Shtet pa dinjitet
Shkruar nga: Adri Nurellari
Botuar më: 3 vite mė parė
Shtet pa dinjitet
Shtet pa dinjitet
botuar tek gazeta Shqip
www.adrinurellari.com
Intensiteti i zhvillimeve tė pėrditshme politike shpesh na shkėput nga panorama e pėrgjithshme e zhvillimeve historike qė ndodhin nė vendin tonė dhe na pėrqendrojnė tek probleme tė panumėrta qė i lėnė vendin njėra tjetrės por pa u zgjidhur asnjėherė. Shpesh zgjedhim qė tė mos e shohim panoramėn e pėrgjithshme tė zhvillimeve tė vendit tonė, sepse do kurajė dhe shpatulla tė forta pėrballimi i realitetit tė hidhur tė kėtyre dy dekadave. Mjafton tė pėrmendet fakti qė nė vendin etnikisht mė homogjen tė Evropės ėshtė dashur dy herė qė tė vijnė ushtri tė huaja pėr tė mbushur vakumin e rendit tė brendshėm dhe pėr tė mundėsuar pajtimin e brendshėm.
Operacioni Pelican dhe Arcobaleno janė padyshim njė njollė e madhe historike nė dinjitetin e shtetit tonė si dhe njė dėshmi e qartė e paaftėsisė dhe kalbėsisė sė elitės sonė politike. Njė turp tjetėr qė do ngelet barrė mbi historinė tonė ka pėr tė qenė edhe paaftėsia pėr tiu bėrė krahė pjesės tjetėr tė kombit kur e lypi nevoja e thjeshtė iu pėrulėm mėshirės sė perėndimit dhe ndjeshmėrisė sė opinionit publik ndėrkombėtar. Gjithė ato vite investime nė bazė materiale e kuadro ushtarake nuk vlejtėn pėr asgjė. Ushtria nuk iu gjet kėtij vendi pėr tė mbrojtur institucioneve dhe nuk shėrbeu as pėr flamur. Po kėshtu ėshtė e dhimbshme qė po mbushet 20 vjetori i rėnies sė murit tė Berlinit dhe nė vendin tonė ende nuk janė zhvilluar zgjedhje mjaftueshėm tė lira e tė ndershme sa tė jenė tė pranuara nga tė gjitha palėt qė kanė marrė pjesė nė tė.
Kuptohet qė listės sė gjatė tė paudhėsive tė panumėrta tė pėrjetuara nga shteti ynė nuk i mungon as pėrdhosja e kushtetutės nė prillin e vitit tė kaluar, duke u ndryshuar nė mėnyrė krejt tė turpshme dokumentin mė tė rėndėsishėm tė shtetit tonė me njė proces tė zhvilluar natėn si tė ishte mbledhje kusarėsh dhe jo e kuvendit tė njė shteti nė zemėr tė Evropės.
Edhe pse preambula e Kushtetutės zotohet pėr mbrojtjen e dinjitetit dhe tė personalitetit njerėzor, si dhe pėr prosperitetin e tė gjithė kombit si dhe parashtrohet detyra pėr pėrmbushjen e aspiratės shekullore tė popullit shqiptar pėr identitetin dhe bashkimin kombėtar shteti amė shqiptar nė mė tė shumtėn e kohės i ka lėnė jetim shqiptarėt nė shtetet qė na rrethojnė. Nė ēdo hap ėshtė parė njė sjellje inferiore, pa kurrfarė krenarie apo trimėrie nė mbrojtjen interesit tė shteti shqiptar apo tė popullsisė shqiptare qė banon pėrtej kufirit.
Lidhur me Maqedoninė dihet qė nė hapat e para tė kėtij shteti, Republika e Shqipėrisė e njohu e i hapi dyert nga izolimi i Greqisė, pa kėrkuar asgjė nė kėmbim, pa kėrkuar asnjė pėrmirėsim tė gjendjes sė shqiptarėve aty si kusht. Edhe pse kanė kaluar 8 vite nga marrėveshja e Ohrit, shume ngelet pėr tu zbatuar. Madje jo vetėm qė nuk zbatohet marrėveshja por shqiptarėt diskriminohen nė pėrfaqėsimin politik duke iu dhėnė nė ndarjen e zonave zgjedhore tė paktėn 10 deputetė mė pak sesa iu takon tė kishin nė proporcion me numrin e popullsisė. Pėr mos tė folur pastaj pėr nisma tė tjera tė hapura tė diskriminimit sikurse qe vjet ligji pėr nxitjen e pjellorisė sė popullsisė sllave apo pėrpjekjet pėr tė ndryshuar hartat administrative tė Shkupit apo Strugės me synim heqjen e simboleve dhe gjuhės shqipe nga kėto qytete shqiptare. Vitit tė kaluar kur nė mėnyrė nėpėrkėmbėse shteti maqedonas vendosi viza pėr shtetasit e shtetit tonė u desh tė ndėrhynte Bashkimi Evropian pėr ta kthyer kėtė vendim, sepse zėri i shtetit tonė ishte i mekur.
Kur bėhet fjalė pėr Malin e Zi, kryeministri deklaron qė shqiptarėt aty gėzojnė maksimumin e tė drejtave dhe lirive dhe se ky vend ėshtė shembull i respektimit tė tė drejtave tė minoriteteve. Ndėrkohė qė shqiptarėt aty nga kushtet e kėqija e kanė braktisur nė mėnyrė masive tokėn e tyre, diskriminohen me fondet qeveritare duke marrė si investime njė fraksion tė parave qė derdhin nė taksa, nuk iu kthehen pronat, nuk iu mbėshtetet arsimi, pėrjashtohen nga privatizimi i ndėrmarrjeve qė gjenden nė trojet ku jetojnė si dhe nuk iu njihet siē duhet autonomia e qeverisjes vendore.
Lidhur me Kosovėn kuptohet qė duhet pėrmendur kontributi i paēmuar i shtetit tonė nė uljen e stekės sė negociatave duke pėrmendur tė parėt pavarėsinė e kushtėzuar nė vend qė tė kėrkonim njė pavarėsi tė plotė pa patur nevojėn pėr tė gėlltitur pakon e hidhur tė Ahtisaarit. Sabotimet e pandėrprera tė Republikės sė Serbisė ndaj shtetit tė brishtė tė Kosovės nė hapat e tij tė para nuk kanė kurrfarė ndjeshmėrie tek Republika e Shqipėrisė pėrderisa nuk janė pjesė e marrėdhėnieve bilaterale midis Tiranės dhe Beogradit. Madje nė kėto marrėdhėnie ne jemi si gjithnjė mė inferior duke iu hequr vizat ndėrkohė qė ata i kanė rėnduar vizat ndaj shtetasve tonė, si dhe duke mos pėrmendur dhe kėrkuar nė asnjė rast dėmshpėrblimin pėr minimin e kufirit tonė verilindor.
Mirėpo ja po e zėmė se Kosova ka zėrin e saj nė lidhje me marrėdhėniet me Serbinė, ka mbėshtetjen e SHBA-sė e ska shumė nevojė pėr mbėshtetjen e Tiranės. Po pėr shqiptarėt e Preshevės, Medvegjės dhe Bujanovcit si i bėhet? Si ėshtė e mundur qė tė drejtat e kėtyre shqiptarėve nuk pėrmenden asnjėherė sikurse nuk u pėrmendėn nė takimin e fundit tė ministrit tonė tė jashtėm me ministrin serb Jeremiē? Jo vetėm qė shumė nga shqiptarėt e dėbuar para 1999 aty nuk po lejohen tė kthehen por tė tjerė po ikin sidomos pas reprezaljeve tė fundit qė ka bėrė policia serbe ndaj ish ushtarėve tė UCK-sė pėr akuza false pėr terrorizėm.
Marrėdhėniet me Greqinė mandej janė njė shkelje me kėmbė e dinjitetit tė shtetit tonė. Jepet e drejta pėr tė ndėrtuar varreza pėr andartėt grekė qė kanė masakruar pa pikė mėshire mijėra civilė tė jugut nė gjysmėn e parė tė shekullit 20-tė ndėrkohė qė ende nuk ėshtė ndėrtuar njė varrezė pėr viktimat e pastrimit etnik qė ėshtė bėrė me ēamėt. Madje pėr tė mbushur kėto varreza lejohet edhe pėrēudnimi i varreve civile tė Kosinės pa mbajtur njeri pėrgjegjėsi. Hapet shkolla greke nė Himarė tė cilėn edhe qeveria socialiste nuk e ka lejuar si dhe emėrohet ministėr njė zyrtar qė ka fyer rėndė sovranitetin e shtetit duke marrė pjesė nė njė aktivitet pėrkujtimor tė Traktatit tė Korfuzit si dhe duke e deklaruar veten prefekt tė Vorio Epirit.
Sikur mos tė kishin mjaftuar gjithė kėto sė fundmi del edhe njė marrėveshje pėr tė ndryshuar territorin e Republikės sė Shqipėrisė duke ndryshuar me njė firmė kufirin detar tonin. Marrėveshje kjo e kryer sėrish fshehurazi, pa kurrfarė transparence dhe qė me sa duket synon ti lajkatoj interesat gjeopolitik dhe energjetik tė Greqisė. Ratifikimi i kėsaj marrėveshjeje nė parlament madje synohet qė tė bėhet shpejt e shpejt, pėr sa kohė opozita nuk ėshtė nė parlament, dhe pa pritur qė tė rritet vetėdija publike dhe ndjeshmėria e popullit pėr shenjtėrinė e integritetit territorial tė Republikės sė Shqipėrisė. Nė rrethana tė tjera mbase nuk do tė kishte hapėsirė pėr alarmizėm dhe pėr dyshim pėr cenimin e interesave jetike tė kombit tonė. Mirėpo rastet e panumėrt tė pėrmendur mė sipėr qė kanė dėshmuar pėr nėpėrkėmbjen e interesave tonė kombėtar dhe papėrgjegjshmėrinė e elitės qeverisėse, lėnė tė mendohet se kėsilloj kompromisesh nė kurriz tė shtetit tonė nuk janė tė pabesueshme. Dhashtė Zoti qė tė jemi gabim e ky shqetėsim tė jetė i pabazė dhe qė ky mos tė jetė njė tjetėr rast nė aradhen e manifestimit tė mungesės sė dinjitetit tė shtetit tonė nė marrėdhėniet ndėrkombėtare!
Megjithatė marrėveshje e mjegullt me implikime kaq serioze pėr sa kohė nuk ėshtė sqaruar, meriton maksimumin e vėmendjes nga institucionet mė tė larta tė shtetit, nė mėnyrė tė veēantė Presidentit dhe Prokurorisė. Presidenti ėshtė pėrgjegjėsi numėr njė i sigurisė nė vendin tonė dhe simbol i unitetit dhe po nuk foli pėr kėtė gjė , nuk i ngelet shumė gjė tjetėr pėr tė justifikuar mbajtjen e ofiqit. Presidentit i takon gjithashtu tė vėrė nė lėvizje Gjykatėn Kushtetuese pėr tė shqyrtuar nėse kjo marrėveshje ndėrkombėtare shkon apo ndesh me Kushtetutėn dhe konkretisht me dispozitat kushtetuese qė flasin pėr integritetin territorial tė shtetit tonė. Ndėrkohė kėtu ka padyshim vend edhe pėr hetime nga prokuroria pasi neni 208 i Kodit Penal thotė Dorėzimi plotėsisht apo pjesėrisht i territorit njė shteti apo fuqie tė huaj, me qėllim pėr tė cenuar pavarėsinė dhe integritetin e vendit, dėnohet me burgim jo mė pak se pesėmbėdhjetė vjet ose me burgim tė pėrjetshėm. Ndėrsa neni 210 deklaron se Marrėveshja e bėrė me fuqi apo shtete tė huaja pėr dorėzim pjesėrisht ose tėrėsisht tė territorit apo tė forcave tė armatosura e materialeve mbrojtėse, me qėllim pėr tė cenuar integritetin e vendit, dėnohet me burgim nga pesė gjer nė dhjetė vjet. Rrethana tė kėtij lloji kalojnė skajin e tolerancės dhe kėrkojnė shpluhurosjen e patriotizmit dhe ndėrgjegjes kombėtare edhe tė njerėzve me pragmatistė qė kanė njė rol nė shoqėrinė tonė. Nėse me tė vėrtetė kjo marrėveshje bėhet nė kurriz tė integritetit tė shtetit tonė duke e ēuar nė fund atė pak dinjitet qė na ka ngelur, historia ka pėr tė na ndėshkuar e ka pėr tė na njollosur nėse rrimė duarkryq dhe e lėmė tė vihet nė jetė.