Kreu » Lajme » Aktualitet » Vendimi absurd:Qeveria strehon te huajt, le 40 mije familje shqiptare pa shtepi
Vendimi absurd:Qeveria strehon te huajt, le 40 mije familje shqiptare pa shtepi
Shkruar nga: Entela Duraj
Postuar më: 1 vit mė parė
Vendimi absurd:Qeveria strehon te huajt, le 40 mije familje shqiptare pa shtepi
Të huajt që jetojnë në Shqipëri do të marrin deri në 78 mijë lekë në muaj për të përballuar strehimin dhe taksat. Vendimi u morr dje në mbledhjen e qeverisë, në të cilin thuhej saktësisht se: “Jepet një ndihme financiare, prej 78 000 (shtatëdhjetë e tetë mijë) lekësh në muaj, për pagesën e qirasë së banesës, të ushqimit, energjisë elektrike e të ujit, çdo shtetasi të huaj.” Më tej në vendim saktësohet se ndihma financiare i jepet një kategorie personash të strehuar në Republikën e Shqipërisë; në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 13, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, të ndryshuar, dhe të neneve 13, pika 2, e 20, të ligjit nr.9959, datë 17.7.2008, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave. Ky vendim hynë në fuqi menjëherë dhe pagesa të kryhet nga strukturat e Ministrisë së Brendshme, sipas udhëzimit të ministrit të Brendshëm. Kostoja do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, në shumën e përcaktuar, sipas lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Shqiptarët e pastrehë
Ndërkohë që qeveria mbështet financiarisht të huajt me 78 000 (shtatëdhjetë e tetë mijë) lekë në muaj, statistikat e publikuara tashmë nga Enti Kombëtar i Banesave(EKB) flasin për afro 40 mijë familje shqiptare të pastreha. Prej tyre rreth 4 mijë i përkasin vetëm Tiranës. Çdo vit përfitojnë banesa mesatarisht 500 familje, por paralelisht numri i të pastrehëve ka ardhur duke u rritur, pavarësisht përpjekjeve të bashkive për ti sistemuar në apartamente sipas numrit të anëtarëve.
Të huajt në Shqipëri
Të huajt që zgjedhin për të punuar në vendin tonë, i përkasin kombësive të ndryshme. Numri i tyre rritet ngadalë, shifrat zyrtare flasim për disa mijëra, por ka edhe prej tyre që nuk janë të regjistruar pasi punojnë në të zezë. Në Shqipëri nuk ka asnjë kufi për numrin e shtetasve të huaj, që duan të punojnë këtu. Vetë qeveria shqiptare nuk ka asnjë marrëveshje për punësimin sezonal të të huajve me vendet e interesuara. Për të gjithë të huajt është e mjaftueshme të plotësojnë disa kontrata pune dhe menjëherë dyert e Shqipërisë hapen. Mendohet se aktualisht, në Shqipëri punojnë rreth 4.000 shtetas të huaj, sipas të dhënave të Ministrisë së Punës. Një i huaj punon këtu në bazë të lejeve një vjeçare të punës, pas së cilës i krijohet mundësia të fitojë edhe leje qëndrimi. Pasi kanë fituar tre vjet rresht me afat një vjeçar, të huajt përfitojnë leje pune 5-vjeçare. Leja refuzohet kur punëdhënësit ndryshojnë kushtet e kontratës. Ky ligj nuk prek disa kategori, si përfaqësues të trupit diplomatik, organizatat joqeveritare, atyre fetare e drejtues institucionesh private, apo ekspertë, të cilët mund të punojnë në Shqipëri pa leje pune.
Punësimi
Të huajt vijnë në vendin tonë pasi këtu gjejnë një mundësi apo një kontratë të siguruar nga shefat e vendeve të tyre. Numri i të huajve mbetet ende i vogël. Shkaqet janë të shumta; ekonomike apo edhe mentaliteti në punë. Megjithatë, sipas të dhënave të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, numri i shtetasve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri për të punuar është në rritje gjatë 5 viteve të fundit. Në vitin 2001 numri i atyre që shkelën tokën shqiptare për të punuar ishte rreth 690, ndërsa në vitin 2006 ky numër arriti në rreth 860. Karakteristikat dhe tendencat e fluksit të këtyre hyrjeve për qëllime pune janë të ndryshme. Duke krahasuar numrin total, gjatë 5 viteve rreth 3,640, vërehet një tendencë e rritjes së interesit për të ardhur dhe punuar në vendin tonë. Të dhënat për 6-mujorin e parë të vitit 2007 bëjnë të ditur se janë pajisur me leje pune rreth 438 shtetas të huaj dhe janë përjashtuar nga ky detyrim rreth 438 të tjerë që jetojnë e punojnë në vendin tonë.
Investimet
Shtetasit e huaj paraqesin më shumë interes për investime, kryesisht në sektorë, si prodhimi, lojrat e fatit, tregtia, ndërtimi, arsimi, shërbime, konfeksione, sistemi bankar, transmetimi mediatik, shëndetësia etj. Më konkretisht, sipas të dhënave të Ministrisë së Punës rreth 25% e këtyre shtetasve janë të punësuar në sektorin e tregtisë, rreth 13% në prodhim, rreth 11% në ndërtim dhe rreth 10% në arsim. Përqindjet në sektorë të tjerë janë shumë të papërfillshme, por ajo që vihet re është se shtetasit e huaj, të cilët zgjedhin Shqipërinë për punësim janë të interesuar kryesisht në marrëdhëniet tregtare dhe më pak në sektorë kyç të ekonomisë. Po nga këto të dhëna, rrethet ku janë të përqendruar më shumë shtetasit e huaj, që kryejnë aktivitet në vendin tonë, janë Tirana, që zë rreth 72% të thithjes së këtij fluksi, Elbasani me rreth 12%, për shkak të ekzistencës së fabrikave. Qytetet e tjera si, Korça, Durrësi, Vlora, Kruja, Fieri etj., kanë një numër të vogël shtetasish të huaj, kjo për shkak edhe të përqendrimit të ulët të investimeve.
Kombësia
Gjeografia e atyre që vijnë të punojnë në vendin tonë është e ndryshme. Sipas raporteve në vend të parë renditen shtetasit turq me rreth 31% e më pas vijnë ata kinezë me rreth 27%, duke u ndjekur nga fqinjët tanë Italia dhe Greqia me rreth 8% secila. Në po këto shifra të ulëta janë edhe shtetasit nga Maqedonia e Kosova, por në vendin tonë nuk mungojnë as shtetas nga Amerika apo edhe Egjipti.
Punë të vështira
Të huajt nuk i gjen vetëm duke bërë biznes, duke ndërtuar apo edhe në rolin e specialistit. Shumica e tyre angazhohen nga punëdhënësit shqiptarë në fronte pune të vështira si në ndërtim e bujqësi. Më i preferuar për këta sektorë është tregu kinez ku fuqia punëtore është shumë më e lirë se tregu vendas. Ata shpesh paguhen me paga tepër minimale deri edhe në 10.000 lekë apo 14.000 lekë. Shpesh janë dhe të përjashtuar nga skemat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Mjaft sipërmarrje kanë zgjedhur këtë kategori për të përballuar proceset e punës vetëm duke respektuar një kuadër ligjor të caktuar.
Harta e të huajve në Shqipëri për vitin e fundit
Në vitin 2009 në Republikën e Shqipërisë kanë hyrë një numër i madh shtetasish të huaj kryesisht me shtetësi italiane (110758), maqedonase (331 289), kosovare (282 238), malazeze (127 1470), greke (110 585), angleze (62751). Por harta e vendeve të origjinës së të huajve që kanë hyrë vitin e shkuar në Shqipëri është shumë e madhe; Ajo shtrihet jo vetëm në Evropë, por edhe në Afrikë, Azi, Amerikën e Jugut dhe Amerikën e Veriut. Janë të huaj nga plot 124 vende, duke nisur nga ato më të afërtat fqinje e të Rajonit e deri në Australi, Japoni e Kanada. Nga Kuba me 31 vizitorë, në Kuvajt me 82 dhe Afrikën e Jugut me 82. Që nga vendet e BE-së si Danimarka me 3074 persona, Tanzania me 3 apo Tajvani me 90. Vetëm nga SHBA-të kanë hyrë në Shqipëri 49 277 vetë, ndërsa nga Zelanda e Re 132 të tjerë. 671 shtetas të huaj kanë hyrë nga Korea e Jugut dhe 4558 nga Rusia. 115 vetë nga Singapori, ndërsa nga shteti i vogël i Lihtenshjenit janë 30 shtetas të huaj...
Ligji i punës për të huajt
Neni 40 i ligjit Nr.9959, datë 17.7.2008 në kreun V për lejet e punës për të huajt thotë se “leja e punës për të huajin, si punëmarrës, lëshohet duke mbajtur parasysh zhvillimet dhe nevojat e tregut të punës në Republikën e Shqipërisë, pas testimit të vendit të lirë të punës. Këtu duhet të bëjmë një qartësim se në institucionet e shtetit, ligji nuk e lejon të punësosh të huaj, detyrimisht duhet të kesh shtetësinë shqiptare. Kushtetuta vërtet u jep shumë të drejta punëtorëve të huaj, baras me punëtorët shqiptarë, por në këtë aspekt duhet shtetësia shqiptare. Por nëse janë këshilltarë apo ekspertë në institucione qendrore, kuptohet që përjashtohen nga detyrimi për leje pune. Ka një kategori të veçantë në ligj për këta persona. Lejet e punës janë më së shumti 1-vjeçare, gëzohet e drejta e ripërtëritjes dy herë nga dy vjet në përmbushje të kriterit kohor të qëndrimit dhe punësimi 5-vjeçar. Me plotësimin e këtij kriteri kohor, i huaji pajiset me leje të vazhdueshme pune, që është zbatim i direktivave evropiane.