“Per futbollistin profesionist, Lorik Cana, klubit anglez do t’i paguhen 4.5 milione euro, ndersa lojtari do te perfitoje rroge 2 milione euro ne vit dhe 7500 euro per çdo ndeshje”. Nga ana e tij, Cana ka bere te ditur se vendimi per t’u larguar nga Premiershipi nuk ishte aspak i lehte, ndersa arsyeja kryesore per t’u transferuar ne kampionatin turk ishte deshira per te qene me afer familjes. Ai theksonte se ka zgjedhur klubin turk, ne menyre qe te luaje ne kupat e Europes.
“Prej dites se pare te Sanderlendi dashuria me skuadren dhe tifozet ishte e jashtezakonshme. Kam dhene gjithçka per klubin dhe nuk do ta harroj kete aventure. Por me eshte dhene mundesia te luaj ne kupat e Europes, ne Ligen e Kampioneve dhe veçanerisht te jem me afer familjes sime. Ky nuk ishte nje vendim i lehte per mua dhe shpresoj qe njerezit ta kuptojne”, tha mesfushori. Gallatasarai ka fituar 17 tituj ne Turqi, ndersa ne vitin 2000 triumfoi ne Kupen UEFA dhe UEFA Super Cup ne 2000, duke qene klubi i vetem turk qe ka fituar nje trofe europian.











