Kreu » Lajme » Aktualitet » Sabri Godo: Shteti shqiptar ra ne Himare. Bollano duhet te heshte
Sabri Godo: Shteti shqiptar ra ne Himare. Bollano duhet te heshte
Shkruar nga: Luljeta cela
Postuar më: 1 vit mė parė
Sabri Godo: Shteti shqiptar ra ne Himare. Bollano duhet te heshte
Ish-kreu i Partisë Republikane, Sabri Godo, i konsideron ngjarjet e ndodhura në Himarë kohët e fundit, si një skemë të përgatitur më parë, që priste vetëm një incident. “Kemi parë një skemë përgatitur me kohë me synimin final për shpalljen e autonomisë së Himarës dhe autonomi qeverisje për të. Këto janë deklarata që janë bërë me kohë nga Bollano dhe të tjerët. Pritej vetëm një incident”, u shpreh Godo. Akademiku i njohur ka tone të ashpra ndaj krerëve të minoritetit grek në vend, Bollano e Dule.
Ai kundërshton deklaratat e bëra në ditët e fundit, duke shtuar se u duket çdo ortodoks në Shqipëri, si një minoritar. “Nuk kemi patur ndonjë problem për të zgjidhur këtë çështje mes nesh. Të gjitha këto janë me nxitje dhe me ndërhyrje nga jashtë. Del PDBNJ e Dules dhe bën thirrje ekstreme për polici minoritare në Himarë”, tha Godo. Por aty ku politikani kërkon ndërhyrje të shtetit shqiptar është bllokimi i rrugëve. Kjo mënyrë proteste për Godon, do te thotë se praktikisht nuk ka shtet. Për të çdo njeri që bllokon rrugën duhet të shkojë në burg. “Shteti shqiptar duhet të tregojë se ekziston si shtet dhe duhet ta nisë punën me procedimin e atyre që bllokuan rrugën. Ndërhyrja në Himarë pas 13 orësh bllokim rruge do të thotë se kemi një shtet që toleron atje ku nuk duhet, dhe kjo duhet të marrë fund.
Duhet ta dijë mirë çdo shqiptar se po bllokove rrugën, pas një orë shkon në burg”, tha Godo. Ish – kreu i republikaneve shprehet se çdo njeri ka të drejtën të flasë gjuhën që dëshiron, dhe se mes popujve shqiptarë dhe grek nuk ka racizëm. Ka mekanizma që duan të shfrytëzojnë ksenofobinë për arsyet e tyre. “Nuk kuptohet se përse duhet të bëjë deklarata dhe të mobilizohet qeveria greke që ngjan mes dy shtetasve shqiptare dhe e çon këtë në strukturat evropiane, kur dihet se nëse do të flasim për probleme të mirëfillta etnike duhet të shohim ato që kanë ndodhur me emigracionin tonë atje”, theksoi Godo. Deri tani, ngjarja e Himarës ka shkaktuar një seri reagimesh të forta në Shqipëri dhe jashtë saj, në Greqi. Por ndërsa Athina nuk ka nguruar të ndërhyjë fort me qëndrime, duke e interpretuar si vrasje etnike, në Tirane qeveria dhe partitë kryesore politike kane heshtur për këto deklarata.