MASAKRIMI I POLITIKES

Shkruar nga: Adri Nurellari  
Botuar më: 3 vite mė parė

Adri Nurellari
MASAKRIMI I POLITIKES

MASAKRIMI I POLITIKES Botuar tek gazeta Shqip Adri Nurellari Fushata elektorale e kėtij viti dallon shumė nga fushatat e zgjedhjeve tė mėparshme jo vetėm si pasojė e aplikimit tė njė sistemi tė ri zgjedhor, por edhe si pasojė e shterpėzimit tė ofertės politike tė garuesve dhe shterimit tė admirimit politik pėr liderėt respektivė. Pretendimet se sistemi i ri zgjedhor kinse do tė pėrmirėsonte ofertėn politike, e kanė dėshmuar tashmė veten si tė rreme, pasi u pa qartė qė listat e partive nuk u pastruan nga biznesmenėt, banditėt apo tė pėrlyerit e diskredituar dhe ndėrkohė nė terren po vijojnė tė njėjtat teknika pėr tė blerė vota, korruptuar komisionerė e bėrė pėr vete tė fortėt me ndikim. Mirėpo kjo lloj ripėrsėritje e sė njėjtės melodie tė vjetėr tė politikės sė vjetėr, ekzekutuar nga politikanė tė vjetruar, me sa duket, nėse ka sjellė ndonjė ndryshim thelbėsor, atė e ka pasur pikėrisht te ngordhja e nervit politik dhe te venitja e militantizmit. Hendeku midis elitės politike dhe publikut apo masave hendek u pa qartė nga fakti qė dy partitė kryesore nė zgjedhjet lokale morėn nė proporcional nga 24% dhe 20% tė votave respektivisht, ēka i shtyu tė dyja partitė nė njė ujdi alla duopoli tė kurdisnin njė reformė elektorale qė garantonte artificialisht pushtetin e tyre absolut. Mirėpo pragfushata dėshmoi qė aq shumė ėshtė thelluar ky hendek, sa lidershipi politik nuk i beson mė as anėtarėsisė sė partive politike pėrkatėse, pėrderisa u desh qė listat tė bėheshin nė fshehtėsi totale e tė dorėzoheshin nė momentin e fundit pėr tė eliminuar ēdo mundėsi qė tė pakėnaqurit tė shkonin "tė flinin me mullixhiun nga inati i vjehrrės". Tipari kryesor i kėsaj fushate ėshtė mungesa e pėrmbajtjes politike, zbrazėtia e identitetit ideologjik dhe mangėsia e vizionit tė platformave dhe programeve tė qarta politike. Qeveria nga njė anė fushaton me njė bilanc teknik, duke bėrė krahasime tė vitit 2009 me atė 2005, sikurse qėmoti krahasohej viti 1974 me atė 1938, duke nxjerrė nė pah zetorė e traktorė qė ndėrtojnė "Shqipėrinė e Re" dhe vepra tė mėdha, si dhe duke u mburrur se sa dorėlėshuar janė me shpenzimet e parave tė taksapaguesve, duke i hedhur ato nė rrugė e rroga. Opozita nga ana tjetėr orvatet tė kėrkojė njė realitet virtual pėrtej sė majtės dhe sė djathtės, duke bėrė mė shumė prokurorinė sesa opozitėn, e duke pretenduar pushtetin bazuar vetėm nė gabimet qė ka bėrė qeveria, pra duke treguar vetėm motive pse kjo qeveri duhet tė bjerė e jo pse u dashka tė zėvendėsohet nga qeveria socialiste. Kryeministri kėrkon vota socialistėsh e kryeopozitari kėrkon vota djathtas, pra taktikė tipike "kap gjithēka" (catch all). Nė kushtet kur aktorėt politikė kryesorė janė tė vjetruar dhe roli frymėzues i liderėve ėshtė zbehur nga pėrbaltja e pashtershme ku ata kanė qenė njėherazi xhelatė dhe viktima, normalisht do tė pritej e shpresohej si masė kompensuese njė ideologjizim i debatit politik. Fatkeqėsisht po ndodh e kundėrta, po pėrvijohet njė pikiatė e debatit pėrmbajtėsor politik dhe kjo vrasje qė i bėhet identitetit apo pėrmbajtjes politike, padyshim qė do demobilizojė publikun shqiptar dhe do bėjė qė pjesėmarrja nė votim tė jetė shumė e ulėt. Nė kohėn kur s‘ka pėrmbajtje, ka pėrbaltje, dhe sa mė shumė pėrbaltje e sulme personale tė ketė, aq mė shumė mosbesim ka nė publik ndaj kėtyre liderėve tė njollosur. Mirėpo simptomat e dekurajimit nuk po vihen re vetėm te marrėdhėnia me elektoratin, por edhe te demobilizimi i militantėve pėr tė cilėt politika e numrave tė thatė pa ngjyrė, e aleancave fluide, e lėvizjeve pragmatiste dhe niveli i skajshėm i korrupsionit janė duke e fashitur pasionin politik. Pėrpos shohin se avancimi pėrpara nė politikė s‘ka tė bėjė me meritė, zell apo talent, por me servilizėm ndaj liderit. Edhe ata militantė "batakēinj", tė cilėt angazhohen nėpėr parti pėr tė vjelė rentėn apo pėr tė siguruar plaēkėn pas bastisjes sė shtetit nėpėrmjet marrjes sė pushtetit, tashmė janė shumė tė demoralizuar. Pikėsėpari, ky demoralizim i partizanėve interesaxhinj vjen sepse militantėt shohin qė ata tė cilėt janė sipėr, janė duke vjedhur jashtėzakonisht e ndėrkohė kėta ushtarėt janė duke mbledhur krunde, nė mos asgjė. Dhe mundėsia qė militantėt e thjeshtė tė vjelin rentė si shpėrblim politik pėr punėn e bėrė, sa vjen e zbehet pėr disa arsye. Niveli i lartė i korrupsionit qė ka prekur nivelet mė tė larta tė shtetit e ka eliminuar pothuaj tėrėsisht favorizimin politik pėr bizneset e mėdha. Nuk ka mė rėndėsi qė licenca apo tenderi t‘i jepet njė biznesmeni nė varėsi tė bindjeve politike. Tanimė dallimin e bėn kush ofron ryshfetin mė tė madh e jo besnikėrinė apo mbėshtetjen politike. Edhe mundėsia e partisė shtet pėr tė shpėrblyer nėpėrmjet pushtetit ėshtė minimizuar si pasojė e privatizimit apo derregullimit. Kėto dy procese kanė bėrė qė njė numėr i madh ofiqesh publike tė eliminohen ose tė jenė transferuar tashmė nė dorėn e sektorit privat. Decentralizimi gjithashtu ka kaluar njė pjesė tė ofiqeve qė dikur kanė qenė tė varura nga pushteti qendror, nė dorėn e pushtetit vendor, i cili kontrollohet shpesh nga kundėrshtarėt apo aleatėt. Mirėpo mundėsia pėr tė shpėrblyer ekonomikisht militantėt pragmatistė ėshtė zvogėluar edhe si pasojė e vetė kontekstit ekonomik ku gjendemi. Nė hapat e parė dhe gjatė zgjerimit tė tregut tonė, njė favor politik i bėrė ndaj ndonjė anėtari tė partisė ishte vendimtar pėr pozitėn ekonomike tė tij. Kėshtu, pėr shembull, njė leje ndėrtimi para pesė vitesh ishte shpėrblim i garantuar, pasi pallati shitej i gjithi me cash nė dorė qė nė gropė, pa u hedhur ende themelet. Tanimė qė kėrkesa ėshtė ezauruar, nėse i jep dikujt njė leje ndėrtimi, zėre se e merr nė qafė, pasi ka me mijėra apartamente tė pashitura, ndėrkohė qė deflacioni ėshtė duke zėnė rrėnjė nė Shqipėri. Pra, militantėt po qe se janė idealistė, nuk e marrin pėrmbushjen morale kur partitė e tyre s‘kanė identitet politik dhe po qe se janė pragmatistė