve. U desh qė ata tė dorėzoheshin vetė si pasojė e presionit publik. E kur flitet pėr drejtėsinė, nė mendje tė vjen prokuroria pėr tė cilin shohim se imiton rolin e mediave, sepse nė vend qė tė bėjė detyrėn nė mėnyrė institucionale i konsumon ēėshtjet hetimore nė shtyp, nėpėrmjet publikimeve apo rrjedhjeve tė informacioneve nė media, dekonspirimit tė fakteve; pa ēuar nė gjyq tė akuzuarit mė tė bujshėm tė saj. Gjyqėsori pastaj ėshtė akoma mė interesant, sepse shohim dendur raste kur gjykata zėvendėson rolin e avokatėve mbrojtės, sepse rrėmojnė me ngulm pėr tė gjetur arsye apo justifikime pse njė gjyq nuk duhet zhvilluar fare. Kėshtu janė rastet e shtyrjeve tė panumėrta pėr mungesė tė avokatėve apo trupit gjykues, kėshtu ishte rasti i Gėrdecit ku Gjykata e Lartė u lumturua kur identifikoi motive pėr tė shmangur pėrgjegjėsinė e detyrės pėr tė gjykuar njė ēėshtje, duke mos e zhvilluar fare gjykimin, i tillė ėshtė edhe rasti i fundit i Gjykatės Kushtetuese, e cila me pėrtaci pėr tė marrė pėrsipėr shqyrtimin e ēėshtjes sė marrėveshjes sė demarkacionit tė kufirit ujor me Greqinė, iu kėrkoi statutin partive tė opozitės pėr tė parė nėse e kishin apo jo legjitime padinė. Apo rasti qesharak i fundit qė pėr tė mos bėrė figurė tė keqe para presionit tė medias, apo mė keq akoma nga frika se mos media pėr inat nxirrte ndonjė tė pabėrė tė trupit gjykues, gjykata mori masėn e skajshme ndaj Rezart Taēit. Ndėrkohė qė rasti nuk ėshtė shumė i rėnduar dhe individi nė fjalė, pavarėsisht nga akti i shėmtuar qė meriton tė ndėshkohet, nuk paraqet rrezikshmėri tė lartė shoqėrore, apo rrezik pėr t‘u arratisur. Pėrpara burgimit ekzistojnė masa tė tjera, si heqja e pasaportės, garanci pasurore, detyrim pėr paraqitje, arrest shtėpiak dhe mė pas, nė rastin mė tė rėndė, burgosje. Por jo gjykata vendos pėr burgosje, ndėrkohė qė tė tjerė pėr akuza pėr vrasjen e 26 njerėzve nuk janė mė as nė bankat e tė akuzuarve; sepse gjyqėsori shqiptar vihet mė lehtė nė lėvizje nga nami, nga frika e linēimit mediatik sesa nga forca e ligjit. Njėra anė e medias nuk e ka pėr turp hiē qė tė tregojė veten se ėshtė palė e duke folur me ne, nė vetė njėjės, si tė ishte bashkėpunėtore, e jo nė vetė tė tretė sikurse i takon gazetarisė dinjitoze. Por nga ana tjetėr, media orvatet tė vjedhė rolin e institucioneve tė drejtėsisė, bėhet si prokuroria e gjykata bashkė, bėn gjyqe publike dhe shpall fajėsinė dhe i ka ngelur vetėm qė tė japė masėn e dėnimit. S‘di ku ta hedhėsh syrin se vėshtirė se gjen ndokėnd qė bėn detyrėn e vetė. Ja po tė merret nė konsideratė Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, del qė mė shumė sesa institucion i pavarur qė ka nė duar procesin thelbėsor tė demokracisė, zgjedhjet, shėrben si foltore zėdhėnėsish partiakė qė komandohen me SMS nga lidershipi i dy partive kryesore. Institucionet fetare pastaj duken shpesh mė shumė zgjatime interesash tė huaja sesa tempuj pėr prehjen shpirtėrore tė shqiptarėve dhe pėr kultivimin e moralit dhe vlerave. Pėr tė mos folur pastaj pėr skandalet qė i kanė rrokur hera-herės si hapja e varreve civile tė fshatit tė Kosinės apo ēėshtja e turbullt e shitjes sė tokave tė Komunitetit Mysliman nė qendėr tė Tiranės. Fatkeqėsisht edhe ato hapėsira qė do duheshin tė pėrmbanin mė shumė integritet, sepse lidhen mė shumė me pasionin e talentin e nuk janė drejtpėrdrejti tė lidhura me pushtetin e paranė, bota artistike dhe akademia janė pak a shumė njėlloj. Artistėt tė vetėdeklaruar, qė mė shumė harxhojnė energji pėr tė maskuar e fshehur gjurmėt e plagjiarimeve apo imitimeve me tė cilat bėjnė famė sesa harxhojnė pėr tė punuar e krijuar, ndėrsa pseudoartistet lozonjare qė pėrdorin me efikasitet lakuriqėsinė e tyre pėr tė mbuluar mungesėn e talentit. Bota akademike ėshtė shndėrruar nė legjitimuese dhe certifikuese e injorancės dhe ėshtė e tejmbushur me individė qė kanė grabitur punėn akademike tė tjetėrkujt apo kanė marrė tituj tė shumtė akademikė pa kurrfarė rigoroziteti. Pasi e ke shteruar shqyrtimin e faktorėve apo aktorėve qė kanė njė peshė nė shoqėrinė shqiptare, tė kap trishtimi, e s‘tė ngelet tjetėr pėr tė thėnė pėrveēse tė kujtosh vargjet e Pashko Vasės "O moj Shqypni e mjera Shqypni, kush tė ka qit me kryet n‘hi?"

Jep njė mendim mbi kėtė temė:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA