Vdesin njekohesisht pas 70 vjetesh bashke

Vdesin njekohesisht pas 70 vjetesh bashke
Një çift i përkushtuar, i martuar prej 70 vitesh, ndërroi jetë pothuajse njëkohësisht në Angli një ditë më parë, në atë që është konsideruar prej gazetave si një histori e vërtetë prej Romeo e Zhuliete. 93-vjeçari Bert Swan dha frymën e fundit në një spital në Suindon, pas një infeksioni të brendshëm, vetëm 11 orë pasi gruaja e tij 91-vjeçare Doreen pati vdekur papritmas. Ai nuk e mësoi dot kurrë lajmin.

Ndonëse jetonin në dy dhoma të veçuara në një shtëpi përkujdesjeje, çifti nuk harronte kurrë të puthej në buzë, sa herë që takoheshin gjatë ditës. Ashtu siç jetuan për 70 vjet së bashku, që kur u martuan në të 20-tat e hershme, të dy do të varrosen pranë, në një ceremoni të përbashkët.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama