Zėvendėsimi i politikės nga spektakli
Shkruar nga: Adri Nurellari
Botuar më: 3 vite mė parė
Zėvendėsimi i politikės nga spektakli
Zėvendėsimi i politikės nga spektakli
Botuar tek gazeta Shqip
www.adrinurellari.com
Zgjedhjet e kėtij viti nė aspektin e komunikimit politik shėnuan njė hap tė ndjeshėm pėrpara, njėherazi cilėsor dhe sasior jo vetėm si pasojė e rėndėsisė sė madhe tė kėtyre zgjedhjeve pėr palėt qė morėn pjesė por edhe si rrjedhojė e reformės elektorale. Pikėsėpari vlen tė pėrmendet se mė shume sesa njė fushatė qė niste nga hiēi disa javė para zgjedhjeve, periudha parazgjedhore ishte njė lloj ngritje dhe intensifikim e asaj qe Sidney Blumenthal e ka quajtur dikur fushatė permanente. Evoluimi i konsiderueshėm i marrėdhėnieve me publikun dhe komunikimit politik nė Shqipėri ėshtė dėshmuar me aplikimin e fushatės permanente jashtėzakonisht tė sofistikuar tė tė dy partive kryesore nė periudhėn mes dy zgjedhjeve. Liderėt politikė e kanė ēuar nė qendėr tė vėmendjes sė veprimtarisė sė tyre tė zakonshme mbajtjen e njė profili publik aktiv e tė kujdesshėm si dhe veprimtarinė mediatike apo nė terren qė synon tė garantojė popullaritet e vizibilitet.
Nė fushatėn zgjedhore 2009 ajo qė tė tėrheq menjėherė vėmendjen ėshtė sasia e madhe e parave e hedhur nė kėto zgjedhje nga burime jo transparente, qė dukeshin qartė qė ishin harxhuar nga luksi qė rrezatonte kudo fushata, gjė qė dėshmon pėr lidhjen e fortė tė ekonomisė me politikėn si dhe pėr nivelin e lartė tė korrupsionit nė Shqipėri. Vetėm politikanė tė majmur nga korrupsioni mund ti lejonin vetes gjithė atė kosto qė ka pasur fushata zgjedhore. Gjithashtu mund tė thuhet se sistemi i patronazhit ka pasur njė rol vendimtar nė financimin e fushatės pasi biznese tė shumta ose janė tė zotėruara nga politikanė ose janė tė motivuar qė tė fitojė njė palė e caktuar politike pasi e dinė qė nėpėrmjet klientelizmit politik mund tė sigurohen tenderė, licenca apo imunitet pėr veprimtari tė paligjshme si kontrabanda apo evazioni fiskal. Pra pati shumė aktorė tė cilėt nuk u kursyen nė hedhjen e parave pėr tė mundėsuar zgjedhjen e njė aktori tė caktuar politik e madje pati njė numėr tė madh biznesmenėsh me emėr qė u bėnė pjesė e listave tė kandidatėve tė partive kryesore. Kjo gjė bėri qė marketingu politik tė zaptonte e pėrmbyste hapėsirėn publike, duke nisur nga mediat kombėtare e pėrfunduar tek muret e lagjes, shumė muaj pėrpara se tė niste zyrtarisht fushata.
Reforma elektorale pati gjithashtu njė impakt domethėnės pasi mundėsoi pėrqendrimin e fushatės nė dorėn e partisė, duke zėvendėsuar fushatat e bėra gjatė mazhoritarit ku luante shumė mė tepėr rol iniciativa apo improvizimi i kandidatit nė distriktin pėrkatės. Sistemi i ri elektoral bėri tė mundur pėrdorimin e strategjive edhe taktikave gjithėpėrfshirėse nga partitė politike, solli prodhimin e materialeve tė unifikuara tė marketingut, nxiti koordinimin e pėrpunimit dhe transmetimit tė mesazhit politik nė gjithė vendin nga partitė e ndryshme si dhe rriti rolin e medias kombėtare. Centralizimi i madh i fushatės u vu re nė mėnyrė tė veēantė tek raportimi televiziv ku televizionet e ndryshme u ndaluan qė tė mbulonin ngjarjet e ndryshme tė fushatės dhe iu servirėn kronika tė gatshme tė pėrpunuara e censuruara me hollėsi nga shtabet fushatuese tė partive tė ndryshme.
Reforma elektorale gjithashtu eklipsoi akoma mė tej rolin e individėve tė ndryshėm nė ndjelljen e elektoratit duke e pėrqendruar vėmendjen tek partia dhe tek lidershipi i partisė. Kjo e bėri kėtė fushatė tė ngjante mė shumė me njė gare elektorale presidenciale amerikane sesa zgjedhje parlamentare evropiane.
Vlen gjithashtu pėr tu theksuar se nė kėto zgjedhje tė gjithė aktorėt kryesor politik qenė pak a shumė tė provuar tė paktėn njėherė nė pushtet, asnjė nuk rezervonte mė surpriza apo ngjallte ndonjė shpresė tė veēantė, prandaj partitė nuk mund tė krenoheshin mė me sfilatėn e kandidatėve tė panjohur apo qė vinin nga fusha tė tjera tė jetės, sikurse ndodhi nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė vitit 2005.
Duke qenė se tė dy palėt kryesore mund ti lejonin vetes jo vetėm qė tė kishin intensitet e volum marketingu por edhe qė tė pajtonin ekspertėt mė tė mirė tė botės nė kėtė fushė, pėrfliten kėtu Mark Penn dhe Arthur Finkelstein si strategėt e dy partive kryesore. Nė aspektin e mesazhit politik tre partitė kryesore tė cilat edhe kryen njė fushatė profesionale elektorale, Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe Lėvizja Socialiste pėr Integrimi, i kishin shumė mirė tė pėrvijuara e konturuara linjat e fushatės. Partia Demokratike si edhe partia nė pushtet mbajti nė mė tė shumtėn e kohės njė mesazh pozitiv duke u krenuar me bilancin e qeverisė sė deriatėhershme dhe duke theksuar arritjet qė motivonin rikonfirmimin e mandatit. Partia Socialiste anoi mė shumė nga fushata negative duke nxjerrė nė pah problemet, dėshtimet dhe skandalet e qeverisė sė Partisė Demokratike ndėrkohė qė LSI u bazua mė shumė nė njė ēėshtje atė tė krizės ekonomike si dhe tek lideri i forcės politike duke dashur qė ta portretizojė si njeriu me njė plan.
Njė tjetėr element karakteristik i fushatės zgjedhore qė ka ēuar nė pėrqendrimin tek imazhi i partisė dhe marketingu politik ishte mungesa e pėrmbajtjes ideologjike apo programore. Pėr rrjedhojė partitė politike kėsaj radhe garuan mė shumė me formėn sesa me pėrmbajtjen, mė shumė me imazhin sesa me mesazhin, mė shumė me ambalazhin sesa me produktin, duke e shndėrruar fushatėn mė shumė nė njė pėrplasje tė kompanive apo konsulentėve tė ndryshėm tė marketingut e fushatimit politik e duke e amerikanizuar nė mėnyrė tė skajshme fushatėn. Nė fakt mė shumė se njė ballafaqim alternativash politike fushata ishte si njė festival ku partitė e ndryshme garonin pėr tė pajtuar nė mėnyrė ekskluzive artistėt mė tė njohur pėr tė organizuar edhe spektaklin mė tė arritur. Fatkeqėsisht gjithė ky profesionalizimi i fushatės u bė nė kurriz tė lojės politike dhe nuk ia doli qė tė maskojė shterpėzimin e ofertės politike tė garuesve dhe shterimit tė admirimit politik pėr liderėt respektiv. Prandaj gjithė kjo fushatė politike jo vetėm qė nuk i dha njė zgjidhje tė shėndoshė politike vendit duke i lėnė krahun e majtė dhe krahun e djathtė me njė numėr tė barabartė deputetėsh, por nuk ia doli as qė tė mobilizojė nė mėnyrė tė bindshme elektoratin i cili kėsaj radhe pati njė pjesėmarrje prej 50.77% ndėrkohė qė tre zgjedhje mė herėt ka qenė 72.6%. Nė fakt prania intensive e marrėdhėnieve me publikun, marketingut politik dhe teknikave tė avancuara fushatimi jo vetėm qė nuk kompensojnė pėr mungesėn e njė oferte cilėsore politike, por pėrkundrazi, rrisin kontrastin dhe e vėnė mė shumė nė dukje dhe e bėjnė mė tė kuptueshme kėtė shterpėsi.