ka pak plaēkė pėr t‘i joshur. Pėr ta meremetuar sadopak kėtė arratisje nga politika, faktorėt e aktorėt politikė janė drejtuar te metodat e tjera jokonvencionale tė mobilizimit tė masave. Nė mungesė tė pėrmbajtjes politike, pėrqendrimi i energjive dhe burimeve ėshtė bėrė te forma. Pėrdorimi i kėngėve tė personalizuara tė lė pėrshtypjen sikur bėhet fjalė pėr garim pėr "Top Fest" e jo pėr zgjedhje parlamentare. Pėrpjekja pėr tė bėrė kėtė kompensim vihet re edhe te pėrsosmėria e dizajnimit tė posterave, pėrgatitja nė detaj nga vetė palėt e mbulimeve televizive tė mitingjeve, duke mbajtur larg kamerat e mediave, loja me sondazhe apo spotet e pėrpunuara mirė tė marketingut politik. Por gjuajtjen fatale ndaj dimensionit politik e ilustron edhe futja e personave apolitikė nė lista, apo pėrdorimi i vip-ave gjatė fushatės. Duke synuar qė t‘i instrumentalizojnė kėta individė pėr tė bėrė pėr vete votuesit, tė gjitha partitė kanė rendur qė tė pėrfshijnė nėpėr lista apo gjatė fushatės sa mė shumė individė tė njohur apo popullorė qė u pėrkasin fushave tė tjera, por qė s‘kanė tė bėjnė me politikėn. Nė rend tė parė janė individėt e shoqėrisė civile, ku shihet nė lista njė gėlltitje e madhe e disa prej drejtuesve tė vjetėr tė organizatave kryesore joqeveritare tė vendit tonė si: Hysi, Bushati, Hoxha. Pėr tė kompleksuar publikun me autoritetin akademik janė pėrfshirė nė lista nga bota universitare si Kule e Rrokaj. Po kėshtu janė pėrfshirė artistė si Bulku apo Xhuvani, sportistė si Fortuzi, e madje edhe personazhe tė programit shumė popullor televiziv, "Big Brother". Politikanėt janė duke u pėrpjekur qė tė huazojnė popullaritetin e imazhit tė grupeve muzikore si "Elita 5" e "West Side Family", tė luajnė nėpėr skena mitingjesh nė mėnyrė tė papėrmbajtur e aspak etike me ndjeshmėrinė e qytetarėve ndaj imazhit tė fėmijėve, apo simboleve kombėtare. Aq tė dėshpėruar pėr tė shfrytėzuar individėt qė pėrfaqėsojnė diēka janė partitė, sa PD vendos nė pozicione tė sigurta nė listat e veta dy pėrfaqėsues tė minoritetit grek, PDK nė mėnyrė demonstrative shpall njė kandidat nga minoriteti shqiptar me ngjyrė dhe G99 njė individ paraplegjik. Vobektėsia e pėrmbajtjes bie qartė nė sy edhe po tė shihen motot apo emėrtimet nė fushatė, qė ngjallin mė shumė pyetje sesa japin pėrgjigje pėr ndonjė alternativė apo vizion konkurrues, koalicioni i drejtuar nga PD quhet Aleanca pėr Ndryshim, ai i PS-sė quhet Bashkimi pėr Ndryshim, kurse motoja e Polit tė Lirisė thotė Ndryshimi jemi ne. Po ēfarė po ndryshon apo duhet tė ndryshojė nė Shqipėri, nė cilin drejtim duhet tė shkojė ndryshimi, me ēfarė shpejtėsie dhe me ēfarė taktike, mjeti apo trajektore duhet tė bėhet ndryshimi? Tė gjitha kėto pėrpjekje tė dėshpėruara pėr tė kompensuar paaftėsinė politike nuk janė gjė tjetėr pėrveēse dėshmi tė senilitetit, sterilitetit dhe delegjitimimit tė elitės aktuale politike shqiptare dhe tė regresit tė lojės politike nė Shqipėri.

Jep njė mendim mbi kėtė temė:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA