Semundjet me te shpeshta te veshkave si kurohen ato

Semundjet me te shpeshta te veshkave, si kurohen ato
Veshkat janë organe çift, të vendosura në të dy anët e shtyllës kurrizore, menjëherë poshtë kafazit të kraharorit. Në brendësi të secilës veshkë, ndodhen rreth një milionë struktura të vogla, të quajtura nefrone, të cilat bëjnë të mundur filtrimin e gjakut. Dëmtimi i këtyre neuroneve, çon në shfaqjen e sëmundjeve të veshkave. Në përgjithësi ky dëmtim zhvillohet në mënyrë të ngadalshme dhe të fshehtë në vite, çka sjell shpesh një diagnostikim të vonshëm të këtyre sëmundjeve. Veshkat rregullojnë balancën e ujit në trup dhe përbërësve të tjerë kimikë në gjak si, natriumin, kaliumin, fosforin dhe kalciumin. Veshkat eliminojnë një sërë toksinash nga trupi ynë, prodhojnë disa hormone si: renina që ndikon në presionin arterial, eritropoetina që nxit prodhimin e qelizave të kuqe në palcën e kockave si dhe marrin pjesë në prodhimin e formës aktive të vitaminës D. Në disa raste, edhe pse veshkat janë të dëmtuara, ato mund të vazhdojnë të prodhojnë urinë, por bie efikasiteti i tyre në eliminimin e produkteve të katabolizmit nga gjaku, si të uresë. Për këtë arsye, këto substanca, do të vazhdojnë të qarkullojnë dhe të grumbullohen në organizëm(azotemia).

Sëmundjet

Kalkuloza renale është termi që përdoret në rast të pranisë së gurëve në sistemin urinar. Madhësia dhe përbërja e tyre është e ndryshme dhe mund të shkaktojnë dhimbje të forta. Qëllimi i trajtimit është heqja e tyre, parandalimi i infeksioneve dhe i ripërsëritjes së tyre. Meshkujt janë më shpesh të prekur se femrat. Infeksionet e traktit urinar shkaktohen nga prania e shtuar e baktereve në urinë. Infeksionet janë më të shpeshta te femrat sesa te meshkujt. Insuficienca renale zhvillohet kur veshkat nuk janë më të afta të rregullojnë balancën e ujit dhe përbërësve të tjerë kimikë në gjak. Insuficienca renale është e formës akute (fillim i menjëhershëm dhe humbje e përkohshme e funksionit të veshkave) dhe mund të jetë pasojë e traumave, hemorragjive, përdorimit të disa medikamenteve, gjendjeve skeptike etj. Insuficienca renale kronike, është një ulje graduale në vite e funksionit të veshkave deri në humbjen e aftësisë për të eliminuar nga organizmi substancat toksike, që shoqërohet me rritje të vlerave të azotemisë dhe kreatinemisë. Proteinuria është rritja e

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama