Kryeministri Berisha vlereson Ahmet Zogun por harron Fan Nolin

Kryeministri Berisha vlereson Ahmet Zogun, por 'harron' Fan Nolin
Kryeministri Berisha i rikthehet dhe një herë tjetër rishikimit të Historisë. Në mes të mbledhjes së qeverisë, Berisha ka deklaruar se duhen riparë dhe rishkruar nga e para të dhënat për Ahmet Zogun. Sipas tij, nëse vendi nuk do të kishte pasur Zogun, pavarësia do të ishte një akt iluziv. Berisha tha se Zogu konsolidoi shtetin shqiptar dhe se meriton të jetë në piedestal të historisë. Në ligjëratën e drejtë Berisha harroi të përmendte dhe figura të tjera patriotike të cilat jo vetëm luftuan por dhe punuan për shtetin siç është rasti i Fan Nolit. Noli ka qenë kundërshtari kryesor i Ahmet Zogut dhe një nga figurat më të ndritura të historisë shqiptare. Qeverisja e tij e shkurtër ishte për shtet demokratik dhe në shërbim të qytetarëve. Ndër të tjera Berisha me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë vendosi disa pioritete për qeverinë e tij. Dy nga veprat madhore që kryeministri Berisha shpalli në mbledhjen e qeverisë për të kremtuar 100-vjetorin e Pavarësisë janë me simbolike të dukshme. Vepra e parë është ndërtimi i një godine të re për Parlamentin shqiptar, që simbolizon Republikën parlamentare. Nuk është ende e qartë nëse Parlamenti i ri do të jetë aty ku është sot dhe as, nëse do të merret në konsideratë një projekt që u zgjodh para tre vjetësh, te godina e kryesisë së Kuvendit, sepse kryeministri Berisha foli për rishikim të projekteve. Vepra e dyte madhore është caktuar të jetë ndërtimi i një stadiumi të ri për kryeqytetin, një simbol që lidh sportin me rininë dhe vitalitetin e kombit shqiptar.  Edhe për stadiumin nuk është vendosur nëse do të jetë në vendin aktual ku ndodhet stadiumi kombëtar, apo do të ndryshojë.

Rishikimi i figurës së Zogut

Kryeministri Berisha kërkon “ridimensionalizimin e figurës historike të Ahmet Zogut" në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, 28 nëntor 1912. “Është e domosdoshme, që krahas nderimit të veprës së pavdekshme të etërve të pavarësisë së vendit, një ridimensionim i rolit historik i Zogut të Parë. Pa mbretëri, mbase, Pavarësia do të kishte qenë një akt iluziv i paqëndrueshëm. Ishte Zogu i Parë, Mbreti i parë i shqiptarëve, i cili çfarë nuk bëri që pavarësia të realizojë qëllimin e saj”, deklaroi në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha duke urdhëruar dhe fillimin e përgatitjeve për festimet e 100 vjetorit.

Objektivat për 100-vjetorin e Pavarësisë

Një vend të veçantë në projektet e përgatitjeve të festimeve do të jetë dhe qyteti i Vlorës. Kreu i qeverisë kërkoi fillimin e punës nga autoritetet vendore për të përcaktuar ndryshimet si dhe investimet që do të bëhen në kuadër të 100 vjetorit. “100 vjetori duhet ta gjejë këtë Republikë me tempullin e vet të demokracisë, të parametrave të arkitekturës, të funksionalitetit më modern. Ndaj le të nisë puna menjëherë për të marrë të gjitha vendimet dhe filluar sa më parë për ndërtimin e Parlamentit, një konkurs u bë, të rishqyrtohen edhe një herë projektet, të fillohet pa humbur kohë me projektin e zbatimit dhe Tirana duhet të ketë ndërtesën e re të Parlamentit, një ndërtim modern, funksional, të denjë për Shqipërinë 100 vjeçare”, tha Berisha. Vepra e dytë madhore është caktuar të jetë ndërtimi i një stadiumi të ri për kryeqytetin, një simbol që lidh sportin me rininë dhe vitalitetin e kombit shqiptar. Edhe për stadiumin nuk është vendosur nëse do të jetë në vendin aktual ku ndodhet stadiumi kombëtar, apo do të ndryshojë. “Janë me qindra e mijëra fansa, tifozë të cilët bëjnë energjinë e vërtetë, më të pastër të futbollit shqiptar, të cilët kërkojnë që vendi i tyre, kryeqyteti i tyre të ketë një stadium të parametrave më modern. Ndaj Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të shqyrtojë të gjitha variantet e mundshme, por në 100 vjetorin e Pavarësisë duhet që kryeqyteti të ketë një nga stadiumet më moderne”, theksoi Berisha.

Rishikimi i Ahmet Zogut

Kryeministri Berisha kërkon “ridimensionalizimin e figurës historike të ë Ahmet Zogut" në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, 28 nëntor 1912. “Është e domosdoshme, që krahas nderimit të veprës së pavdekshme të etërve të pavarësisë së vendit, një ridimensionim i rolit historik i Zogut të Parë. Pa mbretëri, mbase, Pavarësia do të kishte qenë një akt iluziv i paqëndrueshëm”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama