Shoqėria gati-tu!!!

Shkruar nga: Adri Nurellari  
Botuar më: 3 vite mė parė

Adri Nurellari
Shoqėria gati-tu!!!

Shoqėria gati-tu!!! botuar tek gazeta Shqip www.adrinurellari.com Shqipėria po mban frymėn. Institucionet, bizneset, mediat, njerėzit nė njė farė mėnyre janė ndalur nga veprimtaria rutinė, por janė pėrqendruar tek fushata duke pritur ēdo ndodh mė pas. Fatkeqėsisht pėr tė kushedisesatėn herė zgjedhjet kur afrohen nė Shqipėri kanė tė njėjtin efekt sikurse kanė ciklonet apo uraganėt nėpėr ishujt e brigjet e Paqėsorit. Priten me ankth, me shumė parapėrgatitje tė hershme, duke treguar se zgjedhjet demokratike nė Shqipėri ende nuk janė shndėrruar nė njė normalitet, nė njė proces automatik qė nuk e trondit nė mėnyrė dramatike rrjedhėn e jetės sė pėrditshme. Pėrkundrazi e gjithė shoqėria shqiptare duket e prekur, e ndikuar apo e mobilizuar prej kėtyre zgjedhjeve duke dėshmuar qė jemi vite dritė larg nga ai moment ku zgjedhjet e lira dhe tė ndershme tė konsiderohen si njė zhvillim i natyrshėm periodik e jo si njė ngjarje spektakolare dhe e jashtėzakonshme qė prek ndjeshėm jetėn e kujtdo. Njė tjetėr element qė dėshmon se sa ėshtė ngurtėsuar ky abnormalitet ėshtė zbėrthimi i shtetit nė periudhėn e parazgjedhjeve, dhe pėrfshirja e gjithė administratės, rrogėtarėve si dhe burimeve materiale nė shėrbim tė partive. Njė deja vu e nocionit parti-shtet qė ėshtė e barazvlefshme jo vetėm pėr pushtetin qendror, por edhe pėr pushtetin vendor. Asnjė nuk ėshtė imun nga tundimi pėr tė instrumentalizuar tėrėsish institucionet shtetėrore nė kėtė garė. Por ndėrsa nė njė farė mėnyre ėshtė e kuptueshme qė administrata tė jetė politizuar sepse varet drejtpėrdrejtė dhe ėshtė lehtėsisht e shantazhueshme dhe pėr rrjedhojė e instrumentalizueshme prej ofiqarėve politik tė cilėt kanė nė dorė skeptrin e emėrimit apo heqjes nga puna, ėshtė shqetėsuese qė kjo vorbull politike ka pėrfshirė pothuaj ēdo sektor tjetėr tė shoqėrisė. Angazhimin e parė tė dukshėm padyshim e kanė bizneset private gjė qė deri-diku tregon se ndryshe nga sa pretendohet, roli i shtetit nė ekonominė shqiptare ėshtė tejet i pranishėm nė mėnyrė intruzive. Prania e pamatė e sponsorizimeve jotransparente dėshmon qė pothuaj tė gjithė faktorėt ekonomik kanė interes qė njė forcė politike tė vijė apo tė ngelet nė pushtet. Pra fatin e tyre shumica e bizneseve nuk e shohin tek cilėsia e shėrbimeve apo produkteve tė tyre, zhvillimet nė tregjet e brendshme dhe tė jashtme, ndryshimin tek oferta apo kėrkesa, marketingu, investimi nė teknikė e teknologji, pėrmirėsimi i burimeve njerėzore apo aftėsia nė sipėrmarrje, por tek kush ėshtė nė pushtet. Megjithatė edhe bizneset janė deri diku tė justifikuara, sepse ka shumė prej tyre qė nuk janė thjesht free-riders qė kėrkojnė tė vjelin fondet publike nėpėrmjet tenderave, pėrfitojnė status monopoli nėpėrmjet licencave apo tė sigurojnė imunitet pėr kontrabandėn dhe evazionin fiskal. Njė pjesė e mirė e bizneseve ėshtė thjesht i shantazhuar prej arbitraritetit tė shtetit e pėr rrjedhojė ėshtė shumė me rėndėsi pėr kėto sipėrmarrės se kush ėshtė nė krye tė shtetit e prandaj edhe angazhohen nė fushatė. Media pastaj ėshtė njė rast ekstrem, ku shumė institucione mediatike aq shumė janė tė njėanshme, sa pothuaj zihen ato vetė me njėra tjetrėn siē ndodh me tifozėt e dy skuadrave kundėrshtare tė futbollit. Por ajo qė ėshtė mė shqetėsuese ėshtė pėrfshirja aktive nė politikė e profesionistėve tė lirė apo individėve qė i pėrkasin sektorėve mė pak tė shantazhueshėm apo qė mė sė paku lidhen me shtetin. Kėtu bėhet fjalė pėr individė qė i pėrkasin shoqėrisė civile, akademisė e kulturės. Shoqėria civile ėshtė kryesisht e varur prej fondeve tė ardhura nga jashtė e po kėshtu njė pjesė e mirė e artistėve kanė kohė qė e mundėsojnė jetėn nėpėrmjet tregut privat. Bota universitare ka autonomi tė theksuar por edhe nėse nė ndonjė rast ekstrem ata do tė hiqeshin nga puna si profesorė pėr hir tė njė qėndrimi kurajoz rebel apo antikonformist, prapėseprapė sektori privat universitar ėshtė duke lulėzuar dhe nevojat dhe rrogat pėr pedagogė nė to ėshtė shumė e madhe. Nga njė anė partitė politike gjithnjė e mė tė zhveshura prej pėrmbajtjes dhe identiteti ideologjik ka nevojė pėr individė me vizibilitet e popullaritet pėr tė shėrbyre si njė garnityrė qė do e bėnte ēorbėn e ofruar prej tyre mė tė gėlltitshme dhe nga ana tjetėr kemi kėta individė tė mirėnjohur qė pa kurrfarė hezitimi e pranojnė kėtė rol rendin tė vihen nė listat pėr kandidatė tė partive politike pėr tė arnuar brimat e legjitimitetit tė kėtyre partive. Nė njė pamje tė parė dhė nė njė kontekst normal pėrfshirja e kėtyre individėve do tė konsiderohej si njė kontribut, si njė prurje e dobishme. Hamendėsimi normal do ishte qė kėta individė do vinin me njė far integriteti, individualiteti tė spikatur, me arritje personale, pa ndonjė babazi pėr tė vjedhur sepse kanė njė siguri e rehati pėr tė ardhmen e tyre tė garantuar nga profesionalizmi, pėrvoja e ekspertiza e zotėruar, me kurajo e altruizėm. Pranormalisht do tė shpresohej qė kėta individė tė vetėdijėsuar dhe indinjuar pėr realitetin pikėllues tė Shqipėrisė, kanė vendosur tė sakrifikojnė investimin e madh nė profesionin e tyre, tė lėnė mėnjanė karrierėn pėr t‘u angazhuar nė njė gjė mė tė madhe, nė njė mision pėr tė shpėtuar vendin. Mirėpo historia bashkėkohore shqiptare ka dėshmuar tė kundėrtėn. Kėto celebritete apo personalitete kanė treguar se janė thjesht tė interesuar pėr favoret dhe autoritetin qė rrjedh nga tė qenurit politikan nė Shqipėri dhe janė shndėrruar nė njė makiazh pėr tė freskuar imazhin e dalė boje tė faktorėve politik shqiptar duke i dhėnė jetė disa tiparėve tė theksuara tė sulltanizmit nė shoqėrinė tonė. Me sulltanizėm nėnkuptohet pak a shumė njė sistem politik ku despoti nuk ka ndonjė ideologji qeverisėse por thjesht do qė tė ketė duart tėrėsisht tė lira dhe autoritet tė plotė pėr tė vepruar sipas vullnetit individual. Po tė analizohet mė vėmendje duket qartė qė lufta politike ėshtė duke u luftuar nė ēdo skutė e me ēdo mjet, duke hapur llogore edhe nė botėn universitare, botėn e artit, medias apo tė shoqėrisė civile. Pikėsėpari dėshmi janė listat ku profesorė mbajtės tė titujve e pozitave tė rėndėishme universitare, nuk e kanė pasur pėr gjė qė tė braktisin katedrat pėr tė garuar pėr nė parlament. Po kėshtu me ndonjė pėrjashtim tė vogėl, pothuaj tė gjithė drejtuesit apo aktivistėt kryesorė qė ishin nė krye tė organizatave joqeveritare me emėr para pesė-gjashtė vitesh, janė tė mobilizuar nė transhetė e frontit zgjedhor. Kjo gjė nxjerr nė pah gjithashtu se kėta aktivistė civilė me futjen nė lista janė duke u shpėrblyer pėr punėn qė kanė bėrė edhe mė parė nėn rrogoz pėr aktorė apo faktorė tė caktuar politikė e tashmė janė duke marshuar para haptazi. Tė rreshtuar nė krahėt politik gjenden edhe artistė tė shumtė tė cilėt me sa duket nuk ndihen mjaftueshėm protagonistė me popullaritetin qė vjen prej artit, por duan protagonizėm edhe nė politikė. Kuptohet qė ēdo individ aq mė tepėr kur ėshtė i spikatur, ka njė shije apo pėlqim politik, dhe nuk ka asgjė tė keqe nėse kėta individė mbajnė qėndrime tė qarta dhe drejtėpėrdrejta politike nė debatin publik, pa u angazhuar si kandidatė. Kjo gjė jo vetėm ėshtė e drejta e tyre por deri diku edhe detyra e kujtdo qė e pretendon veten si intelektual. Duhet bėrė njė dallim i madh midis paanshmėrisė dhe pavarsisė. ėshtė mė se e mirėpritur qė tė jesh i njėanshėm sepse kėshtu zgjedh me vullnet tė lirė, mirėpo kur pėrkrahjen e bėn se je i varur ėshtė krejt tjetėr gjė. Dalja haptazi nė favor tė njė krahu ndodh dendur edhe nė perėndim. Mirėpo ndryshimi i pėrvojės sonė ėshtė radikal me pėrvojėn perėndimore. Pėr shembull, nė Shtetet e Bashkuara artistėt e shquar me tė vėrtetė dalin haptazi nė favor tė njė kandidati apo partie, mirėpo kėtė e bėjnė pėr vokacion e madje figura tė hollivudit janė ndėr sponsorizuesit mė bujarė tė aktiviteteve politike. Shumė kėngėtarė kėndojnė gjatė fushatave amerikane vullnetarisht pa pagesė pėr tė kontribuar pėr forcėn qė mbėshtesin haptazi. Pasi mbaron fushata e kryhen zgjedhjet, kėta njerėz kthehen nė jetėn e profesionin e tyre. Tek ne mbizotėron njė tjetėr realitet. Ky rreshtim nė kampe tė ndryshme bėhet pėr tė siguruar pėrfitim e mbėshtetje politike, pra pėr tė mjelur shtetin pėr interesa tė ngushta individuale. Kėshtu profesorė qė mbėshtesin njė parti politike kur partia e tyre vjen nė pushtet befash bėhen dekanė, rektorė apo drejtues institucionesh kėrkimore. Aktorėt e shoqėrisė civile kinse tė pavarur e objektivė, befas angazhohen si zyrtarė tė lartė ose pėrzgjidhen si marrės fondesh tė majme nga qeveria. Artistėt e angazhuar befas shndėrrohen nė drejtues teatrosh apo pėrfitues sponsorizimesh publike pėr projekte mediokre, shpesh plagjiaturė. Kjo situatė flet pėr njė njė fenomen shumė shqetėsues, fillimin e njė gangrene qė po majiset nė shoqėrinė tonė. Humbjen e atij pak pluralizmi qė filluam tė ndėrtonim pas rrėnies sė komunizmit. Ky rreshtim masiv i shoqėrisė nė garėn politike, ky konformizim partiak i forcave tė gjalla tregon mungesėn e diversitetit, profesionalizmit dhe ndarjes sė punės. Tė krijohet pėrshtypja se askush nuk ndihet rehat nė zanatin e vetė dhe se vetėm garimi politik i jep njė domethėnie jetės sė njė individi nė Shqipėri e prandaj tė gjithė "sillen nė radhė". Dhe nė kushtet kur klientelizmi dhe patronazhi politik ka hedhur metastazat anembanė shoqėrisė sonė, ateherė ngrihet pyetja dhe ndizet kurioziteti se nga do vijė ndryshimi dhe shėrimi?

Jep njė mendim mbi kėtė temė:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA