Hera e pare eshte nje dush i çuditshem. Mbetesh nen te dhe shpreson te mos lagesh. Do te doje ta ruaje pergjithmone ate shije. Hera e pare qe fiton ne Boteror eshte nje suite qe do te duhet ta paguash shtrenjte. Disa ambientohen me te, disa te tjere nuk ambientohen kurre. Sepse nuk eshte e veshtire te nisesh, po te arrish ne maje. Dhe atje lart “çdo gje te merr mendjen”. Ka shtete dhe njerez qe nuk e kane humbur kurre ate suite dhe e kerkojne gjithe jeten e tyre. Amerikani Al Oerter, hedhes i diskut, i pari qe ka fituar ne te njejtin specialitet per 4 olimpiada, nuk ka deshire te largohet kurre nga hera e pare. Kur i keshilluan te bente nje transplant, perdori klasin per te refuzuar: “Kam pasur nje jete interesante, dua te ec perpara me ate qe kam”. Vdiq ne 2007-n, ne moshen 71-vjeçare.
Hera e pare qe çon papritur kombet ne maje. Nga varferia, nga anonimati, nga stereotipi, nga kriza se mos i kane ngaterruar me te tjere. Shampanja franceze deri ne 1998-n nuk e kishte idene se mund te kishte sukses. Vlente vetem shkuma dhe shishja. Çdo gje qe deh dhe ta jep ne koke. Ne fakt, idhulli i Frances ishte Rajmond Pulidor, heroi i tersit, shtetasi qe bente banje me uthull dhe gjate “Tour” arrinte gjithnje i dyti. 14 xhirot e Frances, nuk fitonte kurre nje bluze te verdhe. Njerezit shume te dashur ishin Antonin Magne, qe me nje xhiro me limuzine nen pallatet e qytetit, me xhamin hapur, urdheronte tifozet te zbrisnin nga pemet e tyre, e dukej sikur i thoshin Antoninit qe, me mire se sa te pedalosh nje biçiklete dhe te deshtosh, eshte te pershendesesh tifozet nga dritarja e kesaj makine. Skuadra qe ne ‘98-n me afrikane, armene, karaibiane, derrmoi dhe beri qesharak Brazilin, me dy gola te Zidan, nje algjerian te rritur ne Marseje, dhe me nje djalosh me emrin simbolik, Petit, i dale nga depresioni pas vdekjes se te vellait, eshte Franca e re praktike, cinike, materialiste. Jo vetem periferite e Parisit, por gjithçka perfundoi ne faqen e pare. Por pastaj lane pas edhe klishete romantike te miti i Pulidor, çiklistit qe renditej gjithmone i dyti. Mamaja holandeze, Fanny Blankes Koen, qe kishte dy femije, te shpallur per here te pare ne Lojerat e Londres ‘48 fitues te kater medaljeve te arta (ne 80, 100, 200 dhe 4x100m), triumfoi me atletet e saj. Kjo do te thoshte per ta se vendi kishte dale perfundimisht nga lufta e dhimbshme. Madje edhe komshinjte u dhuronin nje biçiklete te tjereve. Dhe kur ne ‘59-n Frederiko Martin Bohamontes mori fitoren e pare te “Tour” per Spanjen, edhe pse ishte vetem nje sukses sportiv, u be nje simbol i kalimit te vendit nga lufta ne planin e pare te zhvillimit. Ndoshta edhe sepse ne te njejtin vit Severo Okoa fitoi çmimin “Nobel” per mjekesi. Triumfi ne “Tour” ishte i pari eveniment sportiv i ndjekur ne radio nga populli, i cili mblidhej ne sheshe per te degjuar radiokronikat.
Hera e pare te ndihmon te qendrosh me kembe me me shume lumturi. Ne qershor te ‘92-shit, muaj ne te cilin Danimarka fitoi Europianin, ndodhen 58 vetevrasje mes meshkujve dhe 28 mes femrave, e dhena me e ulet nga 1978. Ne muajin e triumfit per here te pare te gjithe duken me te gezuar, edhe pse te dhenat e GDP-se qe rritet jane te diskutueshme. Ka ekonomiste qe e kundershtojne: kur futbolli lulezon, GDP frenon. Spektakolar eshte rasti i Argjentines ‘78, vit i nje recensioni 5% te ardhur nga ‘77 dhe u pasua ne ‘79 nga nje bum ekonomik. Ndoshta futbolli çmend biznesin. Ne France, ne 1998 tregjet pesuan nje ulje per tre muaj, por lulezuan me shume se sa pritjet gjate Boterorit France ’98.











