A ka "standarde" pėr politikanėt?

Shkruar nga: Gėzim Tushi  
Botuar më: 13 vite mė parė

Gėzim Tushi
A ka "standarde" pėr politikanėt?

Me sa duket, erdhi koha e kapėrcimit tė idesė sempliste, sipas tė cilės, politikan dhe politikė mund tė prodhojė kushdo pavarėsisht nga profesioni, aftėsitė, niveli kulturor, formimi dhe personaliteti. Tashmė, duket se ėshtė e sigurt qė "klasa politike" do tė jetė pėrherė e mė tepėr pėrballė kėrkesės imperative, filtrit tė publikut, pėr tė qenė e aftė, kulturalisht e detyruar, pėr tė plotėsuar parametrat individualė qė duhet tė ketė politikani, pėr tė qenė nė nivelin e kėrkesės publike, qė t'i shėrbejė politikės profesionalisht dhe jo intuitivisht, me njohuri tė plota teorike dhe jo thjesht me "pėrvojėn empirike profesionale".

Nėse kėtė kėrkesė do ta bėjmė njė "standard detyrues" pėr politikanėt profesionistė, me siguri qė njė pjesė e "klasės politike", nuk e kalon dot "traun e standardit" tė politikės si profesion. Deri tani, pėrgjithėsisht, politikanėt tanė nuk e kanė perceptuar imperativin e kėsaj kėrkese, ndaj kanė mundur tė "jetojnė tė bashkuar", duke krijuar "oligarkitė partiake" nė partitė e tyre, duke siguruar mbėshtetje numerike tė votave, duke maskuar nė kėtė mėnyrė aftėsitė dhe kapacitetet e munguara. Politikanėt shqiptarė janė bėrė mjeshtra tė "politikės, si pazar partiak i mbyllur", ata e njohin mekanizmin e manipulimit dhe pėrpunimit me "militantėt e devotshėm". Por tashmė duket se koha ka ndryshuar. Ka ndryshuar edhe pesha e "grupit militant" nė vendimmarrjet politike brenda partive dhe jashtė saj. Kjo ėshtė shenjė e pjekurisė politike dhe pėrgjegjėsisė sociale, pėr tė ndalur infiltrimin nė politikėn profesioniste tė njerėzve qė nuk kanė aftėsi, staturė kulturore, intelektuale, personalitet publik, pėr tė qenė nė "rolin e politikanit".

Politikės profesioniste ka filluar t'i "dalė kallaji". Periudha nga zgjedhjet e vitit 2005, ka qenė e mjaftueshme pėr tė "zhveshur nga galvanizimi" shumė politikanė qė mundėn tė infiltrojnė nė Parlament. Tempulli i demokracisė vėrtet nuk ėshtė "universitet", por nuk mund tė mos jetė nė tė njėjtėn kohė, "tempull i dijes", i kulturės polivalente, i fjalės sė bukur dhe elokuencės sė shprehjes politike.

Shoqėria shqiptare ka filluar tė "ridimensionojė konceptin", tė rritė pretendimet sociale pėr standardet qė duhet tė plotėsojė politikani profesionist. Tani duket qartė se defekti social qė jep kėtė produkt me cilėsi tė ulėt ėshtė i lidhur me "mekanizma dhe stratagjema" pėrdorin partitė politike, pėr tė manipuluar nė "45 ditė" elektoratin, qė t'i bindet verbėrisht, "pa kushte", zgjedhjes dhe "vullnetit tė partisė", duke e bėrė procesin e "ndėrtimit dhe rindėrtimit" tė klasės politike njė proces tė thjeshtėzuar, tė kollajshėm, njė privilegj qė mund tė realizohet pa "sforcime mendore e volitive".

Disa politikanėve dhe deputetėve, as qė u bie ndėr mend se profesioni i politikanit ėshtė nga mė "polivalentėt" nga mė tė ngatėrruarit, i cili kėrkon jo vetėm militantizėm dhe besnikėri, por dhe njohuri tė gjėra. Nuk mendoj se duhet tė ngremė "paradigmėn maksimale", qė politikani tė jetė shkencėtar. Natyrisht jo, por nuk mund tė mos pranojmė se roli i politikanit profesionist, ėshtė i pamundur tė realizohet pa njohuri tė renditura, sistematike, nga politologjia, filozofia, pėr tė kuptuar "dimensionet e politikės" si profesion. Njohuritė dhe kultura sociologjike, njohja e shkencave shoqėrore, janė ndoshta nga mė tė domosdoshmet. Unė e di qė politikanėt me kulturė tė kufizuar, apo me "gjysėm kulturė", do tė revoltohen, do tė sjellin si "kundėr-argument" pėr tė mbuluar tė "vėrtetėn personale", faktin se jo ēdo politikan duhet tė jetė patjetėr "filozof" apo "sociolog". Kėshtu ėshtė, sepse ka njė ndryshim nė esencė midis politikanit dhe filozofit apo sociologut. Politikani ėshtė "homo politicus", ndėrsa filozofi dhe sociologu janė "homo teoricus". Por e vėrteta e kohės moderne ėshtė se kėto role nuk janė tė ndara me "mur kinez", tė palidhura me njėra-tjetrėn. Kėto figura profesionale janė tė detyruara tė afrohen gjithnjė e mė shumė me njėra-tjetrėn, duke i shėrbyer qėllimeve "eksplicite" dhe synimeve tė "integruara". Politikani nuk mund tė bėhet njė "homo politicus" i vėrtetė, nuk mund tė luajė rolin e deputetit, tė politikanit profesionist, pa njohuritė e dobishme tė kėtyre fushave, tė cilat ai ėshtė i "detyruar" t'i zotėrojė. Sepse sociologjia, fjala vjen, si shkencė, njohuritė sociologjike, siē ka thėnė me tė drejtė Maks Veberi, kanė tė bėjnė me "strukturėn dhe dinamikėn e qėnies njerėzore". Nė kushtet e shoqėrisė qė "modernizohet dhe ndėrlikohet" nė mėnyrė tė pandėrprerė, "aftėsitė sociale" tė politikanit, janė konditė e domosdoshme. Politika jonė profesioniste, veēanėrisht Parlamenti i ka "me pakicė" politikanėt qė dėshmojnė aftėsi pėr tė interpretuar gjerėsisht dhe nė mėnyrė elokuente, ligjėsitė e jetės sociale. Dallohen pa vėshtirėsi politikanėt qė kanė mangėsi kulturore, njohuri tė kufizuara politike, kulturore e sociologjike dhe qė pėr tė mbuluar kėtė "handicap personal", bėjnė pėrpjekje tė sforcuara duke operuar vetėm me ca slogane tė thjeshtėzuara politike.

Ky "tip politikani" nuk ėshtė i veēuar, i izoluar, pėrjashtim, por, pėr fat tė keq, pėrbėn ndoshta njė "pjesė tė mirė" tė asaj qė ka dėshirė ta quajė veten zyrtarisht "klasė politike". Pavarėsisht se realisht janė shumė larg "entitetit adekuat" tė kėtij termi. Ndėrkaq ka nė politikėn tonė profesioniste, nė Parlament, "kavalierė tė politikės", qė plotėsojnė dukshėm parametrat dhe "standardet pėrkufizuese" tė politikanit tė karrierės, me njohuri tė plota, me kontribute konsistente nė politikė. Nuk mund tė mohohet, se edhe nė politikėn tonė ka politikanė me "staturė tė formuar", me aftėsi tė gjėra tė njohjes dhe interpretimit tė dukurive socio-politike, qė dinė tė analizojnė dukuritė e jetės politike, me njohuri tė thella dhe jo me "slogane tė pėrgjithshme". Jeta jonė tashmė ėshtė e komplikuar sė tepėrmi, proceset politike janė tė ndėrlikuar nė procesin e "ndėrvartėsisė sė pėrgjithshme". Kjo e bėn tė vėshtirė punėn pėr politikanėt me njohuri tė cunguara. Mungesa e njohurive dhe aftėsive pėr tė bėrė analiza, e ka bėrė politikėn tonė tė bezdisshme pėr qytetarin. Dėgjojmė deputetė qė flasin, por nuk thonė gjė, vetėm fjalė e fraza tė parafabrikuara tė politikės ordinere. Diēka mė ndryshe ca tė tjerė, kur vinė me "fjalime tė parapėrgatitura", tė cilat nė jo pak raste mezi qė munden t'i lexojnė. E keqja mė e madhe duket, kur ata janė tė detyruar tė "improvizojnė diskutim tė ēastit", pėr tė "gjetur" seritė e shkaqeve dhe tė pasojave" tė fenomenit qė diskutojnė. Nė kėtė rast dallohen lehtė ata qė "kanė ngatėrruar profesion", sepse publiku i dallon lehtė "politikaninėt mendjengushtė". Mungesa e mendimit tė vėrtetė, nuk mund tė kompensohet me fjalė e slogane, as me trimėritė e "militantizmit dikotomik". Parlamenti nuk ėshtė vend pėr "forcė fizike e trima", por pėr aftėsi mendore, tė analizės pėrgjithėsimit, parashikimit e parandalimit.

Jep njė mendim mbi kėtė temė:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA