Punetoret e palodhshem nuk jane kolege te pelqyer

Shkruar nga:  
Postuar më: 1 vit mė parė

Punetoret e palodhshem nuk jane kolege te pelqyer
Punetoret e palodhshem nuk jane kolege te pelqyer

Punëtorët e palodhshëm shpesh nga kolegët e tyre përjetohen si kërcënim, meqë të tjerët vihen në siklet që edhe vetë të japin më shumë rezultate në punë. Katër studime të ndara, të cilat janë bërë në Universitetin e Uashingtonit, kanë treguar se, punëtorët të cilët janë të gatshëm që të bëjnë krejt çka është e nevojshme, nuk janë shumë të pëlqyer nga kolegët e tyre, të cilët mezi presin që t’i heqin qafe. E njëjta gjë vlen edhe për emisionet e ndryshme ‘reality’ (sikur “Big Brother”, psh), ku pjesëmarrësit e tillë menjëherë nominohen për ta lëshuar emisionin.

Pra, del se punëtorët e palodhshëm nga kolegët e tyre përjetohen si kërcënim, meqë të tjerët vihen në siklet që edhe vetë të japin më shumë rezultate në punë. Ekspertët kanë konstatuar se punëtorëve të tillë të tjerët ua shohin për të madhe se “ngrehin kriteret në një nivel më të lartë”, duke i bërë të tjerët që të duken më keq në sytë e shefit. Pra, nuk ka rëndësi se grupi mund të ketë dobi nga punëtorët e tillë.

Pjesëmarrësit në studim kanë deklaruar se nuk do të donin të punonin me kolegë egoistë, por as me kolegë jo egoistë, të palodhshëm, kryesisht për shkak se “përkrah personave të tillë, ata duken keq”. Edhe një herë vërtetohet se “delja që ndahet nga kopeja, e ha ujku”, apo thënë më ndryshe, “bëj siç bën dynjaja”, pa marrë parasysh se sa mund të pajtohet secili prej nesh me një konstatim të tillë.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajme dhe tema të nxehta

Moti

Tirana
E larta: 10 Min: 3
Shpejtesia eres: 3.22 km/h
Drejtimi eres: 40
Lageshtia: 95
Shikueshmeria: 2.99
Presioni atm: 1016.1
Agimi: 6:39 am
Perendimi: 5:09 pm

Horoskopi

Kembimi Valutor

Kursi zyrtar i kėmbimit
USD / LEK 105.05
EUR / LEK 139.25
GBP / LEK 166.33
CHF / LEK 115.21
Ndryshimi i fundit: 10.02.2012