Demonstrata u provokua kryeministri Berisha te reflektoje

Demonstrata u provokua, kryeministri Berisha te reflektoje
16. 45: Rama: Demonstrata u provokua, kryeministri Berisha te reflektoje

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama tha sot se demonstruesit u provokuan, ndërsa bëri thirrje për qetësi.Sipas tij demonstrata filloi natyrshëm "u provokuan rëndë u goditën me kamionë ujëhedhës, më gazlotsjellës dhe asfiksues"- tha Rama


"Turp për ata që kanë mbajtur në këmbë pushtetin e vjedhur, provokuan gjatë gjithë ditëve dhe në këtë moment delikat në mënyrën më të pamundur një mase gjigande qytetarësh që deri në fund tregoi se ishte aty për të ngritur zërin paqësisht"

Rama tha se thirrja ime për Berishën është së ai më shumë se të tjerët të mos thellohet në rrugën qorre, që ka treguar gjatë gjithë kësaj periudhe. Sipas tij sot është dita për zgjidhje të domosdoshme për të mirën e gjithe shqiptarëve.

16:30
: Policia, plumba ne ajer ndaj protestuesve

Vijojnë të shtënat e armëve me breshëri, ndërkohë që në vendngjarje gazetarët raportojnë për rritjen e numrit të personave që ndodhen të shtrirë në bulevard para Kryeministrisë. Vazhdon të përdoret edhe gazi lotsjellës përveç armëve. Dyshohet për rritje të numrit të viktimave. Ndërkohë protestuesit nuk po tërhiqen nga ndërtesa e Kriministrisë.

15. 55 Tym dhe flake ne demonstrate

 
Histeria kolektive e demonstruesve të opozitës, të cilët duan me çdo kusht prej gati 2 orësh të hyjnë në godinën e Kryeministrisë përmes dhunës, duket se nuk po njeh kufi. Ajo ka arritur madje deri aty sa t’u vihet flaka jo vetëm makinave në bulevard, por edhe pemëve dekorative para Kryeministrisë. Njerëzit rrinë aty ende të ngujuar pa ditur më se ç’të bëjnë vetëm duke qenë pre’ e një plani dhune, i cili nuk po njeh më skema dhe përmasa.Ndërkaq, shumë demonstrues janë ngjitur në majë të Piramidës, duke brohoritur në majë të saj.Poshtë godinës së saj gjenden mjaft demonstrues të tjerë, ndërsa në sfond të tyre shfaqet tymi i zi dhe flakët e makinave që digjen ...

15. 15:

Protestuesit kanë filluar të mblidhen sërish para Kryeministrisë, pas një tkurrjeje të përkohshme të forcave të rendit. Situata paraqitet shumë e tensionuar, me demonstruesit që gjuajnë me gurë dhe policinë që reagon dhe që më parë përdori pompa uji për të shpërndarë turmën. Të acaruar, protestuesit kanë sulmuar disa makina civile, duke i thyer dhe kthyer përmbys, si dhe i kanë vënë flakën një automjeti të policisë. Shumë prej tyre pasi janë tërhequr kanë hipur mbi ndërtesën e piramidës. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është i mbuluar nga tymi.

14:50- VIJON SITUATA E TENSIONUAR

Situata e tensionuar po vijon para kryeministrise. Policia po mundohet te largoje turmen me gaz lotsjelles. Demonstruesit godasin me gure policine. Tym dhe sende te forta ne bulevardin "Deshmoret e Kombit".

14.40:
Policia shpërndan turmën e protestuesve

Është tensionuar situata para selisë së Kryeministrisë, ku policia pas gazit lotësjellës po përdor pompa me ujë për të shpërndarë demonstruesit.Kjo ndërhyrje i ka detyruar pjesëmarrësit që të tërhiqen nga qëndrimi i tyre para selisë së qeverisë. Situata u tensionua pasi disa nga protestuesit hodhën objekte ndaj kordonit të policisë që mbronte ndërtesën, e cila nga ana e saj reagoi me shkopinj gome.

Aktualisht situata paraqitet problematike. Protestuesit vazhdojnë të gjuajnë me gurë forcat e rendit dhe makinat e saj. Gjithashtu, dëgjohen edhe të shtëna që dyshohet të jenë të granatave të gazit.

14.30:
Gaz lotesjelles para Kryeministrise

Janë regjistruar edhe incidentet e para në demonstratën masive të qytetarëve, të organizuar nga partitë e opozitës. Nga pamjet filmike rezulton se pas afrimit të protestuesve pranë Kryeministrisë, kordoni i policisë i rreshtuar para saj ka përdorur shkopinjtë e gomës. Por nga ana tjetër janë edhe vetë protestuesit që po hedhin objekte të ndryshme ndaj policisë. Gjithësesi, gordoni i policisë nuk është përcarë dhe vazhdon të mbrojë selinë e Kryeministrisë. Ndërkohë, disa prej agjentëve kanë lëshuar bomba gazi.


14. 24 POLICIA KUNDERPERGJIGJET ME SHKOPINJ GOME

Në një moment policia kundërpërgjigjet me shkopinj gome duke i shtyrë protestuesit. Situata vazhdon të jetë e tensionuar

14. 21 DEMOSTRUESIT SHISHE E SHKOPINJ DRURI DREJT POLICISE

Protestuesit kanë nisur të hedhin objekte si shishe uji, shkopinj dhe cadra në drejtim të policëve që kanë krijuar kordon para kryeminsitrisë. Demostruesit po qëllojnë me cadra ndërsa policia po mbrohet me mburoje. Disa protestues gjuajnë drejt policisë me disa shkopinj të mëdhenj. Njërit poli c i është thyer dhe mburoja. Në një moment . Njërit policit i është thyer dhe mburoja. Në një moment policia kundërpërgjigjet duke shtyrë protestuesit


Demonstruesit para Kryeministrisë: “Ik”

Nuk është dashur shumë dhe një pjesë e mirë e demonstruesve kanë mbërritur tashmë para selisë së Kryeministrisë.Përvec pankartave që mbajnë kundër saj dhe flamujt kuqezi, ata bërtasin edhe me parrullat: “Berisha ik”.Pritet që numri i demonstruesve të rritet pas pak castesh, kur të kenë mbërritur edhe qytetarë nga zona të tjera të kryeqytetit.Selia e Kryeministrisë ndërkohë, është e rrethuar nga një tre kordone policie të vendosur njëri pas tjetrit, si dhe nga ushtarët e gardës, të cilët e kanë rrethuar atë me tela me gjemba. Ndërsa gjatë kalimit pranë ndërtesës së Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, manifestuesit kanë hedhur këpucë dhe vezë ndaj saj. 

ORA 13: 54 DEMOSTRUESIT MARSHOJNË DREJT KRYEMINISTRISË

Demostruesit të ardhur nga 4 kryqëzimet kryesore të Tiranës kanë nisur marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t'u vendosur para kryeministrisë.
Gjashtë kordonë të policisë janë vendosur para kryeministrisë, ndërsa forca të FNSH brenda godinës së kryeministrisë janë të armatosur. NEWS 24 raporton dhe për forca blu të armatosur dhe mbi godinën e kryeministrisë dhe të kryesisë së Kuvendit, ndërsa situata raportohet e qetë.
 
ORA 13:50 NDALOHET AUTOBUSI ME PROTESTUES, SHOFERI GJOBË 240 MIJË LEKE

NEWS24 raporton se në qytetin e Durrësit është ndaluar një autobus me protestues. Autobusi vinte nga Elbasani. Sipas gazetarit të NEËS 24 policia ka gjobitur shoferin me 260 mijë lekë pasi nuk ka paraqitur autorizimin në kohë.

ORA 13. 38 DEMONSTRUESIT: “QEVERIA JOTE KA RENE"

Përfaqësues të FRESH janë ndaluar mes dy ministrive të Transportit dhe ministrisë së Mbrojtjes, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, jo shumë larg kryeministrisë. Vazhojnë thirrjet me artopolant “Sali Gërcedi”, ndërsa mbajnë në dorë parrulla ku shkruhet “O Ilir o hajdut”. Në rreshtin e parë protestuesit kanë një shtrisë të madhe të kuqe ku shkruhet “Qeveria jote ka rënë”.

ORA13:24 PROTESTUESIT NDALOHEN PARA MINISTRIVE

Qindra protestues ndodhen në sheshi Skënderbej. Ata janë ndalur për pak minuta te ministria e Ekonomisë duke thirrur “Poshtë qeveria” dhe kanë marshuar në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Qarkullimi i makinave në sheshin Skënderbej është i kufizuar. Mjetet kthehen në rreth rrotullim duke mos lëvizur drejt Dëshmorëve të Kombit. Lëvizja e makinave bëhet vetëm në unazë. Në bulevard lëvizin vetëm makina të zyrtarëve, apo dhe mediave.

