Skandal ne Greqi mjeket heqin apandesitin e shqiptareve per te rritur pagat

Skandal ne Greqi, mjeket heqin apandesitin e shqiptareve per te rritur pagat
Një tjetër skandal ka përfshirë Greqinë në raport me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj. Shumë emigrantë shqiptarë kanë pësuar abuzimet e mjekëve grekë, pasi u janë hequr apandesitët. Revista e njohur amerikane “The Atlantic”, shkruan në një raport të gjerë, se hetimet u bënë nga një universitet në Janinë, të cilat kanë zbuluar se në gjashtë spitale greke janë kryer abuzime.

Zbulimi i skandalit

Në shkrimin e kësaj faqeje, thuhet se mjekët grekë kanë gabuar dhe abuzuar në vitin 2001. Në atë kohë qarkullonin zëra për abuzime të tilla, teksa një mjeke e re e quajtur Athina Tatsioni, shprehu gatishmërinë për të verifikuar akuzat e ngritura së bashku me kolegë të Politeknikumit të Universitetit të Janinës. Pas nisi punën hetuese, ajo zbuloi se operacionet për heqjen e apandesitit, tek pacientët me emra e identitet shqiptar në 6 spitale të ndryshme greke, kishin trefishin e mundësive të ishin më të shëndetshëm përkundër atyre të të sëmurëve me emra grekë.

Shkrimi

“Ishte e vështirë të gjeje një revistë për të botuar studimin, por ia dolëm” kujton studiuesja Tatsioni. Dhe “zbulova se të ishe një kërkuese shkencore është diçka e mrekullueshme”. Shkrimi i gjatë flet për kërkimet shkencore të profesorit të njohur John Ioannidis, i cili drejton kampusin e fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Janinës i shkolluar në Harvard. Në bazë të studimit, është vërtetuar se heqja e apandesitëve nuk ishte bërë konform rregullave. Kirurgët grekë të këtyre spitaleve frynin numrin e operacioneve për të marrë rroga dhe përqindje më të majme, duke abuzuar me profesionin. Sipas të dhënave nga Instituti i Punës i Sindikatës së Përgjithshme Greke aktualisht në Greqi jetojnë 762.191 emigrantë nga të cilët 54,5 % (419 1510 vetë) janë burra dhe 45,5 % (346 639 vetë) janë gra. Emigrantët nga Shqipëria përbëjnë shumicën me 57.5 %.

Sipas studimit emigrantët në përgjithësi përbëjnë 7 % të numrit të përgjithshëm të popullsisë greke. Pjesa dërmuese e emigrantëve (54.5 %) deklarojnë si shkak kryesor të largimit nga atdheu i tyre pamundësi për të gjetur një vend pune të sigurt. Megjithëse 28 % e emigrantëve kanë përfunduar një shkollë të mesme dhe 8 % kanë përfunduar universitetin ose disponojnë tituj shkencor, janë të punësuar si punëtor të pakualifikuar. Sipas studimit 90 % e emigrantëve janë rrogëtar, 6.5 % punojnë të pavarur, 1.7% ndihmojnë pa pagesë dhe vetëm 2.8 % e tyre kontrollojnë biznese private. Mbi 1/3 e emigrantëve janë të punësuar si punëtorë të pakualifikuar, 1/4 si teknikë dhe 4.4 % si nëpunës transporti dhe shoferë. Shitës në dyqane apo tregun e lirë janë të punësuar 10.4 % ndërsa 7 % janë të punësuar në sektorin bujqësor dhe 9.6 % në profesione të tjera.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama