Alexander Powell Masakrat greke ne Shqiperi si ato te bolshevikeve ne Rusi

Alexander Powell Masakrat greke ne Shqiperi si ato te bolshevikeve ne Rusi
Pjese e shkeputur nga libri Nga Alpet ne Egje 1920 i gazetarit dhe shkrimtarit te njohur amerikan E. Alexander Powell. Pavaresisht kushteve te trazuara qe mbizoteronin ne te gjithe Europen Juglindore gjate veres dhe vjeshtes se vitit 1919 udhetimi i regjistruar ne faqet e librit te E. Alexander Powell Kufijte e rinj te lirise ndash nga Alpet ne Egje E.Alexander Powell The new frontiers of freedom - from the Alps to the AEliggean New York Charles Scribners Sons prill 1920 u mundesua edhe fale bashkepunimit aktiv te qeverive te territoreve ne te cilat ai udhetoi. Nga Alpet ne Egje sjell nje panorame te viseve dhe gjendjes shoqerore e politike te atyre viteve ne Itali Dalmaci Mal te Zi Shqiperi Maqedoni Turqi Rumani Hungari dhe Serbi. Ajo eshte deshmia e nje gazetari e shkrimtari te mirenjohur amerikan i cili fitoi fame per udhetime e tij thuajse ne te gjithe globin dhe per stilin e vecante e te vertete te pershkrimit te jetes ne rajone te ndryshme. Pjesa qe sillet ne kete shkrim e shkeputur nga libri i mesiperm jep nje rrefim te gjendjes politiko-shoqerore me te cilen Powell u njoh ne Shqiperi Pjesa ku rrefehet per shqiptaret mban shenimin e autorit se eshte marre pjeserisht nga nje artikull i shkruar disa vjet me pare nga Alexander Powell ne gazeten Independent. E.A.P.

...Por ne jemi shmangur shume qe nga rruga qe po ndiqnim. Le te kthehemi te njerezit e maleve i pelqeja ata me shume se sa politikanet. Tivari i cili strehohet ne krahet e disa kodrave tre-kater milje ne brendesi te portit me te njejtin emer eshte nje nga qytetet e vogla me terheqese te Ballkanit. Rrugicat e tij gjarperimet rruget e shtruara me kalldrem muret e harkuara gardhet e lyera me blu te bardhe ose te verdhe dhe kostumet e mahnitshme piktoreske te banoreve te tij thatanike grate malazeze hijerenda veshur me veshjet e trasha e te gjata deri te kembet te bruzta e me ravijezime te kuqeje te ndezur boshnjaket me qillotat e ngjitura pas trupit te mbuluara me kordone te sperdredhur dhe me xhaketat e mbuluara me qendisje shqiptaret me veshjet e ngrira dhe fundet e palosura te linjave qe njihen si fustanella dhe me gjerdanet e fishekeve qe u kryqezohen ne gjoks me brezat e tyre te forte e te mbushur me arme te ndryshme prifterinjte ortodokse me floke e mjekra te paprera qe mbane kapele te cilat duken si tuba sobe kthyer mbrapsht turqit hunde-grep mjeker-bardhe me pamje patriarkale dhe me veshjet e tyre te lirshme e me turbanet si prej bore malesore me shikim theres barinj me kesula lekure e me guna ndash te gjitha keto te kombinuara per te me bere qe te ndihem sikur kam hyre ne brendesine e nje skene te nje teatri gjate shfaqjes se nje komedie muzikore ku duhet qe te gjej daljen dhe te shpetoj para se te me zbuloje drejtuesi i skenes. Nese David Belasco do ta kishte vizituar ndonjehere Tivarin ai do te ishte perpjekur ta blinte te gjithin sic ishte ta transportonte ate ne East 44-th Street dhe te shkruante nje pjese rreth tij...

...Nga Tivari deri ne Vlore me ane te detit eshte afersisht aq larg sa prej New York-ut deri ne Albany duke kaluar nga Hudson keshtu qe duke lene portin malazez ne mengjes heret ne nuk patem veshtiresi te arrinim ate shqiptar para perendimit te diellit. Para luftes Vlora - e cila meqe ra llafi shenohet si Avlona ne pjesen me te madhe te hartave amerikane ndash ishte nje fshat i parendesishem peshkimi por pas pushtimit te Shqiperise nga Italia ajo u be nje baze e rendesishme ushtarake. Kurdo qe ta preknim ne udhetimin tone bregun e saj ne ishim paralajmeruar per viziten tone ne Vlore per shkak te rrezikut ndaj etheve. Qyteti qendron ne buze te nje kenete qe kufizohet me bregun dhe duke qene se nuk eshte bere asnje perpjekje per te thare mocalin ose per te pastruar qytetin rreth 60 e trupave te vendosura atje vuajne ne menyre konstante nga nje forme virale e malaries e ngjashme me ethet Carxhes te Istmuth-it. Rreziku i infektimit konsiderohej haptas shume real prandaj para se ne te benim nje ore ne banesat e caktuara per ne oficeret filluan qe te vijne me mjete ruajtese te nje lloji ose nje tjetri. Njeri solli rrjeta per gjithe dritaret nje tjeter siguroi mbulesa kunder mushkonjave per krevatet nje i trete na solli disa dezinfektues ne forme kubash te cilet duhet ti digjnim brenda seciles dite per disa here rresht ne dhomen tone nje i katert na beri dhurate pilula kinine dy prej te cilave duhet ti merrnim cdo ore ndersa nje tjeter prej bujtesve tane u shfaq me nje duzine shishesh me uje mineral dhe na paralajmeroi qe te mos pinim nga uji i vendit dhe me ne fund per te na siguruar perkundrejt ndonje ngacmimi prej ndonje vagabondi vendas dy roje u vendosen prane dritareve tona.

Vlora nuk eshte nje vend shume i shendetshem per te jetuar ne te Une e bera kete verejtje gjate nje bisede me nje prej oficereve i cili ishte mysafiri yne ne ate mbremje. Fytyra e tij ishte po aq e verdhe sa edhe nje pergamene e vjeter dhe ai dridhej nga ethet.

Plotesisht pohoi ai me gjysme zemre ju duhet te jeni te kujdesshem qe te mos ju pickoje ndonje mushkonje se ne te kundert do te merrni malarien. Si dhe mos pini ujin e ketushem sepse do te merrni tifon. Qendroni larg nga lagjet e vendasve pasi atje mund te gjeni pak a shume gjithmone semundjen e lise ne pazar. Mos shkoni te bridhni perreth qytetit pas muzgut sepse atje ka gjithnje mundesi qe ndonje fanatik tju fuse nje thike mes shpatullave. Ne te kundert nuk ka tjeter vend ne bote me te shendetshem sesa Vlora.

Matane rruges ku ndodhej ndertesa ne te cilen ishim strehuar ishte nje xhami e madhe e cila duke gjykuar nga skela e ndertimit rreth saj ishte nen riparim. Por edhe pse dukej si nje xhami e madhe dhe e rendesishme rreth saj nuk punohej. Komentova rreth kesaj gjeje nje dite tek bisedoja me nje oficer me te cilin po beja nje cope udhe.

A i shihni ata lejleket atje lart me pyeti ai duke me treguar dy shpende kembegjate qe qendronin prane folese se tyre ne kubene e xhamise. Lejleku eshte shpendi i shenjte i Shqiperise dhe nese ai nderton nje fole ne nje ndertese e cila po ndertohet e gjithe puna nderpritet per aq kohe sa lejleket qendrojne aty. Puna per nje barake te cilen ne po e ndertonim zgjati me muaj pasi nje lejlek vendosi qe te ndertonte cerdhen e tij mbi te dhe pasi e pane kete gje punetoret vendas hodhen mjetet e punes dhe u larguan.

Ne vendin tim eshte komplet e kunderta vura ne dukje une. Atje kur lejleket vijne ne vend qe te lene punen fillojne te ndertojne nje dhome femijesh.

Kisha deshiruar shume qe te shkoja permes Shqiperise dhe Maqedonise nga Adriatiku deri ne Egje me motor por sa me shume i ishim afruar Shqiperise aq me i pashprese na dukej ky projekt per tu realizuar. Ne ishim te sigurt se nuk kishte rruge ne brendesi te vendit ose nese ekzistonin te tilla ato do te ishin te pakalueshme nga asgje perjashtuar ketu qerret me buaj se vendi ishte shkaterruar nga ushtrite te cilat kishin luftuar dhe do te ishte e pamundur per te gjetur ushqim ne rruge se malet qe ne do te kalonim ishin te frekuentuara nga banditet dhe komitet dhe se ne do te ishim te ekspozuar ndaj sulmit dhe kapjes se megjithese italianet mund te na linin te kalonim permes Shqiperise rojet e kufirit serb dhe ato greke nuk do te na lejonin qe te hynim ne Maqedoni dhe si argument final ndaj sipermarrjes ne ishim te paralajmeruar se i tere vendi kuterbonte nga ethet. Por kur i tregova Guvernatorit te Pergjithshem te Shqiperise gjeneralit Piacentini se cfare kisha nder mend te beja cdo pengese u zhduk si me shkop magjik.

Ju do ta lini Vloren neser ne te gdhire tha ai pas nje keshillimi te shkurter me shefin e tij te shtabit. Ju do te jeni i shoqeruar nga nje prej oficereve te Shtabit tim i cili ka qene me ushtrine serbe gjate terheqjes se saj neper Shqiperi deri ne det. Ne vend ka garnizone gjithandej dhe une nuk parashikoj as edhe traziren me te vogel por si nje mase sigurie nje grup ushtaresh do ta ndjekin makinen tuaj me nje kamioncine. Ju do ta kaloni naten e pare ne Gjirokaster te dyten ne Leskovik dhe te treten ne Korce e cila eshte e pushtuar nga francezet. Une do ti nis nje telegraf agjentit tone diplomatik atje qe te marre masa me autoritetet jugosllave per lejimin tuaj te kalimit te kufirit serb per ne Manastir ku ne akoma kemi pak trupa tonat qe merren me pune shpetimi. Ne jug te Manastirit ju do te futeni ne territor grek por une do ti nis telegraf oficerit komandues te forcave italiane ne Selanik qe te ndermarre hapa lehtesuese per udhetimin tuaj permes Maqedonise drejt Egjeut.

Ky udhetim permes nje prej territoreve me te egra e me te panjohura ne gjithe Europen ishte rregulluar aq thjesht sa mund ta rregullonte per hir te se vertetes nje nepunes ne nje agjenci turistike nje udhetim me motor permes Malit te Bardhe. Me perjashtimin e vetem te nje apo dy devijimeve ne itinerar te detyrueshme per shkak problemeve me gomat udhetimi u krye pikerisht ashtu si gjeneral Piacentini e planifikoi dhe aq teresore ishin rregullimet saqe ushqimet dhe vendet ku do te flinim ishin pergatitur edhe ne male e katunde te cilet si kishim degjuar kurre.

Deri ne pushtimin e saj nga italianet ne 1917 Shqiperia nuk ishte vetem vendi me i pak i njohur ne Europe por ajo ishte nje nga vendet me pak te njohura ne bote. Ne veshtrimin e Italise ajo ishte me pak e njohur se shume zona te Azise Qendrore apo Afrikes Ekuatoriale. Dhe ajo vazhdon te jete edhe sot nje vend i ashper nje toke qe ka ndryshuar pak qe nga ditet e Konstandinit dhe te Dioklicianit nje toke qe per me shume se 20 shekuj nuk ka njohur padron dhe deri ne ardhjen e italianeve nuk kishte njohur ligj. Para pushtimit italian nuk ka pasur nje qeveri ne Shqiperi ne sensin qe bota e sotme e perdor kete dhe nuk ka as tani nje qeveri civile por ka organizime fisnore te cilat mund te krahasohen me ato qe ekzistojne ne Skoci nen Mbretin Stjuart.

Termi albanian do tu duket i panjohur shumices se banoreve te cilet e quajne veten e tyre shqiptare dhe vendin e tyre Shqypni. Ata jane ndash sic bien dakord shumica e etnologeve ndash me sa duket raca me e lashte ne Europe. Ka cdo arsye te mundshme per te besuar se ata jane pasardhes te drejtperdrejte te atyre Arjaneve aventuriere qe lane shtepite stergjyshore ne brigjet e Kaspikut kapercyen Kaukazet dhe hyne ne Europe ne agimin me te hershem te historise. Nje nga fiset e kesaj morie migruese perhumbi ne keto lugina te vetmuara duke u vendosur atje te grumbulluar bashke duke jetuar te njejten jete si me pare duke folur te njejten gjuhe duke ndjekur te njejtat tradita si paraardhesit e tyre Arjane totalisht indiferente ndaj ndryshimeve te medha qe kryheshin ne boten pertej mureve te tyre malore. Nje gje eshte e sigurt se Shqiperia ishte prej kohesh nje komb i lashte kur historia greke filloi.

Ne ndryshim me popullsite e tjera primitive te Gadishullit Ballkanit te cilat me kalimin e kohes u helenizuan latinizuan ose sllavizuan shqiptaret kane ngelur pothuajse te paprekur nga influencat e huaja. Me ben pershtypje si nje gje e cuditshme qe trimeria dhe vendosmeria me te cilen kjo race e shquar e ka mbajtur veten ne malet e saja si fortese nder kohera si dhe perballimi i ashper dhe i palekundur te cilin e ka treguar kunder pushtuesve te panumert te kete ndjelle kaq pak vleresim dhe admirim ne boten e jashtme. Historia nuk ka kenge epike te tilla si ato te heroit kombetar Gjergj Kastrioti me mire i njohur si Skenderbeu i cili me ushtrine e malesoreve te tij te keqarmatosur derrmoi njezet e tre ushtri otomane njera pas tjetres.

Pikturoni nese mundni nje vend te mrekullueshem e te ngjashem ne karakteristikat fizike me Rajonin Ridge te Jugut te SHBA-se me te njejtat stine vere te nxehta dimra te ftohte te populluar nga e njejta varferi njerez analfabete gernjare dyshues me arme ne brez race malesoresh praktikues te feudalizmit dhe ju do te keni paralelen vendore me te mire te Shqiperise te cilen une mund tju jap.

Ndonese gjate muajve tejet te nxehte te veres ditet ndiqen nga net me nje te ftohte te hidhur dhe ethet jane mbizoteruese kudo pergjate bregdetit si dhe ne disa lugina Shqiperia eshte duke nenkuptuar klimen nje vend njerezish te bardhe. Malet e saj besohet se permbajne hekur qymyrguri ar plumb dhe baker por gjendja e brendshme e vendit e ka bere te pamundur hetimin e burimeve minerare te saja e aq me pak zhvillimin e tyre.

Me perjashtim te Vlores e cila eshte zhvilluar ne brendesi te nje gjiri deri diku te mire nuk ka porte te tjere me te mire se Durresi Saranda dhe Shen Gjini qe jane ne rade dhe jane pothuajse te pambrojtur nga ererat detare. Nuk ka hekurudha ne Shqiperi dhe indiferenca e qeverise turke korrupsioni i udheheqesve lokale dhe gjakmarrja me te cilen njerezit jane vazhdimisht te zene kane sjelle si perfundim mungesen totale te rrugeve te mira.

Kjo gjendje eshte riparuar nga italianet gjithsesi te cilet me qellim qe te lehtesojne operacionet e tyre ushtarake kane ndertuar nje sistem rrugesh shume te perngjashem me ato qe ata kane ndertuar ne Alpe. Ndonese pjesa me e madhe e vendit nuk e njeh plugun pjeset e pakta te cilat jane nen kultivim prodhojne vaj ulliri te shkelqyer vere te nje cilesie te pranueshme nje duhan te forte por te mire dhe sasi te konsiderueshme gruri Shqiperia pavaresisht nga metodat e saja primitive te agrikultures ploteson nevojat me te medha per drithera te brigjeve dalmate.

Shqiperia per aq sa une jam ne dijeni eshte vendi i vetem ku ju mund te blini nje bashkeshorte me nje planifikim paraprak ashtu si ju mund te blini nje enciklopedi ose nje piano apo gramafon. Eumlshte me se e vertete se ka shume vende ku grate mund te blihen - Cerkezia per shembull ne Kine dhe ne Ishujt Solomon - por ne ato vende dhendri i ardhshem eshte i detyruar te paguaje cmimin e blerjes ne para te thata duke mos iu dhene lehtesia e hapjes se nje llogarie. Ne Shqiperi megjithate gjera te tilla behen me mire duke paguar nje pagese te pjesshme te cmimit te blerjes se vajzes per prinderit e saj kur ndermerret angazhimi pas se ciles ajo nuk ofrohet me per shitje por lihet menjane si nje artikull per te cilin eshte bere nje depozitim deri sa kesti perfundimtar te jete paguar kur ajo i dorezohet burrit te saj te ardhshem.

Shqiperia eshte gjithashtu i vetmi vend qe une di ku cdonjeri qe ka lidhje me te zemerohet nese nje vrases dergohet ne burg. Te afermit e te dashurit te tyre te vdekur marrin zet nga kjo sepse ata mendojne se gjyqtari ua ka hedhur duke i lene ata pa hakmarrjen e tyre qe ata ndoshta do te merrnin kur vrasesi te ishte i lire duke i futur nje thike ose nje plumb pistolete mes shpatullave. Vrasesi sigurisht qe kundershton ndaj denimit sepse ai nuk e pelqen burgimin si dhe per shkak se ai beson se mund te shpetoje nga te afermit e viktimes se tij nese i jepet liria. Nese ai ose miqte e tij kane para gjithsesi ceshtja zakonisht rregullohet mbi baza financiare gjakmarrja shuhet vrasesi falet dhe cdonjeri qe ka lidhje me perjashtim vetem te se vdekurit eshte po aq i kenaqur dhe miqesor sikur asgje te mos kish ndodhur ndonjehere qe te nderpriste marredheniet e tyre miqesore. Njerez te cuditshem shqiptaret.

Ne menyre qe te zhvilloje burimet e vendit dhe per te transformuar varferine e tij te tashme ne prosperitet Italia ka peruruar tashme nje skeme te gjere te puneve publike e cila perfshin rikuperimin e kenetave ripyllezimin e maleve rindertimin e rrugeve kryesore permiresimin e porteve si dhe ndertimin e nje hekurudhe te drejte permes gjithe Shqiperise nga brigjet e Durresit per ne Manastir ne Maqedonine serbe ku ajo do te lidhet me linjen nga Beogradi ne Selanik. Kjo hekurudhe do te ndjeke rrugen e nje prej arterieve me te rendesishme te Perandorise Romake Via Egnatias asaj rruge te fuqishme ushtarake dhe komerciale nje vazhdim trans-Adriatik i Via Appia-s e cila duke filluar nga Dyrachium Durresi i sotem kalonte fushen e Kavajes drejt Shkumbinit ngjiste shpatet e maleve Candavia shenim malet e Polisit dhe duke kaluar Maqedonine e Traken perfundonte ne Bosfor duke lidhur keshtu kryeqytetet e perandorive perendimore dhe lindore. Ne udhetuam ne kete rruge te lashte e cila kishte gjemuar dy mije vjet me pare nen kocine kater-kuajshe te Cezarit me nje tip tjeter kocie qe nen kofanon e saj te pjerret kishte fuqi njezet here me te madhe se kocite me kater kuaj.

Kjo do te na jape te drejte neve ne vitet e ardhshme per te degjuar me perfilljen e pioniereve tregimet e turisteve te cilet do te kene bere te njejtin udhetim trans-ballkanik ne nje vagon te rehatshem fjetje me uje te rrjedhshem te nxehte e te ftohte drita elektrike dhe nje vagon ngrenie perpara. Eumlshte gje e madhe qe te kesh pare nje vend ne fazen pioniere te ekzistences se tij.

Ne kete pjese te Shqiperise se Jugut te njohur si Epiri i Veriut ne udhetuam me makine per nje dite te tere nepermjet nje rajoni te pasur me ato qe kishin qene me sa dukej qytete dhe fshatra vertet te begate por te cilat jane tani pirgje germadhash te nxira nga zjarri. Ky shkaterrim masiv u informova per shtangien time ishte pune e grekeve te cilet thuajse ne te njejten kohe kur gjermanet ishin duke tmerruar boten e civilizuar me sjelljen e tyre ne Belgjike ishin duke bere pikerisht te njejten gje thuhet por ne nje shkalle shume me te gjere ne Shqiperi. Si rezultat i ketyre mizorive te kryera nga nje komb i ashtuquajtur i krishtere dhe sic e thote me gojen e vet i qyteteruar nje numer i madh qytetesh dhe fshatrash shqiptare jane shkaterruar me zjarr dhe dinamit.

Edhe pse une kam qene ne gjendje per te marre ndonje shifer te besueshme konsensusi i opinionit mes shqiptareve zyrtareve franceze e italianeve dhe misionareve amerikane e punetoreve ndihmes me te cilet kam biseduar eshte se rreth 10000 deri ne 12000 burra gra dhe femije u qelluan me arme zjarri u theren me bajoneta ose u dogjen deri ne vdekje te pakten dyfishi i ketij numri vdiq nga i ftohti dhe uria si dhe nje numer i madh - une kam degjuar se shifra shkonte deri ne 200000 ndash ishin shnderruar ne te pastrehe. Rrefimet qe degjova mbi trajtimin ndaj te cilit ishin nenshtruar grate shqiptare jane aq te neveritshme sa qe eshte e pamundur te shkruhen. Ne kaluam nje nate ne Leskovik tre te katertat e te cilit ishin shkaterruar. Nga nje popullsi e cila mu tha se ne fillim shkonte ne rreth 8000 vete kishin mbetur vetem 1200 vete.

Edhe pse shumica me e madhe e viktimave ishin myslimane mizorite nuk ishin bere drejtpersedrejti per shkaqe fetare por ishin te frymezuara kryesisht nga lakmia per territor. Kur pas vendimit qe Shqiperia te behej nje mbreteri e pavarur ne vitin 1913 greket u urdheruan nga Fuqite e Medha te terhiqen nga Epiri i Veriut kufijte e te cilit ata i kishin shkelur me vendosmeri dhe qe kishin bere si u kishte dashur qejfi i tyre u raportua per ta se kishin filluar nje seri sistematike mizorish mbi popullsine civile te rajonit per te cilat nje paralele e pershtatshme mund te gjendet vetem ne masakrat turke ne Armeni apo tmerret e sundimit bolshevik ne Rusi. Ne vendosmerine e tyre per te siguruar jugun e Shqiperise per veten e tyre greket me sa duket pervetesuan politiken e ndjekur me nje sukses te tille nga turqit ne Armeni te cilet shpallen ne menyre cinike se askush nuk mund ta beje nje shtet pa banore.

Une nuk mendoj se greket jane perpjekur per ti mohuar keto mizori ndash deshmia eshte shume me teper bindese per kete ndash por edhe pse i madh nje grek si M. Venizelos i justifikon ato qe ngjane ne terren se ishin provokuar nga shqiptaret. Qe gjera te tilla mund te ndodhin pa shkaktuar tmerr dhe denim neper te gjithe boten e civilizuar u be shkak fakti se ne veren e vitit 1914 vemendja e botes u perqendrua ne ngjarjet e Frances dhe Belgjikes.

Une nuk kam asnje sherr me greket dhe asgje nuk eshte me larg deshires sime sesa te merrem me ate qe njihet si mbledhje-plehu por une jam duke raportuar ate qe kam pare dhe qe kam degjuar ne Shqiperi sepse une besoj se populli amerikan duhet te vihet ne dijeni te kesaj. Duke bere lidhje edhe me sjelljen e trupave greke ne Smirna ne pranveren e vitit 1918 kjo duhet te na mundesoje me shume per formimin e nje opinioni per sa i perket paraqitjes morale te grekeve qe ti besohet me mandate mbi popullsi te prapambetura.

Megjithese Shqiperia eshte nje protektorat italian shqiptaret perkunder te gjitha atyre qe Italia eshte duke bere ne drejtim te zhvillimit te vendit nuk e duan mbrojtjen italiane. Kjo pothuajse te habit megjithate eshte si pikeshikimi i qendrimit te nje populli tjeter te pambikeqyrshem si egjiptianet te cilet edhe pse i detyroheshin per prosperitetin e tyre te mahnitshem vetem sundimit britanik do ti rrezonin britaniket ne rastin e pare qe iu ofrua.

Ndonese italianet jane te dyshuar sepse shqiptaret kerkojne kompetencat e tyre administrative dhe per shkak se kane frike se italianet do te perpiqen ti ckombetarizojne ata francezet shikohen me nje urrejtje te cilen une rralle e kam pare te njejte diku tjeter. Kjo ndodh per shkak - imagjinoj une - te besimit se francezet jane aleate me armiqte e tyre te trasheguar greket dhe serbet dhe per shkak te qeverisjes se rrepte te Frances e cila ishte ilustruar kur gjenerali Sarril qe komandonte ushtrine e Orientit urdheroi kryerjen e ekzekutimit te Presidentit te Republikes jeteshkurter shqiptare qe u themelua ne Korce.

Per hir te se vertetes shqiptaret edhe pse mjaft te papershtatshem per pavaresine iu kundervune me dhune vendosjes nen mbrojtjen e ndonje kombi tjeter pervecse nese ky komb do te ishin Shtetet e Bashkuara apo Anglia ku te te dy keto kombe ata kishin besim te patundur. Une u habita kur mesova se disa amerikane qe kane depertuar ne Shqiperi qe nga lufta ndash misionare punonjes te Kryqit te Kuq dhe nje ose dy hetues te Konferences se Paqes ndash kane inkurajuar te vendasit besimin se Shtetet e Bashkuara ndoshta do te pranonin nje mandat per Shqiperine. Une nuk e di nese ata e bene kete gje ne menyre qe te beheshin popullore e te lehtesonin ne kete menyre edhe misionet e tyre ose per shkak te ndonje injorance te skajshme te ndjenjave publike amerikane por mbetet fakti qe ata ngriten ne zemrat e mijera shqiptareve shpresa qe nuk mund te realizohen kurre. Duke konsideruar cdo gje mendoj se shqiptaret mund te benin me keq nese nuk do tia besonin te ardhmen e tyre politike drejtimit te italianeve te cilet pervecse kane sjelle ligjin rendin drejtesine si dhe fillimet e prosperitetit ne nje vend qe kurre nuk kishte pasur as njohurite me te pakta te ndonjeres prej tyre me pare duket se tregojne interesin e madh te njerezve me zemer te sinqerte.

Duke lene Korcen nje qytet i paster dhe i mbajtur mire me ndoshta 10000 njerez i cili ishte pushtuar kur ne ishim atje nga nje batalion prej trupash zezake nga Sudani francez dhe prej disa marokenesh ne notuam neper kallamishte deri lart ne trevat e malit Peristeri ne nje rrepire tronditese ne nje shteg te ngushte lart me lart gjithmone me lart...

Le te marrim ne konsiderate tani pretendimet e Greqise per rikthimin e pasurive se te Semurit. Duke marre parasysh qendrimin e tyre gjate pjeses se hershme te luftes nuk eshte sekret se operacionet e Gjeneral Sarrilit ne Maqedoni u penguan seriozisht nga frika e tij se Greqia mund ta sulmonte ate ne pjesen e pasme dhe numrin e paket te humbjeve te tyre ne beteje greket kane arsyetuar mire ne lojen e grabitjes se territorit. A e kuptoni ndash une habitem ndash shtrirjen e plote te kerkesave greke Greqia kerkon 1 pjesen jugore te Shqiperise e njohur si Epiri i Veriut 2 te gjithe Traken bullgare duke e ndaluar keshtu plotesisht daljen e Bullgarise ne Egje 3 tere Turqine Europiane duke perfshire edhe Dardanelet e Kostandinopojen 4 krahinen e Trebizondit ne bregun jugor te Detit te Zi banoret greke te se ciles u perpoqen per krijimin e te ashtuquajtures Republika Ponte 5 portin e madh detar te Smirnes me 400000 banoret e tij dhe nje pjese te konsiderueshme te pjeses se brendshme te cilat ajo i ka pushtuar tashme 6 Ishujt Dodekanesus nga te cilet me i madhi eshte Rodosi ne brigjet perendimore te Azise se Vogel te cilin italianet e pushtuan gjate luftes turko-italiane dhe qe nuk e kane evakuuar akoma 7 lenien e Qipros nga Anglia e cila e ka administruar ate qe nga viti 1878. Kerkesat modeste te Greqise mund te permblidhen ne fjalet e nje kenge te njohur ne Shtetet e Bashkuara nje duzine vitesh me pare dhe qe mund te pervetesohet e te miratohet nga greket si himni i tyre kombetar

Gjithcka qe dua jane 50 milione dollare
Nje shatervan shampanje qe te rrjedhe ne kembet e mia
J. Pierpont Morgan duke pritur ne tryeze
Dhe grupin Sousa duke luajtur ndersa une ha.
Morgan bankier i njohur amerikan Sousa bande muzikore shume e famshme ne SHBA-ne e viteve 1900 ndash shenim A.H.

Do te isha krejt i sinqerte po te thosha se une kam pak simpati per pretendimet e Greqise ne keto territore jo sepse ajo nuk ka te drejte per to ne baze te kombesise ndash per kete nuk duhet mohuar se ne te gjitha rajonet ne fjale hiq vetem Shqiperine dhe Traken greket formojne shumicen e banoreve te krishtere ndash por sepse ajo nuk eshte vete aq e avancuar sa per ti besuar autoritet mbi racat e tjera vecanerisht mbi myslimanet. Mizorite e kryera nga trupat greke mbi myslimanet e Shqiperise dhe te Smirnes per te mos thene asgje pastaj nga sjellja e bandave greke ne Maqedoni gjate lufterave ne Ballkan duhet te jene prove e mjaftueshme e papershtatshmerise se saj per te qeverisur nje race te huaj. Une tashme kam folur mbi disa detaje per mizorite greke te raportuara ne Shqiperi. Por ky nuk ishte nje shembull i izoluar i metodave te kryera ne helenizimin e popullsive myslimane.

Ne pranvere te vitit 1919 Konferenca e Paqes e hipnotizuar me sa duket nga M. Venizelos i cili eshte nje nga diplomatet me te zote te kohes beri gabim qe lejoi forcat greke te pashoqeruara nga trupa te tjera per te zbarkuar ne Smirna. Pothuajse menjehere aty filloi nje masaker pa dallim ndaj zyrtareve dhe civileve turq si hakmarrje ashtu si pohojne greket per masakren e grekeve ndaj turqve ne rajonet e largeta. Pergjigjja e qarte per kete eshte se ndersa greket pretendojne se jane nje race e qyteteruar ata mbrojne idene se turqit nuk jane te tille. Protesta kunder grekeve ne kete rast ishte aq e madhe saqe nje komision me perberje nga aleatet duke perfshire perfaqesues amerikane u emerua per te bere nje hetim te plote. Ky komision i gjeti njezeri greket si fajtore te masakres se paprovokuar te 800 burrave grave dhe femijeve turq te cilet ishin vrare gjakftohtesish me arme ndersa po marshonin pergjate skeles ne Smirna ata qe nuk u vrane menjehere u hodhen nga ushtaret greke ne det.

U provua gjithashtu me deshmi edhe sjellja despotike dhe fyese e trupave greke ne qytetet dhe fshatrat pertej Smirnes. Une nuk kerkoj ndonje deshmi te metejshme per mungesen e maturise nese do te vendoseshin myslimanet nen kontrollin grek por ne qofte se do te doja kam proven e z. Hamlin djali i themeluesit te Roberts College i cili ka lindur ne Turqi qe flet turqisht e greqisht dhe qe u dergua ne Smirna nga qeveria greke si nje hetues dhe keshilltar. Ai me tha se qendrimi grek ndaj myslimaneve ishte shume provokativ dhe autoritar dhe se aleatet ishin fajtore per neglizhence penale kur ata i lejuan greket te zbarkonin te vetem ne Smirna.

Edhe pse ata e dine se endrra e tyre e rikthimit te sundimit helen mbi Bizant nuk mund te realizohet greket i kane kundershtuar ashper Shtetet e Bashkuara me qellim marrjen e nje mandati per Kostandinopojen. Shkalla e armiqesise greke ndaj Shteteve te Bashkuara te Amerikes nuk eshte vleresuar ne Amerike por kam gjetur gjurme te saj kudo ne perandorine otomane. Nje propagande e gjere greke e ka hedhur pergjegjesine per deshtimin e Greqise ne marrjen e gjithe Trakes mbi Shtetet e Bashkuara. Ndaj kesaj akuze eshte shtuar edhe pergjegjesia se amerikanet ishin kryesoret ne krijimin e ndjenjes kunder grekeve mbi masakrat e Smirnes masaker te cilen greket pretendojne se ishte thjesht nje incident fatkeq dhe se duhet te mos vihet re. Cdo lloj arsyeje e jashtezakonshme eshte nxjerre per armiqesine e supozuar te Amerikes ne lidhje me pretendimet greke duke filluar qe nga akuza se qendrimi yne eshte i frymezuar nga misionaret per shkak se Kisha Orthodhokse e ka kundershtuar gjithmone pranine e misionareve amerikane ne tokat greke e deri tek ambiciet tregtare. Ashtu si nje dokument drejtues grek e nxjerr ate ne pah Krahasuar me lakmine e Amerikes dhe skemat per zgjerim tregtar qe prej luftes imperializmi i Gjermanise ishte idealizem i paster.

...Dhe per te mbyllur kete copez rrefimi te Alexander Powell po citojme ate qe ai shpreh ne forme deshire ne librin e tij

Ndonje dite kur bota te jete me te vertete ne paqe dhe te mos kete me cte shkruash rreth lufterave mendoj se do te kthehem atje Larg larg qe ketu / Ku Adriatiku thyhet mbi nje gji te ngrohte /Ndermjet kodrave te gjelbra Ilire...
Kush eshte E. Alexander Powell 1879 ndash 1958

Eduard Aleksander Pauell Edward Alexander Powell lindi ne vitin 1879. Familjaret e tij ishin mbareshtues kuajsh ose me sakte fermere dhe ne moshe te re ai u dergua me nje tufe kuajsh race te paster ne Meksike. Ne rrugen e kthimit duke ardhur nga Kuba ai u infektua jo vetem me nje rast te rende te dizenterise por u infektua edhe me nje dashuri jetegjate per udhetimin dhe aventuren. Me pas ai filloi nje karriere qe do ta conte ne te gjithe boten ne disa nga zonat me te shkreta dhe me te largeta ne toke ne fushebetejat e Luftes se Madhe dhe ne shoqeri me shume nga lideret dhe politikanet me te rendesishem te shekullit XX si Theodor Rusvelt Mbreti i belgeve Albert I Winston Churchill Lordi Northcliffe gjeneralet Gouraud dhe Nivelle Pancho Villa Gabriele dAnnunzio Shahu i Persise marshallet von Hindenburg dhe Pilsudski marshalli sovjetik Tuckashevsky Adolf Hitler dhe shume e shume te tjere.

Ai filloi nje karriere ne gazetari dhe ne shkrime aventure pak a shume ne menyre te paqellimshme. Ndersa udhetonte neper Europe para Luftes se Madhe artikujt e tij te pare ishin ne lidhje me kuajt dhe garat sportive te tyre por pothuajse natyrshem ai rreshqiti ne shkrimet qe pershkruanin udhetimet dhe aventuren e me vone kaloi direkt ne raportimin e lajmeve. Si nje profesion te dyte ai hyri ne ushtrine britanike per nje periudhe te shkurter pas diplomimit dhe u punesua edhe nga qeveria e SHBA-se ne sherbimin konsullor ne Lindjen e Mesme per pak kohe.

Me hyrjen amerikane ne lufte ne prill te vitit 1917 Powell doli vullnetar per kryerjen e sherbimit ushtarak dhe u emerua kapiten i Zbulimit Ushtarak. Pas disa detyrave ai pesoi demtime ne shtyllen kurrizore nga nje rrezim me kale ne France ne shtator 1918 dhe qendroi ne regjim pushimi deri pas armepushimit. Ai u largua nga Forcat e Armatosura amerikane me graden major.

Pas Luftes se Madhe ai e vazhdoi karrieren e tij gazetareske dhe si shkrimtar aventure duke udhetuar larg dhe jashte vendit duke shkruar nje numer te madh librash dhe artikujsh. Veshtire se gjendet nje zone e botes te cilen Powell nuk e ka vizituar gjate jetes se tij ai shkoi ne Azine Qendrore ruse Indonezi Indi ne te gjithe Lindjen e Mesme Etiopi Afrike Persi Bashkimin Sovjetik dhe madje arriti te hyje edhe ne Nepal ne kohen kur vendi ishte ende i mbyllur zyrtarisht per te gjithe te huajt.

Edhe pse te shkruara me shume se gjysme shekulli me pare librat e tij mbeten jashtezakonisht te lexueshem dhe terheqes. Ai shkruan ne menyre te qarte dhe te sakte pa lajka ose shtirje por pershkrimet e tij mbi vendet dhe gjendjen shpirterore jane shume te arrira sidomos kur shkrimet e tij karakterizohen nga nje forme e bute humori amerikan. Dhe me sa duket fale gjithe menyres se tij te sjelljes se vecante amerikane ai levizi ne qarqet me te larta diplomatike e te biznesit ne kohen e tij dhe njohu disa nga politikanet e ushtaraket me te famshem dhe me famekeq te shekullit XX.

Autobiografia e tij u botua ne vitin 1954 dhe u quajt ne menyre kuptimplote Rruga e aventures. Powell vdiq me 13 nentor 1958 ne moshen 78-vjecare.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama