Kreu » Lajme » Aktualitet » Te gjithe duan te behen Berishe
Te gjithe duan te behen Berishe
Shkruar nga: Lorenc Vangjeli
Postuar më: 1 vit mė parė
Te gjithe duan te behen Berishe
Shpesh një anekdodë mund të shpjegojë më mirë se mijëra faqe serioze një fakt apo dukuri. Në zyrën e Sali Berishës, në vitin 1999, hyn Vili Minarolli, sot ambasador në Athinë me një deklaratë për shtyp që kishte shkruar vetë. Në prani edhe të Sokol Olldashit dhe një gazetari tjetër të njohur, i jep deklaratën Berishës, i cili, pa i hedhur asnjë sy letrës i thotë: Shumë mirë e ke bërë Vili! Tani mbaj shënim! Dhe i diktoi atë tekst që ai vetë kishte vetë në kokë. Por kjo nuk është anekdotë. Eshtë tërësisht e vërtetë. Partia Demokratike, në vitin e 20 të ekzistencës së saj, jetësohet dhe vepron sipas parimit “Heliocentrik”: një yll i vetëm, dielli i vetëm në mes dhe gjithë planetet që vijnë rrotull tij.
Kështu ka qenë dhe kështu do të vazhdojë të mbetet për një kohë të papërcakuar sa kohë që do të ndrijë ylli i fatit të kryetarit dhe kryeministrit të saj Sali Berisha. Afërsia e cilitdo tjetër në PD me këtë yll, përcakton shumëçka, ngrohtësinë politike, rrezatimin, karrierën vetjake, hipje-zbritjet në qeveri apo lista deputetësh e deri dhe të qënit i mirë, i keq apo dhe i përshtatshëm e i vlefshëm për partinë që qeveris. Ndërsa vetë zoti Berisha, një ekuilibrist i jashtëzakonshëm politik, ka zgjedhur që të mbajë me shumëkënd, barazafërsi dhe barazlargësi, qoftë dhe në rastet kur bën sikur toleron ndokënd që pretendon se është më pranë tij se të tjerët.
Dhe kjo është dukja, e cila deri më tani nuk ka gënjyer. Sërish nga jashtë, PD, një parti tipike elektorale, ngjan me një repart të mirorganizuar politik, në të cilin flitet me një zë dhe i jepet zë vetëm mendimit të drejtuesit të saj, ka një portret dhe i jepen me qera portretet vetjake drejtuesit të saj, ka një aksion unik në të cilin cilido tjetër ka aksione politike sipas vullnetit të drejtuesit të saj. Përballë saj, qoftë dhe vetëm si reaksion ndaj PD-së dhe për çështje tradite, socialistët kanë shumë më tepër larushi në partinë e tyre, kanë liri shpesh në kufinjtë e anarkisë për t´u shprehur pro e kundër, çka i bën këto dy formacione politike shumë të ndryshme nga njëra-tjetra.
Por përtej dukjes, ka një tjetër realitet që gjithmonë e më tepër ngulmon të ndryshojë, kryesisht i frymëzuar nga një pyetje e vetme: kush do të vijë pas Tij? Cili është realisht numri dy i çelësave të kësaj patente politike, nëse Doktor Berisha, do të provojë “sëmundjen” me diagnozë: lodhje nga pushteti? Kjo natyrisht, nëse politikani jetëgjatë Berisha nuk e merr seriozisht edhe vetë, shakanë “serioze” që bën se do të qëndrojë në politikë edhe për 35 vjet të tjerë.
Revista MAPO ka kontaktuar një numër të konsiderueshëm të protagonistëve kryesorë në PD dhe bën publike atë çfarë dihet se ekziston, por nuk provohet, që dihet se frymon, por nuk pranohet. Të paktën publikisht. Transferimi i pushtetit nga një dorë në tjetrën apo nga një grusht i hekurt, në një numër grushtesh brenda gardhit blu, megjithëse tabu për kulturën parapolitike shqiptare, nuk është një risi lokale. E veçanta qëndron vetëm në faktin se shumëkund gjetkë, kjo gjë është temë e zakontë diskutimi, siç ka qenë shpesh edhe tek PS-ja, ndërsa për realitetin tek PD-ja, është tabu që thyhet vetëm në biseda informale.
Revista MAPO synon të hedhë dritë përtej derës së mbyllur duke qëmtuar të dhëna për të cilat, megjithatë ka shumë dëshmitarë që nuk duan të dëshmojnë publikisht.
Numrat në Kuvend,
Askush nuk pranon ta thotë i pari. Askush nuk kërkon të jetë i pari në ravgimin pothuaj të parë publik për të treguar se cilët kërkojnë të jenë të parët në një epokë postBerisha II. Qoftë pse, të paktën për momentin, duket e largët ajo çka teorikisht mund të jetë edhe shumë më pranë sesa mendohet. Në teori, loja e numrave dhe sidomos e interesave në numrat e votave në Kuvend, paracaktojnë qeverisje të vështirë të Doktorit: minimalisht pesë vota të pakontrolluara tërësisht, tre votat e Metës dhe dy të partisë së Idrizit, (pa llogaritur Priftin e LSI-së që do të votojë gjithmonë Berishën si detyrim), e çojnë ekuilibrin në Kuvend në shifrat fatale 70 vota PD, 65 PS dhe 5 vota të “lira”. Një minorancë absolute që mund të kushtëzojnë cilëndo maxhorancë relative. Dhe para së gjithash, mund të kushtëzojnë dhe vetë kohën e zotit Berisha në qeverisje.
Politika është si fizika: një eksperiment fillimisht vërtetohet në teori, në letër dhe vetëm më pas, realizohet në praktikë. Dhe kur ka mundësi teorike, qoftë dhe me “pak vullnet nga jashtë Tiranës zyrtare”, ekzistojnë gjithashtu edhe mundësitë praktike, që duke nisur nga shtatori dhe gjithë vjeshta e këtij viti, qytetarët shqiptarë të presin surpriza befasuese nga politika që i qeveris.
Tre rryma në PD
Ka të paktën tre rryma brenda Partisë Demokratike, në paqe të dukshme me njëra-tjetrën, por në një rivalitet të shpallur, të fortë dhe direkt me njëra-tjetrën në mënyrë të padukshme. Sipas rëndësisë dhe “hierarkisë, ato bashkohen në një pikë: kërkojnë mbajtjen e pushtetit të PD-së dhe ndahen në një tjetër pikë, kush do ta administrojë nesër me cilësinë e numrit një në parti, këtë pushtet.
Jozefina, Olldashi, Patozi e Bode,
Eshtë rryma (nëse kjo është fjala më e përshtatshme) më e madhe dhe më e fortë brenda PD-së. Nuk ka një strukturë të mirëfilltë grupi dhe si e tillë, nuk ka dhe një drejtues të sajin të përcaktuar. Më e dukshmja është kryetarja e Kuvendit, që ka pasur gjithmonë kujdesin maksimal për të mos shprehur direkt ambicjet e saj për të qenë pasuese e zotit Berisha, por që në të gjitha rastet, ka demonstruar qartë një trend të jashtëzakonshëm protagonizmi, si në politikën e ditës, ashtu dhe në atë partiake. E ardhur në PD në vitin më të vështirë të ekzistencës së kësaj force politike, 1997, ajo mund të konsiderohet padyshim një nga qëndrestaret shëmbullore të saj.
Me origjinë nga Shkodra, ish-e persekutuar, katolike dhe mbi të gjitha mjaft dinamike dhe ambicioze, zonja Topalli është gjithkund dhe nuk mungon askund. E aftë të bëjë të flitet për të dhe të vihet në qendër të debatit edhe atëherë kur do të ishte më mirë të heshtte, populiste e klasit të parë, zonja Topalli ka në vetvete ADN-në tipike të një partie me muskuj si PD-ja. Ajo është gjithashtu padyshim, versioni femëror i vetë eprorit të saj Berisha, në ton, në ashpërsi dhe arrogancë ndaj kundërshtarëve të saj.
Olldashi ka një histori politike sa të ngjashme me zonjën Topalli, po aq dhe të ndryshme. Qytetar, i arsimuar mirë dhe elokuent, ish-i persekutuar politik, më shumë se mjaftueshmërisht i ashpër me kundërshtarët politikë dhe mbi të gjitha, edhe qëndrestar në PD, edhe aktor i dorës së parë, edhe shumë familjar me median e konfident i kryeministrit, ka moshën dhe pjekurinë për të shpresuar shumë më shumë sesa ka tashmë në dorë. Edhe opozitarët e tij e kanë konsideruar më se njëherë si një nga ministrat më të aftë të kabinetit të zotit Berisha. Sektori që ai drejton, ministria e pasur në fonde dhe e stërmadhe e transporteve, është përdorur si edhe në fushatën e shkuar si kali kryesor i betejës politike.
Bode, ministër i financave është një nga ministrat e vetëm që ka pasur të garantuar një vend edhe në kabinetit Berisha 2, vend të cilin e kishte paramarrë pa asnjë kontestim që në shtatorin e largët të vitit 2005 në kabinetin Berisha 1. Konsiderohet si një nga ministrat e vetëm që ka pasur kurajo për të kundërshtuar shpesh shefin e tij. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Patozi është historia e suksesit të dikujt që rritjen në hije e ka shndërruar në aksion personal gjithmonë në rritje për veten.
Të katër këta emra, që i bashkon jo vetëm miqësia personale, të paktën për momentin veprojnë secili si “i parë mes të barabartësh”. Pranë këtij “nukli” pushteti, mund të numërohet edhe ish-zëvendëskryeministri Ilir Rusmajli, që ka zgjedhur dhe e kanë “zgjedhur” të qëndrojë në hije në këtë pjesë të parë të mandatit të dytë. Madje, pranë këtij grupi është edhe “menaxheri direkt dhe i vetëm i burimeve njerëzore të PD-së në qeverisje” Flamur Noka, një personazh i bërë i njohur, sidomos nga “helmi” pabesueshmërisht ironik i një njohësi të mirë i PD-së, gazetari Mero Baze. Si një “skalion” i dytë, në këtë grup mund të llogariten edhe deputetët Gent Strazimiri, Eduard Halimi apo Mesila Doda. E veçanta më e fortë e këtij grupimi, është vertikalizimi i plotë i tyre në të gjitha strukturat e partisë. Duke nisur nga veriu për të zbritur në jug, të paktën në Shkodër, Malësi e Madhe, Kukës, Lezhë, Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Berat, Lushnje, Korçë, Pogradec, Librazhd e ndokund tjetër, ata kanë qenë mentorët dhe tutorët e gjithë kryetarëve të degëve lokale të PD-së.
Në këtë grup, bëjnë pjesë tre emra, Topalli, Bode e Patozi, të cilët bashkë me Doktor Berishën, plotësuan të gjithë emrat e listës së deputetëve dhe ky është një detaj që mund të hedhë dritë dhe mbi influencën e tyre në Kuvend. Marrëdhëniet me Berishën janë natyrisht korrekte dhe megjithë ulje-ngritjet, ata qëndrojnë pranë tij.
Basha dhe “kusuri” i KOP-it
Mund të konsiderohet si rryma e dytë në PD. E përfaqësuar kryesisht nga Lulzim Basha, një nga “AS”-at që Doktori e nxorri nga mënga në pokerin e ndërlikuar të vitit elektoral 2005. I arsmimuar mjaft mirë, elokuent dhe një nga debatuesit më të mirë të partisë së tij, shumë pranë vetë kryeministrit, Basha ishte ylli që u ngjit befasisht më lart se të gjithë kolegët e tjerë të KOP-it në 2005, u përfshi në qeverisje si ministër transporti dhe ishte një nga zbatuesit praktikë të ëndrrës së Berishës për të ndërtuar rrugën Durrës-Kukës. Pika e tij e dobët “juridike” që e vuri përballë kritikëve të tij politikë, u bë njëherësh, edhe pika më e fortë që i lidhi fatin personal pazgjidhshmërisht me fatin e kryeministrit.
Në ambientet e PD-së, konsiderohet si pasuesi i tij direkt, si i zgjedhuri i tij, por vetë kryeministri është i interesuar të zbatojë edhe për të parimin e barazlargësisë dhe barazafërsisë me faktorët e tjerë kryesorë në PD. Për momentin, është e vetmja kandidaturë e shpallur gjysëm zyrtarisht si mtonjës i bashkisë së Tiranës, Basha po përgatitet të jetë pjestar në një lojë të madhe me dy pjesë: e para, bast duke vënë të gjitha për të gjitha. Duke tentuar dhe fituar Tiranën, ai automatikisht konsiderohet nga të gjithë si numri dy në PD, e dyta, duke tentuar dhe humbur Tiranën, rrimer pas pak kohësh drejtimin e një ministrie, por me legjitimitet “moral” më të cunguar përballë kundërshtarëve të tij brenda në parti. Dhe duke pritur kohë më të mira, për të parë një fat personal më pozitiv.
Të afërt me grupin e Bashës janë pothuaj të gjithë deputetët e qarkut të Elbasanit dhe deputetët Majlinda Bregu dhe Aldo Bumçi, e para ministre e integrimit, i dyti kryetar i PD-së së Tiranës. Deri diku edhe Enkeljd Alibeaj dhe pak më në periferi, edhe Gert Bogdani. Me dy të parët, Basha, përveç CV-së së KOP-it, ka dhe miqësi të vjetër personale: i përkasin të njëjtit brez maturantësh të gjimnazit Sami Frashëri në Tiranë, duke qenë madje, edhe shokë klase.
Veçantia e këtij grupi që përbën njëherësh pikën e fortë dhe të dobët të tij, përveç afërsisë edhe njerëzore me zotin Berisha, është disproporcioni mes përfaqësimit të tyre në qeverisje dhe përfaqësimit në parti. Të gjithë së bashku, ata kontrollojnë shumë pak nga strukturat e PD-së në bazë, nuk i njohin drejtuesit e degëve apo dhe militantët e spikatur dhe “njihen” e pranohen pak prej tyre. Për tipologjinë e vjetër e tradicionale të PD-së, këmishët me butona të Bashës dhe parfumet që përdor, ngjajnë si garderobë aliene.
Të gjithë njerëzit e Presidentit
Eshtë vërtet në hije dhe për momentin është i shpërbërë dhe me përfaqësim minor në Kuvend. Kulmin e tij e pati në korrik të tre vjetëve më parë, kur plot 20 deputetë, drekuan në Vlorë në mënyrë simbolike për të dëshmuar përkrahjen e tyre ndaj nënkryetarit të PD-së që synonte presidencën. Ishte një provë force numrash që dështimin e pati pikërisht tek suksesi. Bamir Topi u bë President i Republikës, por duke lënë grupin pa drejtues dhe duke firuar rrugës. Në kuptimin që shumica e tyre, nuk mundën të rikonfirmohen në listat e PD-së në zgjedhjet e vitit 2009. Tani ata, në Kuvend, janë reduktuar në emrin e ish-ministrit të mbrojtjes Gazmend Oketa dhe deri diku edhe Dashamir Sula.
Eshtë grupi më i brishtë i rrymave brenda PD-së dhe mbi të gjitha, ka një distancë sherri dhe mërie me vetë kryeministrin Sali Berisha. Viti 2012 që shënon edhe mbarimin e mandatit presidencial të zotit Topi, e gjen atë në moshën kritike 55 vjeçare; shumë i ri për të dalë në pension dhe shumë të vjetër për të nisur një levizje të re politike në të djathtë të PD-së aktuale. Armiqësia e shpallur me dy grupet e tjera, është një argument më shumë që i bën ata të shndërrohen në deve dhe dyert e PD-së në vrimë gjilpëre. Madje edhe kur flitet për Tiranën e deri diku Vlorën ku ata kanë ende përkrahës në hije.
Të tjerët,
Në grupin e PD-së ka edhe një tjetër hierarki të pashpallur. Për të zbuluar emrat e tyre, mjafton të ndiqet një kriter fare i thjeshtë: cilët janë ata që dërgohen në debatet publike (zgjedhja e tyre është pothuaj e centralizuar në dorë të kryeministrit) dhe cilët janë ata që diskutojnë rëndom në seancat plenare të Kuvendit, në 60 minutëshin e diskutimeve të lira. Si edhe konsultimi i votave të marra në kongresin e PD-së në dhjetor të vitit të kaluar.
Në mes të tyre janë emra të deputetëve që janë pothuaj “inertë” ndaj këtyre tre grupimeve, që përgjithësisht e kanë vënë veten në listë pritjeje për të parë rrjedhën e ngjarjeve. Mima, Kadilli, Spaho, Beja apo Xhepa e të tjerë, thjesht presin. Pranë tyre janë dhe figura të tjera të PD-së, (i bashkon vetëm ideja e pritjes), të cilët kanë marrëdhënie distante me Berishën, si Mustafai, Biberaj, Kosovrasti e të tjerë. Ndër ta, Biberaj ka përdorur së fundi edhe termin “diktatorial” për mënyrën e drejtimit të PD-së nga Doktori.
Të gjithë ata presin me këmbë në ujin që në sipërfaqe ngjan i qetë, por që në thellësi zien. Në një mandat të dytë qeverisës, që nga vetë natyra si i tillë, nga një komplikim i dukshëm dhe i padukshëm i marrëdhënieve sidomos me SHBA-në, ngjan se po përgatit në heshtje supriza të forta. Që shkojnë përtej pluskimit mbi ujë për 127 minuta të kryeministrit në detin e Dhërmiut dhe që rrezikojnë të fundosin nën ujë shumë projekte, plane dhe shpresa për të nesërmen. Atëherë kur sistemi “heliocentrik” me Berishën në mes, rrezikon të shuajë disa yje dhe të bëjë të ndrisin disa yje të tjerë, duke qenë përfundimisht, i ndryshëm nga sot. Në një cikël që po mbyllet, me një cikël që tashmë ka nisur të hapet.