RROKOPUJA E KAPITALIT SOCIAL SHQIPTAR

Shkruar nga: Adri Nurellari  
Botuar më: 3 vite mė parė

Adri Nurellari
RROKOPUJA E KAPITALIT SOCIAL SHQIPTAR

RROKOPUJA E KAPITALIT SOCIAL SHQIPTAR botuar tek Gazeta Shqip www.adrinurellari.com Nė shkencat politike gjithnjė e mė shumė po zė hapėsirė studimi i rolit tė tė ashtuquajturit ‘kapitali social‘, nė zhvillimin e njė vendi. Lidhur me kėtė temė, spikat puna e Robert Putnam, i cili zhbironte se ēfarė e bėnte funksionale demokracinė. Pėrse nė disa vende, institucionet demokratike mbijetojnė e nė disa vende tė tjera dėshtojnė? Nė librin "Vėnia e demokracisė nė punė: traditat qytetare nė Italinė moderne" (Making Democracy Work: Civic Traditions in Modern Italy), ai bėn njė analizė tė thellė tė qeverive rajonale tė Italisė dhe del me disa konkluzione, qė nxjerrin nė pah vlerėn e madhe tė kapitalit social nė zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisė. Kapitali social nėnkupton atė masė mirėbesimi social, normash dhe rrjetesh qė mund tė pėrdoren nga njerėzit pėr tė zgjidhur probleme tė zakonshme. Kėtu pėrfshihen institucione, marrėdhėnie apo zakone e tradita, tė cilat karakterizojnė ndėrveprimin social tė individėve. Sa mė tė shumta e tė shpeshta tė jenė kėto rrjete aq mė shumė rritet shansi qė anėtarėt e komunitetit tė bashkėpunojnė pėr pėrfitime tė ndėrsjella. Po kėshtu rriten pėrfitimet qė vijnė prej mirėbesimit, reciprocitetit, informacionit dhe bashkėpunimit qė pėrftohet prej kėtyre rrjeteve sociale. Njė numėr gjithnjė e mė i madh studimesh po e dėshmon qartė qė kapitali social ėshtė shumė i nevojshėm pėr tė zhvilluar ekonominė dhe demokracinė e njė vendi, si edhe pėr ta bėrė kėtė zhvillim tė qėndrueshėm e jetėgjatė. Pėr kėtė arsye, madje institucione ndėrkombėtare, si pėr shembull Banka Botėrore, ka nisur projekte konkrete qė synojnė tė rrisin kapitalin social, duke besuar se me anėn e kėsaj rritjeje do mund tė pėrmirėsohet efikasiteti dhe qėndrueshmėria e aftėsive tė njė komuniteti pėr tė zgjidhur problemet e veta. Kur flitet pėr kapital social bėhet fjalė pėr rrjete tė angazhimit social, si pėr shembull shoqatat artistike, joqeveritare, klubet sportive apo tė tjera bashkėsi bashkėpunimi qė mbledhin individė tė interesuar nė aktivitete kolektive. Me kapital social kemi tė bėjmė edhe kur njė fqinj ruan shtėpinė e fqinjit, kur ky i fundit ėshtė me pushime, kur mund tė shkohet te dyqani poshtė shtėpisė e tė blihen mallra, pa pasur rrezikun qė janė tė skaduara, kur mund tė blesh njė bluzė me besimin qė ėshtė markė origjinale, kur gjithė pallati mbledh paratė pėr tė ndėrtuar njė pompė tė pėrbashkėt uji e jo duke ndėrtuar secili pompėn e vet, kur gjithė banorėt e njė rrugice dalin tė pastrojnė rrugėn dhe nuk shqetėsohen vetėm pėr oborrin e tyre. Rolin e besimit nė zhvillim e ka trajtuar hollėsisht edhe Fukuyama, nė librin e tij "Besimi: Virtytet sociale dhe krijimi i begatisė". Fukuyama mendon se, njė ndėr arsyet pse vende si Japonia e Gjermania dominojnė nė tregun botėror, ka tė bėjė pikėrisht me faktin qė kėto vende karakterizohen nga rrjete tė shumta organizatash vullnetare dhe strukturash komunitare, ndaj tė cilave individėt kanė nėnshtruar interesat e ngushta. Sipas tij, vetėm shoqėritė qė zotėrojnė nivele tė larta tė besimit social mund tė krijojnė biznese tė mėdha dhe fleksible, duke u shkėputur nga bizneset e vogla familjare. Kjo, pasi besimi i lartė ul kostot administrative, rrit besueshmėrinė institucionale dhe mundėson krijimin e organizatave tė mėdha dhe efikase qė pėrfshijnė shumė njerėz. Nga ana tjetėr, ai vėren se vendet qė kanė besim social tė ulėt vuajnė nga korrupsioni dhe trafiku i influencės, si edhe karakterizohen nga organizata tė vogla e joefikase. Gjithashtu, vihet re se ndjesia mė e madhe e afėrsisė, solidaritetit dhe pėrkujdesjes reciproke nė njė komunitet ndikon nė uljen e kriminalitetit. Tregtia dhe bizneset mund tė zmadhohen dhe shtohen, nėse rritet niveli i besimit dhe mirėkuptimit midis bashkėpunėtorėve, ortakėve apo partnerėve. Edhe arsimi ėshtė parė se ecėn pėrpara, nėse komuniteti ėshtė mė i pėrfshirė. Rėnia e kapitalit social ėshtė parė si njė fenomen shqetėsues shumė i pranishėm edhe nė vendet e zhvilluara tė pasura me kapital social, mirėpo sondazhet e Eurobarometrit tregojnė qė niveli i kapitalit social nė vendet ish-komuniste ėshtė shumė mė i ulėt se sa ai i vendeve perėndimore. Fatkeqėsisht, regjimi komunist i zhduku konceptet e shoqėrisė civile, filantropisė, bamirėsisė, pluralizmit, duke e dėmtuar rėndė dimensionin e kapitalit social. Edhe ato punė qė thirreshin ‘vullnetare‘, nė fakt ishin tė detyruara, duke i dhėnė vullnetarizmit njė emėr tė keq. Kuptohet qė ne, duke pasur edhe njė komunizėm mė tė rreptė se nė ēdo vend tjetėr komunist, me pėrjashtim mbase tė Koresė sė Veriut, kemi pasur si trashėgimi, pas rėnies sė komunizmit, njė kapital social mė tė vogėl. Periudha postkomuniste nuk ėshtė shoqėruar me njė lulėzim domethėnės tė kapitalit social nė Shqipėri. Lėvizjet migratore, qoftė migracioni i brendshėm e qoftė emigracioni drejt vendeve tė Perėndimit, kanė penguar farkėtimin e sensit tė komunitetit, tė lidhjeve sociale. Po kėshtu, struktura ekonomike qė na karakterizon ėshtė kryesisht e bazuar te bizneset familjare me pak punonjės dhe jo te ndėrmarrjet e mėdha, ku tė pėrfshiheshin nė punė shumė individė qė nuk kanė lidhje familjare apo origjinė tė njėjtė. Edhe feja, si njė ndėr institucionet kryesore tė ndėrveprimit social, u ērrėnjos aq keq gjatė komunizmit nė Shqipėri, sa ribėrja e ligjshme e besimit fetar nuk u shoqėrua me njė rilindje tė pasionit fetar nė masė nė vendin tonė. Pėr ta matur nivelin e kapitalit social shqyrtohen disa elemente. Sė pari, studiohet pjesėmarrja qytetare, konkretisht e shprehur nga anėtarėsia nė parti politike e organizata joqeveritare, pėrfshirja nė institucione fetare, nė sindikata, nė grupe interesi e nė shoqata pėr interesa tė veēantė artistike, sportive e kulturore. Gjithashtu, dimensioni i kapitalit social matet edhe nga niveli i besimit qė ekziston nė shoqėri. Me besim, nė kėtė rast, nėnkuptohet se sa tė besueshėm i konsiderojnė tė panjohurit individėt e njė shoqėrie. Mjafton tė shikojmė dritaret me hekura, tė mbėrthyera mirė edhe nė katet e treta, si edhe muret e larta dhe gardhet e pakapėrcyeshme, me tė cilat rrethohen oborret e shtėpive pėrdhese, pėr tė kuptuar nivelin e ulėt tė besimit qė mbizotėron nė vendin tonė. Njė tjetėr element matės ėshtė dendėsia e rrjeteve sociale. Mirėpo edhe kėtu nuk ėshtė se ka ndonjė numėr tė madh organizatash formale apo joformale aktive nė shoqėrinė shqiptare. Niveli i altruizmit, i shprehur nė formėn e parave tė dhėna nė bamirėsi ose nė numrin e individėve tė angazhuar nė punė vullnetare, nė Shqipėri mbetet pėrtokė. Po ashtu, pesha matet edhe duke parė impaktin e kėtyre rrjeteve sociale nė jetėn e pėrditshme. Edhe kėtu ėshtė mė se e qartė qė e gjithė shoqėria jonė vėshtirė se shikon ndonjė zgjidhje tė problemeve individuale apo shoqėrore tjetėrkund, pėrveēse te shteti. Shoqėria civile mbetet jashtėzakonisht e dobėt dhe kryesisht mund tė konsiderohet si instrument nė dorėn e politikave apo prioriteteve tė vendosura prej donatorėve mė shumė se sa njė pėrgjigje e nevojave dhe interesave tė shoqėrisė. Nė tė tilla kushte, duket qartė qė problemet e demokracisė nė Shqipėri nuk kanė tė bėjnė vetėm me ēėshtje institucionale, politike apo ekonomike, por edhe me ato kulturore. Shoqėria jonė, pėrveē tė tjerave, ka nevojė qė tė arnojė atė copė tekstili qė i mban njerėzit bashkė, tė ripėrtėrijė e tė forcojė indet apo ligamentet qė e mbajnė bashkė kėtė shoqėri. Me pak fjalė, zhvillimi nuk vjen vetėm nėpėrmjet institucioneve mė tė konsoliduara, partive politike mė efikase dhe bizneseve mė fitimprurėse, por edhe prej aktiviteteve tė pėrditshme tė secilit prej nesh, nėse ne vendosim qė t‘i marrim mė seriozisht marrėdhėniet njerėzore e tė pėrkushtohemi mė shumė ndaj dimensionit tonė social. Pra, duke u pėrfshirė nė mė shumė grupime, qė mbledhin njerėz me interesa tė njėjta arti, sporti apo feje, pėr tė rritur shanset qė tė bėjnė miq tė rinj e qė i pėrkasin njė sfondi tjetėr personal; duke ndihmuar njė njeri tjetėr, qė ka probleme me makinėn; duke kaluar mė pak kohė para televizorit e mė shumė kohė me miqtė; duke dalė nė votim e duke u anėtarėsuar nėpėr parti pėr t‘i ndryshuar gradualisht nga brenda; duke u ushtruar nė palestėr apo dalė pėr vrap me tė tjerė; duke pėrshėndetur dhe biseduar me fqinjėt; duke marrė pjesė nė ēdo aktivitet kulturor qė organizohet nė zonėn ku jetohet; duke ripėrtėrirė kontaktet me miq tė vjetėr, duke dhėnė dhurata; duke pėrshėndetur njerėzit pak tė njohur rrugėve; duke thėnė ‘faleminderit‘ kurdoherė qė jepet mundėsia e duke e mbajtur derėn hapur pėr njeriun qė vjen prapa kur hyjmė nė njė ambient publik. Fare pak njerėzillėk mund tė bėjė diferencėn!

Jep njė mendim mbi kėtė temė:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA