Greqi, bomba molotov autobusit Athin

Shkruar nga:  
Postuar më: 1 vit mė parė

Greqi, bomba molotov autobusit Athin
Greqi, bomba molotov autobusit Athin

Një autobus i linjës Athinë- Sarandë është sulmuar me bomba molotov teksa po lëvizte në rrugës nacionale Antiriu- Janinë, në Kefalovriso pak pas mesnatës së të dielës. Lajmi është konfirmuar për tv NEWS24 nga ambasadori shqiptar në Greqi Dashnor Dervishi por dhe nga vetë shoferi i autobusit, Leonard Berberi.

Autobusi me targa SR 5892 B i kompanisë Sarandë Ekspres po udhëtonte në drejtim të Shqipërisë kur është sulmuar nga një grup personash në në kilometrin e 44 të rrugës nacionale Antiriu- Janinë.

Ambasadori shqiptar deklaron për NEWS24 se “në momentin kur ka ndodhur sulmi autobusi ka qenë në lëvizje por nuk ka pasur pasagjerë. “

Sulmi është pasqyruar dhe në të përditshmen greke "Kathimerini" e cila sot në faqen e saj online, duke iu referuar burimeve policore helene, shkruan se persona ende të panjohur kanë lëshuar 3 bomba me molotov në drejtim të autobusit me targa shqiptare.

Nga incidenti nuk ka pasur të lënduar vetëm dëme materiale. Njëra nga bombat molotov ka shkaktuar flakë tek një derë e autobusit por që është shuar menjëherë nga forcat zjarrfikëse të Mesologji, si dhe janë thyer disa xhama të autobusit.

Mësohet se Policia greke ka nisur hetimet të zbardhur rrethanat e këtij akti. Ambasadori Dervishi tha për NEWS24 se ishin në kontakt me policinë greke dhe se dyshohet se autobusi është sulmuar nga një grup tifozësh grekë

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajme dhe tema të nxehta

Moti

Tirana
E larta: 10 Min: 3
Shpejtesia eres: 3.22 km/h
Drejtimi eres: 120
Lageshtia: 94
Shikueshmeria: 4.01
Presioni atm: 1016.1
Agimi: 6:39 am
Perendimi: 5:09 pm

Horoskopi

Kembimi Valutor

Kursi zyrtar i kėmbimit
USD / LEK 105.05
EUR / LEK 139.25
GBP / LEK 166.33
CHF / LEK 115.21
Ndryshimi i fundit: 10.02.2012