ORA 13. 14 POLICIA: PS GENJEN. SKEMI BERE PRESION MBI SHOFERE

Policia e Shtetit përgënjeshtron deklaratën e bërë nga përfaqësues të subjektit Partia Socialiste.  “Sqarojmë opinion publik se në asnjë rast Policia e Shtetit nuk ka ushtruar presion apo penguar asnjë mjet transporti gjatë lëvizjes së tyre në drejtim të qytetit të Tiranës.”- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së shtetit.

ORA 13.00 GARDA RRETHON KRYEMINISTRINE ME TELA ME GJEMBA

Gati një orë nga fillimi i demostratës disa ushtare te Gardes nisen të rrethojnë godinën e kryeministrisë me tela me gjemba. Telat me gjemba janë vendosur në kangjellat që rrethojnë godinën. NEWS24 raporton se eshte konfirmuar se kryeministri ndodhet brenda ne kryeministri.  Forca të shumta të policisë me mburoje kanë krijuar një kordon para godinës.  Në “Zogun e Zi” ka nisur grumbullimi i protestuesve për tu nisur drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit. NEWS24 raporton dhe për forca të shumta të policisë në këtë zonë që po minitorojnë situatën. Forca te shumta policie ruajne dhe godinat e ministrive.

ORA 12: 40 PS: QEVERIA PRESION SHOFEREVE TE TRANSPORTIT

Partia Socialiste denoncon sot për “presion të paligjshëm” të qeverisë mbi shoqëritë e transportit ndërurban. Në një prononcim për shtyp nga selia rozë deputetja socialiste Megi Ajtyresa tha se nga informacionet që kishin marrë nga terreni ”Një numër i konsiderueshëm shoferësh janë tërhequr për shkak të këtij presioni të turpshëm në Shkodër, Lushnje e gjetkë.”

Deputetja PS thotë se janë bërë gjithashtu dhe ndalime të shpeshta dhe kontrolle të pajustifikuara duke përmendur si shembull një rast të kontrollit në dalje të Shkodrës.

“Për çdo shkodran, lushnjarë a qytetar tjetër të Shqipërisë të ndalur padrejtësisht në rrugë do vijnë në demonstratë edhe më shumë kryeqytetas. Sali është e kotë, hapi rrugë zgjidhjes politike, demonstratat fillojnë sot po nuk mbarojmë më pa u gjetur zgjidhja. E cila fillon me fundin e koalicionit të turpit dhe pranimin e zgjedhjeve të reja.”- tha deputetja PS.

ORA 12:15 NISEN FIERI 45 AUTOBUSE E MAKINA TE SHUMTA ME PROTESTUES

Nga Fieri gati 45 autobuzë janë nisur në drejtim të Tiranës. Në linjë janë dhe furgonë dhe makina të shumta të vogla. Policia ka vendosur postoblloqe për të kontrolluar situatën, por qarkullimi i automjeteve të shumta në drejtim të Tiranës ka qenë i qetë dhe pa probleme.

ORA 11:30-POLICIA RRETHON SELINË E KRYEMINISTRISË

Ndërsa duhen rreth 3 orë të nisë demonstrata e parlajmëruara nga Opozita e Bashkuar, kordona të shumtë policie kanë rrethuar sot nga të katër anët selinë e kryeministrisë. Vihen re se policia është pajisur me kaska mbrojtëse dhe shkopinj gome.

Deri në këto momente trafiku I qarkullimit të automjeteve është i lirë ndërsa bien në sy masat e marra nga policia.

KORCE, 25 AUTOBUSE E 100 MAKINA NISEN DREJT TIRANES

ORA 08:30- Në rrethe ka nisur grumbullimi i qytetarëve të cilët do ti bashkohen demostratës së opozitës mesditën e sotme në Tiranë. Në qytetin e Korcës, NEWS24 raporton se sot në mëngjes rreth 25 autobuzë dhe përafërsisht 100 makina të vogla, të cilat po bëheshin gati për tu nisur drejt Tiranës, për të qenë të pranishëm në demonstratën e orës 14:00 para kryeministrisë. Burime nga Partia Socialiste e Korcës bëjnë me dije se ky është marshimi më i madh që është bërë ndonjëherë nga Korca në Tiranë. Ata shprehen se pjesëmarrësit nuk janë vetëm simpatizantë të PS-së, por dhe qytetarë të tjerë pavarësisht bindjeve politike. NEËS24 raporton se pritet që numri i automjeteve të rritet po të merret parasysh grumbullimi i protestueve në rang qarku.

SOT DEMONSTRATA E OPOZITES NEN MASA TE RREPTA SIGURIE

ORA 07:00-Do të zhvillohet sot në mesditë demonstrata e paralajmëruar e opozitës së bashkuar shqiptare për të kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme.Me sloganin “Berisha dorëzo bllokun” protestuesit, të ardhur dhe në rrethe të ndryshme të vendit, pritet të mbushin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” rreth orës 14.00.

Organizatorët e demonstratës bënë të ditur dje, se itinerari i demonstruesve do të jetë i tillë: Stacioni i Trenit-bulevardi “Zogu i parë”, Zogu i Zi-rruga e “Durrësit”, 21 dhjetori-rruga e “Kavajës”, pallati me shigjeta-Unazë dhe filologjiku-rruga e “Elbasanit”. Të gjithë protestuesit, në koordinim me njëri –tjetrin do të krijojnë idenë e lumenjve të gjatë njerëzish që vërshojnë drejt bulevardit qendror, para kryeministrisë, duke demonstruar fuqinë edhe përmes numrit të madh. Në të gjitha pikat, grumbullimi do të nisë në 13:30, ndërsa në qendër parashikohet që njerëzit të jenë në orën 14:00. Burimet nga opozita thanë dje, se nuk do të ketë as podium dhe as foni, por demonstrues të rastësishëm mund të flasin me megafon, duke bërë thirrje dhe duke dhënë mesazhe kundrejt masës së njerëzve. Edhe fjalimet e krerëve të partive të opozitës nuk do të përjashtohen, por nuk do të jenë të gjata, ashtu siç ndodh në protestat e zakonshme. Fjala sot, do t’i lihet tërësisht popullit, ashtu siç kanë deklaruar edhe kryetari i PS-së dhe drejtues të tjerë të Opozitës së Bashkuar.

Gazeta Shqiptare duke iu referuar shifrave të raportuara nga drejtuesit lokalë të PS në rrethe shkruan sot se rreth 800 automjete e më shumë se 25 mijë persona pritet të “mësyjnë” sot Tiranën. Sipas tyre, këto janë vetëm shifrat që ata kanë në rrugë zyrtare dhe të organizuar, pasi pjesëmarrësit do të jenë dhjetëra herë më shumë.

POLICIA MERR MASA

Një plan konkret masash janë marrë dhe nga policia për të ruajtur rendin gjatë ditës së sotme dhe për të parandaluar çdo akt dhune gjatë demonstratës së opozitës.

GSH shkruan sot se rreth 3500 efektivë policie do të jenë në gadishmëri sot. Përveç sektorëve të hetimit të krimeve, akteve terroriste, punonjësve të policisë së rendit që do të jenë përkrah turmave, policia rrugore do të jetë në gatishmëri thuajse 24-orëshe, e instaluar jo vetëm kryqëzimeve por edhe hyrje-daljeve të Tiranës.

Një sërë rrugësh do të merren në mbrojtje nga policia rrugore. Konkretisht bulevardi, rrugë e “Durrësit”, e “Kavajës”, e “Elbasanit” do të mbikëqyrën në mënyrë të rreptë për të mundësuar qarkullimin normal në Tiranë.Në një njoftim për shtyp, Policia e Tiranës bëri të ditur dje se tubimet sipas itinerarit të njoftuar, do të monitorohen me kamera.

Mazhoranca akuzon opozitën se kërkon ta marrë pushtetin me dhunë, ndërsa Opozita thotë se do largimin e Berishës dhe zgjedhje të reja.

Demonstrata po ndiqet me vëmendje dhe nga nga komuniteti ndërkombetar. Ambasada amerikane në Tiranë lëshoi dje një deklaratë ku ndër të tjera thuhet se mbështet çdo lloj forme proteste të popullit, gjithmonë nëse ato nuk janë të dhunshme dhe respektojnë institucionet.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama