Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Geri Kokalari, letër të hapur institutit greko-amerikan në Washington

Shkruar nga: Geri Kokalari  
Botuar më: 25 vite më parë

Geri Kokalari
Geri Kokalari, letër të hapur institutit greko-amerikan në Washington

“Mbi minoritetin Grek të Epirit të Veriut, IGA i bën thirrje qeverisë amerikane, në të mirë të interesave të saj dhe të qëllimit të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkanin jugor, të ndërmarri dialog diplomatik intensiv me qeverinë shqiptare për të siguruar shtetin ligjor dhe të drejtat themelore të njeriut, për këtë minoritet. SHBA duhet ta bëjë të qartë se, Shqipëria duhet t’i trajtojë minoritetet e saj në mënyrë të drejtë dhe humane, ashtu siç kërkon që të trajtohen minoritetet shqiptare të ndodhura në vendet fqinjë”.

Me këto fjalë ju sërish ia keni arritur të ndotni atmosferën, me mitet absurde greke të urrejtjes. Jo vetëm që shqetësimet e ngritura janë të pabaza, por agjentët e shovinizmit grek, si IGA, Federata Pan Epirote e Nik Keixh dhe organizata të tjera luftënxitëse që mbështesin deklaratat tuaja, nuk janë të kualifikuara për të dhënë këshilla mbi të drejtat e minoriteteve dhe stabilitetin rajonal. Për ta theksuar këtë pikë, dua t’ju rikujtoj një artikull opinioni të botuar në “Jewish Daily Forward” (http://www.forward.com/articles/greece-must-acknowledge-its-complicity-in-the-shoa/) me autor Endrju Apostolu, të titulluar “Greqia duhet të njohë bashkëpunimin e vet në Shoah”. Z.Apostolu thotë: “Në mars 1943, pushtuesit nazistë gjermanë, të ndihmuar në mënyrë të vullnetshme nga zyrtarë grekë të të gjitha niveleve, si dhe nga vetë policia greke, nisën të internonin çifutë nga Salonika, drejt kampeve të shfarosjes së Aushvic-Birkenau. Ata jo-çifutë, sipas deklaratave të dëshmitarëve, nuk shfaqën asnjë interesim për fatin e bashkëkombësve çifutë dhe mbas dëbimeve masive, qytetarët jo-çifutë nisëm grabitje në shkallë të gjerë të pronave çifute. Vetëm 2000 persona të komuniteti çifut mbijetuan, në krahasim me 47.000 që ishin në 1943.

Asnjë nga zyrtarët dhe policët grekë që morën pjesë në internimet e çifutëve drejt kampeve të vdekjes, nuk janë dënuar për këtë krim. Shumë nga pronat çifute ende nuk u janë kthyer pronarëve të ligjshëm”. Fatkeqësisht, shifra që paraqet z.Apostolu rreth numrit të viktimave të Holokaustit me kombësi greke, mund të jetë më e ulët sesa shifra reale. Sipas të ndjerit Harvi Sarner, autori amerikano-hebre i librit “Shpëtim në Shqipëri” (http://blog.aacl.com/rescue-in-albania/), numri total i çifutëve të internuar nga Greqia ishte afro 60.000. Gjithsesi, pavarësisht nga numri i saktë, këto krime janë tragjike në çdo lloj shkalle, por janë bëhen akoma më shqetësuese kur merret parasysh fakti se grekët nuk vepruar as për ta parandaluar këtë gjenocid.

Pasiviteti grek ndaj Holokaustit e bën akoma më revoltues pohimin tuaj antishqiptar, nëse shihen edhe aktet heroike të shqiptarëve. Ky kapitull historik është përjetësuar në “Shpëtim në Shqipëri”, ku Z.Sarner pohon, “Shqipëria është i vetmi vend në Evropë, ku çifutët nuk kanë rënë viktima të makinës vrasëse naziste... i vetmi vend i pushtuar, që e shmangu persekutimin nazist të çifutëve dhe ku 100% të çifutëve mbijetuan. Ishte i vetmi vend i pushtuar ku, pas Luftës së Dytë Botërore, popullata çifute ishte më e shumtë në numër në krahasim me përpara saj”. Gjatë pushtimit nazist, shqiptarët e vunë veten në rrezik të madh, si rrjedhojë e strehimit të çifutëve. Në shumë raste, fshatra të tëra shqiptare ishin në dijeni të çifutëve, që fshiheshin nga kriminelët nazistë. Këta çifutë merrnin identitete shqiptare dhe jetonin me familjet shqiptare, shumica e të cilave ishin të fesë myslimane. Në rastet kur vendndodhja e tyre mund të zbulohej, shqiptarët i lëviznin çifutët nga një familje në tjetrën, për t’i ndihmuar t’i shpëtonin kapjes.

Pse ky ndryshim radikal i fatit të çifutëve në Shqipëri, në krahasim me ata në Greqi? Sepse virtytet shqiptare të trimërisë, dhembshurisë, nderit, tolerancës dhe sakrificës, ishin më të forta sesa faktorët motivues për grekët: ruajtja e vetes dhe mungesa e tolerancës për persona me prejardhje të ndryshme etnike apo fetare. Meqë z.Sarner nuk është më mes nesh që të më mbështesë, mjafton të pyesni Abraham Foksman, drejtori i Ligës Anti-Shpifje, i cili ka qenë në krye të shumë ceremonive në nder të Shqiptarëve të Drejtë.

Zotin Foksman, mund edhe ta pyesni se çfarë mendon ai rreth përpjekjeve greke për të mbrojtur “të drejtat themelore të njeriut”, të 60.000 çifutëve, që paraardhësit tuaj ua dhuruan “Makinës Vrasëse Naziste”. Fatkeqësisht, shqiptarët e njohin mirë mirësjelljen greke në lidhje me minoritetet dhe “të drejtave themelore të njeriut”. Sepse ngjarjet që rrodhën gjatë shpërbërjes së pjesës ballkanike të Perandorisë Osmane, e tregojnë qartë se si Greqia aneksoi territore. E mbajmë mend shumë mirë se si në 1913, ushtarët grekë u tërbuan përgjatë jugut të Shqipërisë, duke vrarë burra, gra dhe fëmijë. Në disa raste, i mblidhnin burrat shqiptarë si të ishin kafshë, i fusnin në xhamitë e fshatrave dhe i vinin zjarrin ndërtesave, me banorët akoma të gjallë. Ulërimat e tmerrshme të atyre burrave i kanë përndjekur nënat, gratë dhe bijat, përgjatë jetës së tyre. Për më tepër, disa nga këto gra janë përdhunuar nga grupe ushtarësh grekë, duke mbartur kështu përveç dhimbjes, edhe turpin. Më thoni ju lutem, Z.Rosides, çfarë ndodhi me “të drejtat e tyre themelore”?

Shqiptarët kurrë nuk do t’i harrojnë ngjarjet e përshkruara nga Xhozef Xhakobs, Shefi i Misionit Amerikan në Shqipëri në 1945, i cili thotë: “Në vjeshtë të 1944 dhe gjatë muajve të parë të 1945, autoritetet (greke) në veri-perëndim të Greqisë, kryen akte të egra dhune ndaj 25 mijë çamëve (shqiptarë) banorë të Çamërisë, dhe i dëbuan nga shtëpitë e tyre”. Grekët më tej, vranë mbi 5 mijë burra, gra dhe fëmijë çamë, dhe dukej qartë se kjo ishte përpjekje për të krijuar një rajon kufitar me Shqipërinë të pastër etnikisht. Këto pogrome (masakra) ishin pika kulmore e spastrimeve etnike dhe gjenocidit që grekët ultra-nacionalistë e kishin nisur që në 1913. Në 1945, nacionalistët grekë e kishin spastruar atë zonë nga shqiptarët etnikë dhe kishin zhvatur pronat e tyre, që sot arrijnë vlerën prej rreth 4 miliardë dollarësh amerikanë. Dhjetëra-mijëra çamë shqiptarë jetuan në azil që prej asaj kohe dhe ndërkohë, Greqia nuk ka bërë asnjë përpjekje për të vënë në vend drejtësinë. Pyes veten, çfarë mendoni ju për “të drejtat themelore” të çamëve?

Marsin e kaluar është shfaqur një video në YouTube, (http://www.youtube.com/watch?v=LX9zt9CnKPY) ku tregohet se si ushtarët grekë, gjatë ushtrimeve këndojnë në kor: “Do përdorim lëkurën e turqve, për të bërë çizmet tona, dhe zorrët e shqiptarëve, për të bërë lidhëset.” Fakti që edhe një njësi e vogël e ushtarëve grekë bënë komente të tilla raciste është i dënueshëm, njësoj si veprimet e dënueshme të një grupi të vogël ushtarësh amerikanë në burgun famëkeq të Abu Graib në Irak. Por, fakti është se, këto lloj këngësh raciste janë institucionalizuar dhe mbështeten nga e gjithë struktura ushtarake greke. Akoma më shqetësues është fakti se, shfaqjet e racizmit nuk janë të izoluara vetëm brenda ushtrisë greke dhe ky fakt është një tjetër tregues i rrënjëve të thella të ksenofobisë dhe racizmit antishqiptar në Greqi. Kjo video gjithashtu, na kujton rrezikun që paraqesin ultra-nacionalistët grekë, ndaj, siç e quajtët edhe ju, “paqes dhe stabilitetit në Ballkanin jugor”.

Duke pasur parasysh se Greqia është vend anëtar i NATO-s dhe BE-së, këto organizma (sidomos SHBA, si një anëtar kyç i NATO-s) duhet t’i bëjnë presion qeverisë greke, që kjo ta hetojë këtë çështje thellësisht dhe të kërkojë veprime korrigjuese, me qëllim, që kjo sjellje të parandalohet në të ardhmen.
Nëse Shqipëria do të kishte në krye udhëheqës kompetentë, të fortë dhe patriotikë, qeveria e saj duhet t’i kishte kërkuar qeverisë greke marrjen e masave disiplinore ndaj ushtarëve që shfaqeshin në video, duke kënduar slogane raciste antishqiptare. Fatkeqësisht, Shqipëria po mban mbi kurriz “udhëheqës” të korruptuar, egoistë dhe pa karakter, si Sali Berisha dhe Fatos Nano, të cilëve u interesojnë më shumë ambiciet personale sesa mirëqenia e shqiptarëve. Për këtë arsye, “ish” komunistët Nano dhe Berisha, janë kthyer në shërbëtorë të interesave ekonomike greke dhe të makinacioneve vulgare të agjentëve shovinistë grekë, të udhëhequr nga Koloneli Anastas Janullatos. Sa i përket shpifjeve tuaja rreth situatës së popullatës minoritare greke në Shqipëri, të cilët janë rreth 30 mijë në numër, as qeveria amerikane, as ndonjë organizatë e njohur ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, nuk i ka mbështetur pretendimet tuaja revoltuese.

Kjo, për arsye se është fakt që minoriteti grek jeton krah për krah me shqiptarët, kanë disa burime mediatike që komunikojnë dhe botojnë vetëm në gjuhën greke, kanë një proporcion tri herë më të mirë nxënës/mësues në shkollat e tyre në krahasim me shqiptarët, gëzojnë një sistem që mundëson edukimin në gjuhen greke, nga shkolla fillore deri në universitet, si dhe kanë një përfaqësi më të lartë në qeverinë shqiptare, në krahasim me numrin e popullsisë.

Në të kundërt, qindra-mijëra shqiptarët etnikë që jetojnë në Greqi sot, janë viktima të “Helenizimit”, forma greke e spastrimit etnik dhe aparteidit, që përfshin diskriminim të rëndë shoqëror dhe institucional. Si pjesë kryesore të spastrimit etnik, shqiptarët detyrohen të ndërrojnë emrat e tyre në emra grekë, të konvertohen në fenë ortodokse dhe të flasin vetëm greqisht; dhe kjo u mundëson vetëm nivelin më të ulët të mundshëm ekonomik. Këto mund të quhen hapur shkelje të të drejtave të njeriut, ndërkohë që ju sfidoj të tregoni me fakte se grekët etnikë në Shqipëri, po trajtohen në ndonjë mënyrë që i ngjan sado pak këtij trajtimi të tmerrshëm.

Dhe ju dhe mbështetësit tuaj, keni pafytyrësinë të predikoni “të drejtat themelore të njeriut dhe të minoriteteve”? Kjo pozë e paturpshme i ka dhënë një kuptim të ri hipokrizisë (një fjalë me origjinë greke), që, sipas mendimit tim, duket se përkufizon një nga cilësitë më jetëgjata të karakterit tuaj. Nëse kihet parasysh e kaluara, grekët e kanë treguar me kohë mungesën e kredencialeve të duhura, për të këshilluar të tjerët mbi të drejtat e minoriteteve dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Përsa i përket emërtimit të gabuar të pjesës jugore të Shqipërisë, si “Epiri i Veriut” dhe shqetësimin tuaj fals, për “paqen dhe stabilitetin në Ballkanin jugor”, unë dua t’ju drejtoj një pyetje: Si është e mundur që ju jeni kaq të shqetësuar për “paqe dhe stabilitet” kur emërtimi që përdorni, “Epiri i Veriut”, është një pretendim i mbuluar dhe luftënxitës mbi territorin e një vendi tjetër të pavarur?

Në vend që të vazhdoni të hidhni gurë nga shtëpia juaj e xhamtë, ju sugjeroj të merrni hapat e mëposhtëm, me qëllim vënien në vend të drejtësisë: 1. Njihni bashkëpunimin grek me Holokaustin, lutuni që populli Hebre t’ju falë dhe njihni bëmat fisnike të “Të Drejtëve Shqiptarë”; 2. Spastrimin etnik dhe gjenocidin, që grekët kanë ushtruar kundër shqiptarëve dhe mbështesni një program për kthimin e pronave; 3. Nxisni qeverinë greke të ndalë abuzimet e të drejtave të njeriut të shqiptarëve; 4. Kërkoni hetim të plotë të çështjes së racizmit brenda rangjeve të ushtrisë greke dhe kërkoni të merren masa disiplinore kundër ushtarëve në video, që këndonin slogane raciste antishqiptare; 5. Mos i fryni më zjarrit të tensioneve etnike në Ballkan, duke e paraqitur në mënyrë të gabuar statusin e grekëve në Shqipëri; 6. Braktisni ambiciet tuaja luftarake për aneksimin e pjesës jugore të Shqipërisë.

Kuptohet, që shqiptarët nuk janë të përkryer dhe Shqipëria ka shumë probleme; ndërkohë që pesë dekada komunizmi dhe shtypjeje brutale, të kombinuar me konflikte rajonale të nxitura nga fqinjët e saj dhe nga udhëheqësit e saj të korruptuar, nuk e kanë përmirësuar gjendjen. Por, pavarësisht gjithë të metave të tyre, për një gjë populli shqiptar mund të krenohet, ndryshe nga grekët, historia e tyre e tolerancës ndaj të tjerëve. Në deklaratat tuaja, ju i bëni thirrje Amerikës të veprojë “në të mirë të interesave të saj”.

Kuptohet, që ka disa fusha me rëndësi strategjike, ku vetëm SHBA mund të ushtrojë presion ndaj qeverisë shqiptare dhe, çuditërisht, një nga këto fusha, ku biem të gjitha palët dakord, është respektimi i shtetit ligjor. Gjithsesi, është qesharake t’i kërkosh qeverisë amerikane të harxhojë kohën e saj për t’u marrë me një problem të paqenë, si minoriteti grek. Sa për sqarim, shqiptarët janë mbështetësit më të mëdhenj të SHBA-së; siç e tregon fakti që ushtarët shqiptarë po luftojnë përkrah ushtarëve amerikanë në Afganistan dhe Irak, madje, nuk është për t’u çuditur nëse flamuri amerikan valëvitet krah për krah flamurit shqiptar në çatitë e shtëpive shqiptare.

Kjo situatë është shumë ndryshe në Greqi, ku ka anti-amerikanizëm të fortë dhe vendi i vetëm ku valëvitet një flamur amerikan është ambasada e SHBA-së. Pendesa nuk mund të pritet nga ata që kanë praktikuar në mënyrë të vazhdueshme spastrime etnike dhe kanë ndihmuar apo kanë kryer gjenocid. Por gjithsesi, nuk është kurrë shumë vonë për të marrë një drejtim të ri, në interes të “paqes dhe stabilitetit në Ballkanin jugor”. Kështu, duke pasur parasysh edhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe pavarësinë e shpejtë të Kosovës, do të ishte mirë sikur në këtë periudhë të mundoheshit të zbatonit këshillën e ministrit të Jashtëm Maqedonas, i cili tha: “Lobi Greko-Amerikan bën mirë ta përqendrojë vëmendjen dhe energjitë e veta, për përmirësimin e situatës në vendin e tyre dhe për mbështetjen e stabilizimit të Ballkanit, brenda kuadrit unifikues të NATO-s”.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama