Qė tė mos mbetet me aq

Shkruar nga: Adri Nurellari  
Botuar më: 3 vite mė parė

Adri Nurellari
Qė tė mos mbetet me aq

Qė tė mos mbetet me aq ww.adrinurellari.com Botuar tek gazeta Shqip Tanimė nė kohė krize deflacioni, shteti ka hedhur sytė te kėto prona si njė ndėr gomonet e shpėtimit pėr buxhetin e vėnė nė rrezik. Njė masė e ngjashme qė synonte ta bėnte tė shėndetshėm buxhetin ishte edhe heqja e makinave qė janė nė dispozicion tė zyrtarėve tė lartė. Po kėshtu vlen tė pėrmendet edhe nisma pėr tė privatizuar tokėn ku janė ndėrtuar fshatrat turistikė, tokė kjo qė fillimisht ishte lėnė me qira. Edhe mėnyra e ndėrtimit apo lėnies mė qira tė tokės pėr kėto fshatra turistikė ėshtė ngjashmėrisht jotransparente dhe e mbushur me parregullsi e abuzime. Mirėpo nė kėto rrethana dalin dy ēėshtje apo probleme qė meritojnė vėmendje. Pikėsėpari si do tė pėrdoren paratė e nxjerra prej privatizimit tė ambienteve tė sindikatave dhe fshatrave turistikė? Sė dyti, pėrderisa shtetit po i djeg xhani pėr nikoqirllėkun me fondet e pronat publike si dhe ėshtė vetėdijesuar pėr nevojėn e kompensimit tė ish-pronarėve, pėrse nuk privatizon apo kthen te pronarėt edhe rezidencat qeveritare? Rreziku i parė ėshtė qė paratė e nxjerra prej privatizimit tė tokės sė fshatrave turistikė apo shtėpive tė pushimit tė sindikatave do tė pėrdoren pėr tė mbyllur vrimat e buxhetit shtetėror, tė shkaktuara nga planifikimi apo administrimi i papėrgjegjshėm e joefikas i tyre; dhe jo pėr investime tė rėndėsishme publike nė infrastrukturė apo pėr tė kompensuar denjėsisht ish-pronarėt. Gjithashtu problematike ėshtė edhe destinacioni i privatizimit dhe procesi, deri tani ėshtė vėnė re qė prona publike e privatizuar ėshtė shtėnė nė dorė nga kompani tė cilat kanė pasur lidhje politike ose kanė paguar ryshfetin mė tė majmė. Pasi i kanė marrė nė dorė kėto kompani nuk kanė sjellė ndonjė shfrytėzim cilėsor tė kėtyre pronave, nuk kanė bėrė investime domethėnėse tek to, por thjesht i kanė blerė me ēmime mė tė ulėta sesa tregu e i kanė mjelė pa mėshirė. Mė e arsyeshme do tė ishte qė kėto prona shtetėrore tė privatizoheshin, duke pasur parasysh investitorė potencialė prestigjiozė ndėrkombėtarė siē janė rrjetet ndėrkombėtare hoteliere si Marriot, Hilton, Sofitel, Meridien etj., tė cilat jo vetėm do mund tė sillnim mjaftueshėm kapital qė tė bėhej diēka e mirė me to, por do mund tė aplikonin te ne pėrvojėn mė tė mirė ndėrkombėtare e do na fusnin fuqishėm nė hartat ndėrkombėtare tė turizmit cilėsor. Megjithatė nė kushtet kur kriza globale e ka dėrrmuar rėndė turizmin dhe ndėrtimin dhe ka minimizuar likuiditetin qė qarkullon, kjo ėshtė periudhė shumė e keqe pėr tė bėrė privatizime, sepse do siguronte oferta shumė tė ulėta blerjeje. Sė dyti duhet vėnė nė dukje qė, ashtu sikurse sindikatat kanė penguar zhvillimin e turizmit nė disa prej vendeve apo plazheve mė tė bukura tė vendit tonė, tė njėjtėn gjė ėshtė duke bėrė mbajtja nė dorė tė shtetit tė rezidencave qeveritare, qė dikur i shėrbenin nomenklaturės komuniste. Qeveria ėshtė duke hequr pėrdorimin e makinave nga zyrtarė tė lartė, mirėpo vijon qė tė lėrė nė dispozicion tė kėtyre qeveritarėve rezidencat e pozicionuara nė disa prej pikave mė panoramike tė vendit. Kėto rezidenca, qeveria jo vetėm qė nuk i privatizon apo nuk i kthen nė duart e ish-pronarėve, por harxhon shumė para pėr t‘i mirėmbajtur dhe pėr t‘i pajisur me punėtorė, madje sė fundmi janė vėnė nė dispozicion tė tyre miliarda lekė pėr t‘i modernizuar e bėrė mė luksoze. Drejtoria e Shėrbimeve Qeveritare ka njė staf dhe buxhet tė konsiderueshėm dhe ka nėn administrim dhjetėra hektarė tokė, si dhe njė mori ndėrtesash nė Tiranė, Durrės, Pogradec, Korēė, Vlorė, Shkodėr, Elbasan, Lushnjė, Gjirokastėr e Sarandė. Nė Durrės hapėsira e vilave zyrtare buzė plazhit vėrtitet diku te 40 hektarė, kurse nė Rrethin e Vlorės diku te 15 hektarė tokė. Pėr tė mos folur pastaj pėr dhjetėra mijėra metra katrorė ambiente hotelerie, zbavitjeje, restorante e terrene sportive tė vėna nė shėrbim tė pushimit tė zyrtarėve tonė tė lartė pėr tė marrė veten pas "punės sė lodhshme, tė pėrkushtuar e tė ndershme" qė bėjnė gjatė vitit. Dhe kuptohet qė ish-paria komuniste nuk ishte aspak modeste me pėrzgjedhjen e vendeve ku kalonin pushimet, qė do tė thotė se kėto vila gjenden nė pika si Uji i Ftohtė, Parku i Dajtit, Dhėrmiu, blloku e plazhi i Durrėsit, ku fare mirė mund tė ndėrtoheshin hotele luksoze tė markave ndėrkombėtare qė do tė ndillnin turistė elitarė e do tė punėsonin njė numėr tė madh njerėzish tė zonave pėrreth. Njė ose dy vila rezidenciale pėr nevojat ceremoniale tė shtetit apo tė tjera rrethana mbase mund tė ishin tė pranueshme nė sistemin e sotshėm liberal demokratik, edhe pse hotelet apo ambientet e tjera private dalin e teprojnė pėr rastet e pakta pėr tė cilat do tė ishin tė nevojshme kėto vila. Mirėpo ėshtė e papranueshme qė qeveritarėt tė kenė nė dorė gjithė kėtė pasuri tė madhe nė perlat e vendit tonė, duke vazhduar ēuarjen dėm tė parave tė taksapaguesve pėr mirėmbajtjen e tyre. Prandaj nėse qeveria me tė vėrtetė ka vendosur tė tregohet mė kursimtare me pronėn publike, sikurse po pretendon tė motivohet pėr rimarrjen nė dorė tė pronave tė sindikatave. Nėse ka dėshirė tė kufizojė shpėrdorimin e qeveritarėve sikurse ka vendosur me heqjen e makinave, atėherė hapi tjetėr i arsyeshėm patjetėr qė duhet tė jetė privatizimi i rezidencave qeveritare.

Jep njė mendim mbi kėtė temė:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA