Tym me kredi

Shkruar nga: Virion Graēi  
Botuar më: 13 vite mė parė

Virion Graēi
Tym me kredi

Secili emision sponsorizohet, secili personazh televiziv ka sponsorėt e tij, pėr veshjen, pėr kėpucėt, pėr ēorapet, pėr shaminė e hundėve. Dhe i deklaron pareshtur ata, nė ēdo pesė-gjashtė minuta transmetim. Ndonjėherė fakti se kush e sponsorizon emisionin e radhės dhe rreckat e drejtuesit tė tij, tejkalon vetė emisionin: tejkalon tė ftuarit, pikėpamjet e diskutuara, problematikėn, apo mbresėn estetike qė tė ka lėnė shfaqja, nėse ėshtė rasti pėr njė spektakėl me pretendime kulturore. Sponsorizimet janė praktikė e njohur ndėrkombėtare, por jo nė ēdo gjė, jo nė kėtė masė, jo nė kėtė mėnyrė asfiksuese, jo kaq brutalisht nė hapėsirėn e pėrbashkėt publike. Pėr tė mos bėrė padashje gabimin e ndėshkueshėm tė antireklamės, themi pa pėrmendur emra, se, megjithatė, dy-tre e shumta katėr janė sponsorėt e pjesės dėrrmuese tė programeve dhe shfaqjeve televizive, qė vėrshojnė nė shtėpitė e shqitarėve sot. Ėshtė e nevojshme qė tė ketė sponsorizime, duhet tė pėrkrahen nisma dhe projekte qė nė terma tė ekonomisė sė tregut nuk dalin rentabėl, etj., etj., por, ngjan e padrejtė, madje e rrezikshme qė ēdo investim pėr debat publik, pėr kulturė masive, pėr kronika e reportazhe problemorė, pėr dokumentarė ngjarjesh e personash historikė, pėr informacion, pėr sendėrtim ambiciesh krijuese, tė dalė nga sponsorizimet. A s’mund tė bėhen pa pengje e garanci sponsorash tė dukshėm e tė padukshėm, sė paku ato emisione ku diskutohen ēėshtje tė mprehta tė aktualitetit, me karakter tė pėrgjithshėm mbarėshqiptar, pėr shembull, ēėshtje tė politikės sė jashtme, tė pluralitetit fetar, tė historisė sė Shqipėrisė, pėr periudha tė veēanta dhe pėr zona tė ndryshme tė vendit? “Si miku, edhe byreku”, thotė populli: tė njėjtėt sponsorė veprimtarish e prodhimesh televizive, tė njėjtėt pėrfitues. Hamendėsohet saktėsisht se kush janė tė ftuar sonte nė mbrėmje, nė orėn mė tė shikuar, pėr ēėshtjen mė tė debatueshme tė ditės; dihet nė vija tė pėrgjithshme se ēfarė do tė thonė. Merret me mend kush do tė jetė pėrballė tyre i zgjedhur si “kundėrshtar”. Me kėtė vėrejtje, nuk dua tė qortoj praninė e disa analistėve qė janė aftėsuar gradualisht dhe jetojnė me kėtė punė. Problemi ėshtė te platforma bazė e debatit, si dhe te pjesa variabėl e programit, te tė ftuarit e tjerė, te gjysma pėrherė e munguar nė studiot e televizioneve tona: opinioni i mirėfilltė qytetar, argumenti kundra, prova e paraqitur nga pala tjetėr. Nuk po rrėfejmė delire tė tjekaluara ksenofobėsh, por njė realitet: mungesėn e pavarėsisė, mungesėn e opinionit tė shėndoshė publik, mungesėn e njė tregu real pėr prodhimet kulturore e publicistike. Informacioni i paanshėm, debati i ndershėm e korrekt midis palėsh qė pėrfaqėsojnė realisht interesa, pikėpamje dhe fakte tė ndryshme, frymėzon qytetarėt nė luftėn e tyre pėr tė drejtėn, formon e edukon ndjenjėn e protestės kundėr abuzimeve e shkeljeve tė tė drejtave tė tyre. Informacioni i paanshėm, debati midis tė barabartėsh, qė vėrtetė mbrojnė praktikisht interesa madhore tė ndryshme, shkojnė nė kah tė kundėrt me interesat ditore e strategjike tė sponsorėve “bujarė”. Kemi pėr pasojė njė pseudo-kulturė masive, njė gjoja liri shprehjeje, njė gjoja debat tė hapur pėr ēdo problem. Njė propagandė e kėtillė e kamufluar, e ideuar dhe e ushqyer nga sponsorėt e ndryshėm, brenda kornizave tė interesave tė tyre, duke komercializuar faktet, emocionet, simbolet, kujtesėn historike, dilemat dhe ankthet tona kolektive, mbarėshtron mercenarizėm, amulli, pasivitet, mite tė rreme kulturore e artistike, nėnshtrim e injorancė. Nė kushtet kur cilėsia e shkollave ėshtė nė rėnie, kur arsimi universitar ėshtė i kompromentuar prej utilitarizmit ditor dhe fiktivitetit galopant, nė kushtet tona, kur fatėkeqėsisht nuk lexohet asgjėkundi, as nė biblioteka, as nė arkiva a gjetkė, masat e gjera, fėmijėt, adoleshentėt, shtėpiaket, tė papunėt (qė pėrbėjnė sė bashku pjesėn dėrrmuese tė popullatės) armatosen “intelektualisht”, “politikisht” e “estetikisht” prej ekraneve, duke gromėsirė. Dijet e tyre natyrore, historike, gjeografike, etnografike, atje marrin lėndė tė parė, aty nisen e aty bitisen. Shijet tyre pėr muzikėn, pėr humorin, pėr librin artistik, pėr kinemanė, pėr shfaqjen teatrale, pėr spektaklin variete, janė nėn agresionin e ėmbėl televiziv; keq-kultivohen kur kemi tė bėjmė me mosha nė formim, deformohen e tėhuajėsohen kur kemi tė bėjmė me njerėz tė njė brezi mė tė pjekur kulturalisht. Shija e ulėt, gjykimi i ulėt, perceptimi i deformuar dhe interpretimi vulgar i dukurive dhe fenomeneve tė rėndėsishme tė shoqėrisė, kur shumohen siē po shumohen, kur bėhen masive siē po bėhen, bėhen modė, bėhen normė pėr tė gjithė ne, bėhen faktor pėrcaktues historik. Sipėrmjarrjet private televizive nuk duhet ta shpėrdorojnė privatisht vėmendjen tonė, pritjen tonė intuitive dhe kėrkesat tona njerėzore. Jo vetėm prirje nga komercializimi i skajshėm i ēdo gjėje qė mund tė konvertohet, aty pėr aty, nė njė dorė tė hollash. Institucione shtetėrore, si Televizioni Publik Shqiptar, me tė ardhura tė sigurta prej taksapaguesve, nėpėrmjet buxhetit tė shtetit, lypin poshtė e pėrpjetė sponsorizime edhe pėr disa emisione e biseda, ku investimi finalizohet me ndonjė karrige tė pasigurt pėr tė ftuarin qė guxon tė ulet nė tė, me njė tavolinė qė tundet e shkundet, me ndonjė shishe ujė, dhuruar nga njė tjetėr sponsor “gjeneral”. Nė shkėmbim tė vlerės monetare tė pėrftuar nė ēdo rast sponsorizimi, ėshtė sakrifikuar pėrmbajtja e prodhimit televiziv. Idetė dhe pikėpamjet qė artikulohen aty, figurat a ngjarjet qė pėrkujtohen a lihen enkas nė harresė, morali dhe mesazhi qė pėrēohet, vizionet dhe versionet me tė cilat ushqejnė pėrdhunshėm shoqėrinė tonė dhe qytetarėt e saj, janė tjetėr pasuri e pataksueshme dhe e padeklaruar e parelinjve “bujarė”. Ne, shikuesit e zakonshėm, nuk humbasim vetėm kohėn duke pėrtypur “falas” prodhimet e sponsorizuara prej tyre.

Jep njė mendim mbi kėtė temė:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA