Regjistroni domainin tuaj .al

Akciza dhe kontributet me deklarim online ne 2011-n

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite më parë

Akciza dhe kontributet me deklarim online ne 2011-n
Akciza dhe kontributet me deklarim online ne 2011-n

Lista e taksave direkte që deklarohen nga biznesi përmes sistemit elektronik të instaluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve do të zgjerohet me futjen e dy shërbimeve të tjera. Bëhet fjalë për akcizën dhe kontributet shoqërore dhe shëndetësore, ose siç i quajnë ekonomistët e firmave private, listëpagesat. Prej kohësh administrata tatimore, konkretisht sektori që menaxhon “teknologjinë dhe informacionin” është duke punuar për zgjerimin e programit kompjuterik që do të përmbajë të dhëna shtesë.

Arjana Dyrmishi, drejtoreshë e Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, thotë se plani për futjen e dy taksave në sistemin e deklarimit online nga kompjuteri do të vihet në zbatim vitin tjetër. Sipas saj, mirëmenaxhimi që iu bë sistemit të ri të deklarimit të faturave të TVSH-së jep shanse për të investuar në zgjerimin e skemës.

“Aktualisht sistemi i IT-së i administratës tatimore është eficient dhe është duke përballuar deklarimin online të këtyre faturave tatimore të TVSH-së”, deklaron Dyrmishi. Deklarimi online bëhet brenda datës 5 të muajit pasardhës dhe në datën 14 bëhet ai i faturës përmbledhëse të tatimit mbi fitimin e parapagimit të kësteve dhe të tatimit mbi të ardhurat. Sipas drejtoreshës së Financave, aktualisht, administrata tatimore është duke investuar në sistemin IT-së në mënyrë të tillë që në vitin 2011, të përballojë deklarimin online të listëpagesave dhe të akcizës. Dyrmishi thotë se ka një pritshmëri pozitive te ky lloj deklarimi i listëpagesave, e cila është e lidhur me matjen në kohë reale dhe me eficiencat e përpunimit të statistikave në lidhje me numrin e kontribuuesve.

Data 15 tetor 2007 shënon fillimin zyrtar të shërbimeve të deklarimit të taksave nëpërmjet internetit dhe përkon me përurimin e selisë qendrore të DPT-së dhe të Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesve në Tiranë. Projekti financohet nga USAID dhe lidhet kryesisht me shmangien e fenomeneve negative që lindin nga kontakti direkt i biznesit me punonjësin e administratës tatimore.

Vendosja e taksave në regjim elektronik i jep biznesit më shumë shanse të operojë në kushte fleksibël, duke i shkurtuar kohën dhe kostot. Problemi qëndron te kapaciteti i administratës tatimore, ku në shumë raste është gjendur e papërgatitur për të përballuar fluksin e dërgesave elektronike. Bizneset ankohen për faqen e internetit të tatimeve se nuk funksionon plotësisht, ka rrjet të ngarkuar dhe për të dërguar deklaratat tatimore kërkon shumë kohë. Nga Drejtoria e Tatimeve jepen të gjitha garancitë se sistemi operon në kushte të sigurta dhe në momentet e mosfunksionimit të faqes, kjo vjen për shkak të volumit të lartë të dërgesave që biznesi i bën në momentet e fundit të skadimit të afatit.

Prova më e madhe e deklarimit të detyrimit dhe aktivitetit privat nga biznesi ishte muaji prill i këtij viti, kur për herë të parë, u vendos si kusht dorëzimi elektronikisht i librave të shitjes dhe blerjes. Duket se prova u kalua, pasi nga rreth 15.000 tatimpagues, të cilët sipas legjislacionit tatimor në fuqi, kishin detyrimin për të dorëzuar librat e shitje-blerjes, deri në orën 24:00 të datës 5 prill, e zbatuan detyrimin rreth 13.000 të tillë, ose gati 90 për qind e tatimpaguesve të regjistruar për TVSH dhe tatim-fitim. Deklarim elektronik i taksave do të thotë plotësim i deklaratave tatimore nëpërmjet internetit. Tatimpaguesit mund të hyjnë në sistemin e deklarimit elektronik përmes faqes së internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), duke klikuar te “TATIMET E MIA”, e më pas të procedojë sipas udhëzimeve përkatëse.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi