Halabakėri diplomatike!

Shkruar nga: Alban Tartari  
Botuar më: 4 vite mė parė

Ajo qė ndodhi dje (7 Maj) nė Turqi nuk ėshtė tjetėr veēse njė halabakėri diplomatike. Dhe e keqja ėshtė se nuk ndodh pėr herė tė parė. Mendoni se ēfarė impakti e ndikimi ka ajo tek zyrėtarėt e huaj, ata tė vendit pritės apo konkretisht tė vendit ku ndodhi ngjarja... Ėshtė e turpshme dhe treguese se Shqipėria nuk ka dhe me kėtė ecuri s’mund tė ketė kurrė njė shėrbim tė jashtėm tė pastėr e tė aftė! Personi i kapur nė Turqi mė 65 kg heroinė s’mund tė justifikohet me pagėn e ulėt apo me kushedi ēfarė tjetėr, ai s’mund tė thotė asgjė dhe s’mund tė bėjė mė asgjė pėr imazhin e nėpėrkėmbur qė i bėri peshqesh vendit tė tij! Ai individ pėrfaqėsonte kėtė vend, kėtė shtet e kėtė shoqėri e jo thjesht veten e tij. Pėr kėtė arsye, ai duhet tė dėnohet dyfish pėr dėmin e shkaktuar. Nė radhė tė parė, njė ngjarje e tillė ul nė nivelet mė tė ulėta kredibilitetin e diplomatėve tanė. Shėrbimi i jashtėm nuk ėshtė njė lodėr. Ai ėshtė mundėsia e pėrfaqėsimit tė kėtij vendi nė botė. Ndaj edhe oshilacionet politike nė kėta 18 vjet, vetėm e kanė dėmtuar e shkatėrruar atė ndėrsa njerėz qė s’kanė asnjė lidhje me diplomacinė, marrėdhėniet ndėrkombėtare e aq mė tepėr me pėrfaqėsimin e imazhit tė Shqipėrisė janė pėrfshirė. Sado anonim tė jetė trafikanti diplomatik, ai lė njė njollė ashtu si edhe punonjės tė tjerė tė shėrbimit tė jashtėm qė janė pėrfshirė nė skandale tė kėtij lloji. Ka njerėz tė ndeshėm qė i karakterizon ndjenja e patriotizmit nė kėtė shėrbim. Personalisht kam pasur mundėsinė tė njoh shumė prej tyre nė shumė vende tė botės. Janė diplomatė seriozė e tė pėrkushtuar dhe gjithmonė tė rrezikuar nga politika. Dhe mė vjen keq qė edhe ata duhet tė ecin kokulur nė takimet e recepsionet qė zhvillohen nė vendet ku shėrbejnė vetėm e vetėm se ca “halabakė diplomatikė” si ky i fundit gjenden mes tyre. E dyta, sado anonim tė jetė ai, shteti shqiptar nuk ėshtė anonim. Ēdokush e di imazhin qė ne gėzojmė jashtė Shqipėrisė qė mė shumė se dashakeqėsia e fqinjėve e ka sjellė dashakeqėsia jonė ndaj vetvetes. Ngjarja e fundit thjesht e pėrforcon kėtė imazh. Tregon qė ky vend ėshtė njė republikė bananesh qė njė shėrbyes publik kthehet nė trafikant publik. Pėr sa mė lartė, MPJ nė mėnyrė direkte por edhe politika (forcat politike qė qeverisin) duhet t’i japin fund kėtij fenomeni. Ata duhet tė aplikojė terma e kushte tė veēanta pėr tė punėsuarit nė kėtė sektor e jo thjesht teserėn pėrkatėse tė partisė... Shėrbimi i jashtėm nuk ėshtė fletė lavdėrimi pėr punė tė mirė nė fushatėn elektorale. Shėrbimi i jashtėm s’mund tė jetė ēerdhe trafikantėsh e tė paaftėsh qė ēohen jashtė se s’mund tė bėjnė asgjė kėtu. MPJ duhet tė aplikojė terma e kushte tė veēanta pėr ata qė shėrbejnė jashtė por edhe sanksione tė veēanta nė rast shkeljesh e dėmesh. Nėse jo, atėherė MPJ dhe kushdo forcė politike qė drejton, le t’u mbajė ison kėtyre halabakėve diplomatikė. Nėse nuk e bėjmė, krekosja jonė prej gjeli nė takimet ndėrkombėtare, nuk ėshtė veēse njė tallje publike qė i bėjmė vetvetes. Tė tjerėt thjesht mund tė gajasen me komedinė.

Jep njė mendim mbi kėtė temė:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA