Kreu » Lajme » Aktualitet » Helmut Lohan: Mos prisni zgjidhje nga ne, por punoni vete per te
Helmut Lohan: Mos prisni zgjidhje nga ne, por punoni vete per te
Shkruar nga: Eni Vasili
Postuar më: 1 vit mė parė
Helmut Lohan: Mos prisni zgjidhje nga ne, por punoni vete per te
Zoti Lohan, faleminderit që pranuat këtë intervistë, ndoshta e fundit në Shqipëri, sepse ju jeni në fund të mandatit tuaj në vendin tonë, apo jo?
Po! Faleminderit që erdhët të më takonit në zyrën time! Po, jam pothuajse në fund të mandatit. Në fakt, 31 gushti do të jetë dita ime e fundit.
Keni katër vite që punoni në Shqipëri tashmë. A mund të themi se Shqipëria ka qenë një vend që ju ka ofruar një detyrë të vështirë?
Në fakt, të punuarit në Shqipëri ka qenë një eksperiencë që më ka dhënë shumë. BE-ja dhe Shqipëria kanë një objektiv të përbashkët, që është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Që të punosh në një mjedis, ku objektivat kryesorë përputhen kaq mirë, do të thotë të punosh në një mjedis shumë interesant, shumë shpërblyes, e në fakt, edhe shumë të këndshëm.
Në qoftë se nuk ka qenë një vend me detyrë të vështirë, por me një detyrë të bukur, siç thoni ju, ose të paktën të këndshme, a mendoni se i keni arritur objektivat e punës suaj në këto katër vite në Shqipëri?
Shqipëria ka ecur jashtëzakonisht shumë gjatë këtyre katër viteve që unë kam qenë këtu. Unë kam ardhur në shtator të vitit 2006, pra në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2007, dhe në atë kohë çështja e certifikatave ishte çështja kryesore që diskutohej mes palëve. Sot, Shqipëria ka karta moderne identiteti, pasaporta biometrike; çështja e certifikatave është zhdukur plotësisht. Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka bërë një përparim shumë të madh përsa i përket përmbushjes së kushteve të udhërrëfyesit për udhëtimin pa viza. Pra, edhe këtu, shohim një progres të jashtëzakonshëm. Është e vërtetë se katër vjet më vonë do të jemi në prag zgjedhjeve vendore të vitit 2011, dhe çështja e zgjedhjeve është ende një prej çështjeve kryesore të debatit politik në Shqipëri.
Po, do të flasim për këtë më pas. Ju ikni pikërisht nga Shqipëria në një moment shumë kyç për Shqipërinë. Bashkimi Evropian po përgatit opinionin, kemi çështjen e vizave përpara, mendoni se po ikni në një moment që s'duhet te iknit në fakt nga Shqipëria?
Në fakt, në çdo moment që të ndodhte, gjithmonë do të kisha dashur të vazhdoja të qëndroja. Jam i sigurt se zhvillimi i Shqipërisë do të jetë magjepsës edhe për ca kohë. Pas katër vjetësh për mua ka ardhur koha të largohem dhe mendoj se është mirë që çdo katër vjet të ndryshohen vëzhguesit e privilegjuar, siç janë krerët e delegacioneve të BE-së, kështu që personalisht më vjen keq sigurisht, por besoj se është e logjikshme që pas një periudhe katër-vjeçare të vijë një person i ri.
A dihet se kush do të vije pas jush?
Jo.
Asnjë emër te formalizuar apo as një emër që po përgatitet? Por nuk është se në Tiranë nuk po flitet për emra.
Gjithmonë flitet për vendime që kanë të bëjnë me personelin, por vendimi merret vetëm atëherë kur merret, dhe vendimi se kush do të jetë pasardhësi im nuk është marrë akoma.
Kushdo qoftë pasardhësi juaj, zoti Lohan, cila është këshilla qe do t'i linit për punën në Shqipëri?
Kjo është në fakt një pyetje e vështirë. E mira është që ai apo ajo që vjen, të krijojë përvojat e veta e ta vendosë vetë se si duhet të sillet, si duhet ta ndihmojë Shqipërinë, si t'i propagandojë idealet evropiane. Kështu, që nuk do të doja t'i jepja ndonjë këshillë të veçantë pasardhësit apo pasardhëses sime. Jam e sigurt se sido që të veprojë, ai apo ajo do të veprojë në interes të idealeve për të cilat edhe unë shpresova se kisha mundësi të punoja. Thënë ndryshe, të ndihmojë Shqipërinë në rrugën e vet drejt integrimit evropian sa më mirë që të mundet. Jam i sigurt se pasardhësi apo pasardhësja ime do të bëjnë të njëjtën gjë sa më mirë që të mundet.
Le t'i rikthehemi të flasim rreth punës dhe jetës suaj në Shqipëri gjatë këtyre viteve. Cilat janë disa prej gjërave që ju do të kujtoni nga Shqipëria?
Në fakt folët për punën dhe jetën, kështu që po filloj nga jeta. Nuk kam për ta harruar kurrë zemërgjerësinë dhe mikpritjen shqiptare. Është një gjë kaq e jashtëzakonshme! Dhe këtë e them si për jetën time profesionale, ashtu edhe për atë private. Ajo çka po them vlen gjithashtu edhe për bashkëbiseduesit e mi nga gjithë spektri politik shqiptar, por edhe për shqiptarët që kam njohur në jetën time private jashtë Tiranës. Pra, kudo që kam shkuar kam gjetur shqiptarë zemërgjerë, mendjehapur e mikpritës.
Le të flasim edhe për punën. Marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në janë tashmë në një pikë më të përparuar. Sigurisht, ju e thatë vetë, më të përparuar sesa në momentin kur ju erdhët në Shqipëri. A është Shqipëria sot, z. Ambasador, pas katër vjetësh, një vend më demokratik dhe a ka Shqipëria sot institucione më të forta?
Shqipëria është në rrugën e saj drejt një demokracie të madhe, por Shqipëria është rrugës, d.m.th. nuk ka arritur ende atje. Tani, 'Shqipëria është rrugës' do të thotë gjithashtu se ajo ka ecur përpara në krahasim me katër vjet më parë, por nuk ka ecur njësoj në të gjitha fushat. Kuptohet, nuk është sekret që parlamenti shqiptar, institucioni thelbësor i vendit nuk po punon saktësisht siç duhet të punojë një parlament në një shoqëri demokratike, sepse tani për tani, është i pamundur miratimi i ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar. Pra, po, ka pasur zhvillime që nga momenti kur unë erdha në Shqipëri, por a e ka arritur Shqipëria tashmë atë shkallë të pjekurisë demokratike, që jam i sigurt se ju shqiptarët do të donit të shihnit? Jo, akoma jo, dhe mendoj se Shqipëria ende nuk ka dalë nga situata shumë e vështirë që u krijua që pas zgjedhjeve të fundit.
Ju keni më shumë se 30 vjet që punoni në strukturat evropiane, z. Ambasador. A është sot Shqipëria një vend që meriton ta ketë statusin e vendit kandidat në BE?
Pikërisht ky vendim do të merret më 5 nëntor, kur Komisioni Evropian të publikojë opinionin e tij mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ju personalisht çfarë mendoni? Pas katër vitesh a keni një opinion tuajin personal për këtë?
Sigurisht që kam një opinion timin personal, por besoj se nuk është opinioni personal i Helmut Lohanit ai që ka rëndësi për Shqipërinë, por opinioni që Komisioni Evropian do të japë nëpërmjet proceseve vendimmarrëse evropiane dhe mënyra se si do të pritet ky vendim nga vendet anëtare në këshillin e Ministrave, kështu që kam frikë se do t'ju duhet të prisni edhe pak më gjatë derisa të merrni përgjigjen e vërtetë për këtë pyetje.
Z. Ambasador, në fakt që prej vitit 1991, Shqipëria dhe shqiptarët e kanë bërë të qartë që Evropa është destinacioni i tyre. Megjithatë, 20 vjet a janë shumë për një vend kaq shumë të asistuar nga BE-ja për të mos qenë në fakt një vend kandidat të paktën?
Përkundrazi, unë mendoj se njëzetë vjet janë një kohë shumë e shkurtër. Po t'i kthehem historisë së Shqipërisë, e cila është sigurisht shumë e gjatë, zhvillimi që Shqipëria ka pasur që nga periudhat e errëta është thjesht magjepsës dhe njëzet vjet kur flasim për histori përbëjnë një kohë shumë të shkurtër. Në fakt, BE-ja e ka asistuar Shqipërinë gjatë këtyre 20 vjetëve, BE-ja e ka ndihmuar Shqipërinë të zhvillohet me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe jam i sigurt se BE-ja do të vazhdojë ta ndihmojë Shqipërinë të ecë përpara.
Le te flasim për zgjedhjet e vitit të kaluar, z. Ambasador, që në fakt kanë qenë një burim i madh debati politik, në të cilin edhe ju si Ambasador i BE-së ne Shqipëri nuk keni qenë aspak indiferent. Veç këshillave për dialog, ju si Ambasador, që keni tashmë katër vjet që punoni në Shqipëri, çfarë i rekomandoni politikës shqiptare?
Politika shqiptare, klasa politike shqiptare në përgjithësi duhet t'i kushtojë më shumë vëmendje përgjegjësisë politike që merr përsipër porsa i përket integrimit në Bashkimin Evropian në çdo vendim që ajo merr. Dhe sigurisht, sa i përket zgjedhjeve, si shumica ashtu edhe opozita duhet të hyjnë në një dialog konstruktiv, ta vazhdojnë dialogun që duket se ekziston, dhe të gjejnë më në fund një zgjidhje, e cila, siç themi vazhdimisht, duhet të plotësojë kriterin e respektimit të Kushtetutës dhe të transparencës, por përgjegjësia për gjetjen e kësaj zgjidhjeje i takon aktorëve të skenës politike shqiptare.
Dhe ju po ikni sërish në një moment kyç, kur dialogu politik në Shqipëri duket të jetë ende larg dhe i vështirë.
Në fakt, dialogu ekziston, të paktën në sipërfaqe, sepse mesa di unë, z. Ruçi i ka dërguar një letër z. Patozi. Nuk e di nëse kjo letër ka marrë përgjigje, por duket sikur ekziston një lloj dialogu dhe jam i sigurt se ky dialog do të vazhdojë dhe shpresoj që edhe do të intensifikohet sapo aktorët kryesorë të kthehen nga pushimet verore në Tiranë në fillim të shtatorit.
Në fakt herën e fundit që keni qenë në studion time, ka qenë edhe atëherë kohë pushimesh. Ishte fundi i vitit të kaluar dhe ne folëm për një tango të fundvitit ku duheshin në fakt dy aktorë, duheshin dy kërcimtarë, nëse do të vazhdojmë të përdorim atë metaforë, një tango që të paktën deri tani nuk është realizuar ende.
Besoj se ka pasur një lloj tangoje, një tango që kërcehet duke u sjellë në formë rrethi. Jam i sigurt se ky ndërveprim midis dy forcave politike kryesore, shumicës dhe opozitës, në fund do të japë fryte, sepse janë kaq shumë afate kohore të rëndësishme për t'u respektuar në të ardhmen, sidomos zgjedhjet vendore të vitit 2011. Tani, është mjaft e qartë se në presim që vërejtjet e raportit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e fundit parlamentare të adresohen në kohën e duhur para zgjedhjeve vendore të vitit 2011, në mënyrë që forcat politike në Shqipëri të mblidhen së bashku dhe unë jam i sigurt se ato janë mjaft të zonjat që ta bëjnë këtë.
A është përgjegjësia për situatën aktuale e baraspeshuar, e barasvlefshme për të dyja palët apo është maxhoranca apo është opozita që ka një përgjegjësi më të madhe për zgjidhjen e kësaj situate?
BE-ja ka thënë vazhdimisht se duhet të ekzistojë një dialog politik konstruktiv midis shumicës dhe opozitës dhe është përgjegjësi e përbashkët e të dyja forcave politike që të gjejnë një zgjidhje. Është përgjegjësi e përbashkët politike.
Nuk e di a e keni vene re, z. Ambasador, besoj dhe shpresoj që po, po çdo deklaratë e Këshillit të Evropës, BE-së, strukturave evropiane në përgjithësi, partitë e kanë lexuar sipas mënyrës së tyre dhe gjithmonë në favor të tyre. Si e shpjegoni këtë?
Po, mendoj se kjo është një shenjë e mirë, sepse fakti që dy skajet e spektrit politik mund t'i lexojnë deklaratat tona në favor të tyre tregon qartë se deklaratat tona politike janë pikërisht ashtu siç duhet të jenë, neutrale dhe objektive.
Por ende pa zgjidhje. Ndoshta duhet të ishin akoma edhe më të drejtpërdrejta dhe kështu do të kishim një zgjidhje.
Nuk mendoj se Bashkimi Evropian duhet të jetë këtu për të prodhuar zgjidhje. Pra, edhe një herë, është përgjegjësi e politikanëve shqiptarë që t'i gjejnë vetë zgjidhjet. Dhe që të jemi të qartë për procesin e integrimit evropian. Imagjinoni sikur zgjidhjen ta përcaktonim ne e t'i kërkonim klasës politike shqiptare që thjesht ta zbatonte. Ne do të vlerësonim progresin e Shqipërisë drejt BE-së dhe do të thoshim: "Oh, ç'zgjidhje të mrekullueshme që paskeni gjetur ju politikanët shqiptarë!" Në fakt, ajo zgjidhje kishte për të qenë zgjidhja jonë. Pra, ne, BE-ja nuk është këtu për të matur kapacitetin e saj për të gjetur zgjidhje. Ne jemi këtu për të vlerësuar nëse politikanët shqiptarë janë në gjendje që të gjejnë zgjidhje të përshtatshme për vendin e tyre dhe në interes të popullit të tyre.
Ndoshta pikërisht se jeni në fund të misionit tuaj, shpresoj të ndiheni më të lirë për të komentuar për shembull nëse ka qenë e vështirë apo jo të bëni ndërmjetësin në tavolinat politike mes Ramës dhe Berishës apo çfarë mendoni për këto personalitete të politikës shqiptare që përfaqësojnë dy anë te një medaljeje, duam apo s'duam, pra kryetarin e opozitës dhe kryetarin e maxhorancës.
Roli im sigurisht që nuk është roli i ndërmjetësit. Roli i Kreut të Delegacionit të BE-së këtu është roli i vëzhguesit të privilegjuar. Nuk është as roli i një aktori dhe as roli i një ndërmjetësi. Dhe së dyti, politikanët ndjekin interesat e tyre politike, që është normale, e që është madje edhe arsyeja që ata i ofrojnë elektoratit një mundësi zgjedhjeje. Por, siç thashë edhe më parë, ajo për të cilën duhet të luftojnë si drejtuesit politikë, ashtu edhe gjithë aktorët e politikës, është ndërgjegjësimi për përgjegjësitë e tyre në lidhje me integrimin evropian, ndërgjegjësimi i të gjithëve dhe me të njëjtën frymë dhe unë jam i sigurt se të gjithë bashkë ata do ta gjejnë një zgjidhje.
A është evropiane sot sjellja e opozitës shqiptare? A është evropiane sot sjellja e shumicës shqiptare?
Nuk e di se ç'doni të thoni saktësisht me 'sjellje evropiane'…. Politikanët përfaqësojnë interesat e elektoratit të tyre, por politikanëve u duhet ndonjëherë që të marrin përsipër edhe përgjegjësinë e objektivave më të lartë politikë. Dhe tani si drejtuesit e shumicës, ashtu edhe ata të opozitës, kanë një objektiv të përbashkët politik, që është integrimi evropian. Ky objektiv nënkupton një përgjegjësi të veçantë dhe kjo përgjegjësi sidomos në këto momente nënkupton domosdoshmërinë e gjetjes së një zgjidhjeje, e cila do të bënte të mundur që zgjedhjet vendore të vitit 2011 të zhvillohen në kushtet më të mira të mundshme.
Zoti Ambasador, ju keni punuar për shumë vite në strukturat evropiane, në zyrat e parashikimit makroekonomik te sistemit monetar dhe ekonomik evropian. Çfarë mendoni sot për ekonominë shqiptare në një kontekst që nuk do doja të ndalesha gjatë, por shumë vende te BE-se janë në recesion, ndërkohë që Shqipëria flet për tregues të mirë ekonomikë.
Mendoj se janë dy faktorë që duken shumë qartë, një që është shumë i dukshëm, që është rritja dhe aktiviteti ekonomik që sheh kur ecën me makinë rrugës për në Durrës. Çdo ditë shikon ose një zyrë ose një njësi prodhimi më shumë në anët e autostradës Tiranë-Durrës. Faktori tjetër është se partnerët kryesorë të Shqipërisë në tregti, që janë sigurisht Greqia dhe Italia, po përjetojnë ndikimin e krizës globale ekonomiko-financiare dhe situata ekonomike në këto vende ka për të pasur ndikimin e vet edhe mbi Shqipërinë.
Unë nuk i kam studiuar të dhënat që bëjnë të mundur një parashikim për ekonominë e Shqipërisë për vitin e ardhshëm apo për dy vitet e ardhshme, por për mua është e qartë se ndikimi i krizës po ndihet dhe do të vazhdojë të ndihet në Shqipëri. Janë zvogëluar, për shembull,remitancat që vijnë në vend, ka disa tregues të vështirësive që po përjetojnë financat publike në Shqipëri ashtu si edhe në vende të tjera të Evropës, kështu që jam i sigurt se politikanët shqiptarë që merren me politikat ekonomike janë shumë të zënë me punë këto kohë e do të jenë shumë, shumë të zënë edhe për ca kohë në vazhdim.
Pra, një panoramë jo shumë optimiste. A e ka marrë mendoni ekzekutivi parasysh siç duhet dhe po sillet siç duhet në këtë kontekst?
Po, jam i sigurt se ata e njohin shumë mirë gjendjen. Në qoftë se i keni ndjekur diskutimet rreth lançimit të eurobondeve në tregjet financiare ndërkombëtare, u vërtetua se kjo gjë ishte e pamundur në kushtet që ishte Shqipëria në kohën që zhvilloheshin këto diskutime disa muaj më parë. duhet të gjenden instrumente të tjera financimi. Është e qartë se politikanët shqiptarë përgjegjës i dinë shumë mirë kufizimet që i janë vendosur Shqipërisë nga zhvillimet ndërkombëtare ekonomike dhe financiare. Nuk ka asnjë dyshim për këtë.
Zoti Ambasador, emërimet e disa gjyqtareve ne nivele te larta te strukturave te drejtësisë ne vend kanë ngjallur debate shumë të mëdha jo vetëm për politiken shqiptare. Ambasadori amerikan i ka quajtur për shembull te papërgjegjshme votimet e parlamentit. A ndani te njëjtin mendim edhe ju si Ambasador i BE-së me ambasadorin amerikan z. Withers, edhe ai në këtë rast në fund të mandatit të tij.
Unë nuk jam këtu që të komentoj atë që ka thënë apo ka nënkuptuar Ambasadori Withers. Nga këndvështrimi ynë, ajo që është e rëndësishme është sigurisht që gjyqtarët shqiptarë të jenë njerëz me standarde të larta profesionale, me vlera të larta morale dhe me integritet. Është në dorë të institucioneve shqiptare që të propozojnë gjyqtarë dhe të vendosin mbi ta. Nuk do të shkoja aq larg sa të thosha se ka ndonjë tjetër element.
Por unë nuk po jap ndonjë gjykim për asnjë pre tyre si gjyqtar apo si person. Ajo për të cilën po flas është sistemi. Është e rëndësishme që gjyqtarët shqiptarë të përmbushin kriteret e cilësisë. Është e rëndësishme që personat e përfshirë në procesin e emërimit të tyre të jenë të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që kanë përballë shoqërisë shqiptare për t'i dhënë asaj sistemi më të mirë të mundshëm të drejtësisë. Pra, edhe një herë, çështja është sa të përgjegjshëm janë politikanët apo ligjbërësit për përgjegjësinë e jashtëzakonshme që marrin përsipër për sa i përket shoqërisë.
A mendoni se politika shqiptare, politikanët shqiptarë, po pavarësohen gjithmonë e më shumë nga opinioni që vjen nga perëndimi, apo vazhdojmë ende të jemi të kompleksuar nga çdo mesazh që vjen, e kam fjalën nga çdo anë, qoftë në Evropë apo jo.
Nuk besoj se po pavarësohen gjithmonë e më shumë nga mesazhet që vijnë nga Evropa. Një shembull i mirë për këtë është dialogu për liberalizimin e vizave, ku Evropa dha mesazhe shumë të qarta në formën e udhërrëfyesit apo standardeve dhe kushteve që duhet të plotësohen dhe politikanët shqiptarë i kanë marrë shumë seriozisht këto mesazhe, standarde apo udhërrëfyes. Unë besoj se kjo mënyrë të punuari do të vazhdojë edhe përtej dialogut për liberalizimin e vizave në kuptimin që bashkimi Evropian do të përpiqet të përcaktojë udhërrëfyes me kushte konkrete dhe me standarde konkrete me qëllim që Shqipëria të ecë përpara me hapa të matshëm drejt integrimit evropian dhe unë jam shumë, shumë i sigurt se politikanët shqiptarë do t'ua vënë shumë veshin këtyre mesazheve.
Në fakt, shqiptarët janë të përgatitur që në fund të këtij viti do të lëvizin pa viza në Evropë. A do të jetë kjo e vërtetë?
Jam deri diku optimist, po.
Do të thotë që ka një mundësi që edhe mund të mos ndodhë?
Po të ishte në dorën time, do të ndodhte, por sigurisht që vendimi do të merret në bazë të propozimit të Bashkimit Evropian. Ky vendim do të merret bashkërisht nga Parlamenti Evropian dhe nga Këshilli i Ministrave në BE. Besoj se do t'i privonim ligjbërësit e zgjedhur të Parlamentit Evropian dhe vendet anëtare nga autonomia e tyre për të thënë 'jo, nuk ka asnjë gjasë', po të thoshim se nuk do të bëjnë këtë apo atë, apo se duhet të bëjnë diçka tjetër. Për këtë arsye, po them se jam deri diku optimist se udhëtimi pa viza do të ndodhë brenda këtij viti.
Në këto 4 vite pune në Shqipëri sigurisht keni pasur kontakte me pothuajse te gjithë politikanët e ndoshta edhe me shume deputetë, ata që sot përfaqësojnë klasën politike në Shqipëri. Ju ftoj edhe një herë të ndjeheni gjithmonë e me i lire ndoshta ne fund të kësaj interviste apo edhe ne fund te mandatit tuaj për të komentuar në këtë radhë se me cilin nga politikanët shqiptare jeni ndier me komod apo cili prej tyre ju ka vënë në vështirësi?
Por kuptohet që nuk jemi në shkollë dhe unë nuk jam mësues, kështu që nuk do t'i vë notë njeriu …
Kjo është eksperiencë personale…
Eksperienca ime personale është që kam qenë me fat që kam pasur dialog të mirë me gjitha bashkëbiseduesit e mi, pavarësisht nëse i përkisnin shumicës apo opozitës. Ka qenë me shumë interes të flisja me ta për çështje politike, spekulime politike, për probleme të integrimit evropian, dhe të kisha me ta një dialog të mirë dhe esencial në një atmosferë miqësore. Ky ka qenë një nga elementët që më ka dhënë shumë kënaqësi gjatë aktivitetit tim këtu.
Ju i njihni shumë mirë strukturat evropiane, megjithatë shumë skeptikë aktualisht thonë se BE-ja nuk do të zgjerohet edhe për disa vite dhe Shqipërisë do t'i duhet te presë të paktën edhe një dekade për t'u anëtarësuar në BE. A është e mundur kjo?
Ka një angazhim të hershëm e të besueshëm do të thosha të bashkimit Evropian për integrimin e Ballkanit Perëndimor, kështu që nuk besoj se mund të ketë ndonjë dyshim për këtë. Pyetja nëse është momenti i duhur është një pyetje, së cilës çdo shtet duhet t'i japë përgjigje vetë. Kështu, për një vend si Shqipëria, standardi i parë, ndalesa e parë në kohë është momenti kur Komisioni Evropian të japë opinionin e tij për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësimin në BE. Rekomandimi mund të jetë: Shqipërisë duhet t'i jepet statusi i vendit kandidat ose Shqipërisë nuk duhet t'i jepet statusi i vendit kandidat.
Në qoftë se Shqipërisë i jepet statusi i vendit kandidat, negociatat për pranimin e Shqipërisë në BE duhet të fillojnë menjëherë, pra ka një sërë hapash që duhen ndërmarrë njëri pas tjetrit dhe që në fund do të përcaktojnë se kur do të bëhet Shqipëria anëtare e BE-së, por fakti që Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së nuk besoj se është vënë ndonjëherë në dyshim nga ndokush.
Megjithatë, a është BE-ja sot një projekt në vështirësi, z. Ambasador? A e ka bërë, për shembull, kriza ekonomike më të dobët projektin e Bashkimit Evropian. Për shembull, Presidenti çek Vaclav Klaus thotë se BE-ja po shkon drejt një dështimi, po kështu edhe një historian, Fergusson, është një historian i Harvardit, e sheh me shume skepticizëm vijimin e një projekti të tillë të BE-së. Pra, varet nga Shqipëria, por edhe nga problemet që vetë Bashkimi Evropian ka dhe projekti i tij ka.
Në fakt, më vjen shumë keq, por nuk jam dakord me Presidentin çek. BE-ja është një histori suksesi dhe kjo mund të ilustrohet me një shembull të thjeshtë. Ka pasur shumë vende që kanë dashur të hyjnë në BE dhe po këto vende duan ende të hyjnë në BE. Kjo ndodh për një sërë arsyesh, për arsye strategjikë, gjeopolitike, ekonomike, politike, apo për arsye të pjekurisë demokratike dhe BE-ja e ka fuqinë për t'i tërhequr vendet e ndryshme drejt saj, pra është një histori suksesi, dhe sa për pasojat ekonomike, jam i sigurt se do të ishte shumë, shumë më e vështirë për çdo vend, e sidomos për një vend të vogël, që të përballej me vështirësitë, qofshin ato vështirësi që rrjedhin nga mjedisi global ekonomik apo jo, i vetëm, shumë më vështirë sesa si pjesë e BE-së, apo me solidaritetin e BE-së si një e tërë. Kështu që nuk ndaj të njëjtin vlerësim me dy personalitetet që ju përmendët.
Zoti Ambasador, çfarë do të bëni pasi të lini Shqipërinë?
Pas largimit nga Shqipëria do të dal në pension në Gjermani dhe do të merrem me gjëra që më kanë interesuar e që nuk kam mundur dot t'i bëj në jetën time profesionale, por jeta ime profesionale mbaron më 31 gusht.
Pra, me Shqipërinë përfundon edhe karriera juaj profesionale, në mund të themi kështu?
Po, ashtu është. Dhe duhet të them se ka qenë një eksperiencë shumë, shumë e mirë mbyllja e jetës sime profesionale në Shqipëri, zor se mund të kisha imagjinuar një eksperiencë më të mirë.
Shpresoj të kemi qenë një fund i lumtur, sigurisht. Fund i lumtur për Shqipërinë. Të gjithë shpresojmë që të jetë Shqipëria ajo që do të ketë një fund të lumtur dhe ne do të bëjmë të pamundurën që ju të arrini në një ' happy ending'.Pra, mesa kuptoj unë, zoti Ambasador, ju do t'i dedikoheni jetës personale aty, dhe do të jetoni në Gjermani tashmë, për gjithë kuriozët e publikut tonë.
Po, po.
Ju urojme sukses për këtë. Pyetja ime e fundit ka të beje gjithmonë me Shqipërinë, zoti Ambasador. Herën e fundit, në mos gaboj, ju kam parë në Theth. Në fakt, nga bashkëpunëtoret tuaj shqiptarë di që jeni një eksplorator i maleve shqiptare dhe di që edhe shpesh zbuloni vende që edhe bashkëpunëtorët tuaj shqiptarë nuk i njohin. Çfarë impresionesh keni në këtë kuptim nga Shqipëria? A do të ktheheni më në Shqipëri, dhe për çfarë arsyesh do të vinit?
Sigurisht që do të kthehem. Është e vërtetë se unë dhe bashkëshortja ime jemi shumë të dhënë pas aktiviteteve në natyrë në Shqipëri. Jemi të pasionuar pas maleve, megjithëse edhe deti na pëlqen, por malet pak më shumë. Do të kthehemi patjetër për të eksploruar më shumë malet e mrekullueshme të Shqipërisë dhe për t'u takuar me miqtë e mrekullueshëm që kemi njohur gjatë kohës që kemi qenë këtu.