Ne trojet e Hores se Arberesheve

Ne trojet e Hores se Arberesheve
Hora e Arbereshevet, e njohur si Piana degli Albanesi eshte nje qyteze e vogel ne pjesen veriore te ishullit te Siçilise, e vendosur ne kembet e nje mali. Banoret jane shperngulur ne kete zone ne fund te viteve 1400, kohe kur Perandoria Osmane pushtoi Ballkanin. Sipas censusit te fundit te popullsise, rreth 6000 banore jetojne ne kete bashki, dhe pjesa derrmuese e tyre jane me origjine shqiptare. Shqiptaret e ketushem flasin nje arbereshe te veshtire per t’u kuptuar por aspak te huaj per çdo bashkekombes. Njerezit jane teper te afrueshem dhe bujare dhe mes tyre komunikojne njelloj ne shqip dhe italisht. Shumica mbajne emra italiane, madje disa edhe mbiemra te tille, por me krenari deklarojne origjinen e tyre te lashte dhe e quajne veten shqiptare.

Nje shqiptar i Siçilise, Michele Cuçia thote se ne zone ka shume mbiemra shqiptare, te cilet nuk kane ndryshuar me kalimin e shekujve, si Skiro, Dorangrikja e te tjere. Michele punon si konsulent financiar ne nje rrjet bankar te njohur italian. Duke folur me pasion per historine e zones, ai tregon se ne festat tradicionale, banoret e Hores e sidomos grate veshin kostume tradicionale, te qendisura ende me besnikeri, sipas stilit te hershem, te trasheguar nga eterit e vjeter arbereshe e te stolisur me gure te çmuar. Ne fakt, ne argjendarite e ketushme sheh te ekspozuara kostume tradicionale ne ngjyra njeheresh te mbyllura por mjaft te gjalla. Nje element qe bie ne sy eshte brezi i kuq, i stolisur me qendisma arbereshe. Gjithashtu, nder objektet e ekspozuara spikatin gjerdane me gure te çmuar. Njeri syresh ne veçanti eshte teper mbreselenes, me gure te medhenj me ngjyre te kafenjte ne te kuqerremte dhe safire blu qe krijojne nje kontrast te forte por tejet elegant.

Stolite kane nje natyre te dukshme bizantine, çka ne disa raste komunikohet ne menyre te drejtperdrejte permes kryqeve te punuara sipas stilit ortodoks, por te kuruar ne nje menyre qe i japin hijeshine e bizhuterive femerore. Shumica e shqiptareve te ketushem jane te besimit ortodoks dhe Eparkia e Hores se Arbereshevet eshte nje nga tre kishat te ritit bizantin ortodoks ne krejt Italine.

Ndertimi i qytezes ekspozon nje pjerresi te forte dhe shtrihet nga kembet e malit deri ne nje te treten e lartesise se tij. Perveç disa rrugeve kryesore te asfaltuara, te tjerat jane te shtruara me kalldrem e gjarperojne lagjeve duke u ngjitur vazhdimisht drejt faqeve malore, çka e ben ecjen te kendshme por edhe te veshtire per nje te huaj. Te gjitha tabelat orientuese jane ne dy gjuhe, italisht dhe shqip, ndersa shqipen e zeze dykrenore mbi fushen e kuqe e sheh kudo, perfshi ketu edhe institucionet publike.

Çatite e shtepive, te para nga nje fare largesie jane dukshem te pozicionuara mbi njera-tjetren, çka te kujton diçka nga vendosja e shtepive ne Gjirokaster. Ndonese shtepite e ketushme jane me te reja, ne menyren e ndertimit e ne ornamente nuk mungojne motive te lehta tradicionale, ndersa disa prej tyre jane ndertuar me blloqe guri. Nje pjese e madhe e ndertesave jane vila qe kryesisht ngrihen deri ne tre kate. Pothuaj te gjitha jane teper elegante, pa teprime dhe me veçori te dukshme dalluese nga njera-tjetra. Vlen te theksohet se ne qytezen e arberesheve eshte shume e veshtire te gjesh ndertesa te shemtuara. Hijeshia e pjeses urbane te Hores kombinohet me se mire me bukurine e malit dhe rrafshinen qe shtrihet e gjere qe shtrihet deri ne brigjet e liqenit qe mban te njejtin emer me ate te qytezes.

Giuzeppe Comandè, nje djalosh teper i sjellshem me origjine nga Piana degli Albanesi, por qe punon ne Palermo, ndonese nga i ati eshte me origjine franceze, preferon qe me krenari ta quaje veten shqiptar. Giuzeppe eshte shofer ne autobuset e kompanise Prestia e Comandè, nje linje e shpejte e transportit nderurban qe lidh mes tyre, qytetet e fshatrat e Siçilise. Ai tregon se nje pjese e madhe e te rinjve nuk qendrojne ne Piana, por largohen per te punuar ne Palermo, si dhe ne veri te Italise. Megjithate, ai kthehet shpesh ne qytezen e lindjes per te takuar te afermit e miqte e vjeter. “Do te kisha jetuar atje, por mundesite e punesimit jane te pakta”, rrefen ai. Giuzeppe shton se eshte shume i kenaqur me punen qe ben. “eshte diçka qe me pelqen dhe ndihem mire kur i sherbej njerezve”.

Historia

Hora e Arbereshevet u themelua ne 30 gusht te vitit 1488, fale te drejtes se dhene nga kardinali Giovanni Borgia Monreale per t’u vendosur ne tokat e Mercu dhe Aydingli, ne rrethinat e Palermos. banoret u shperngulen ne ishull ne vitet 1480, kur osmanet sulmuan trojet shqiptare ne Adriatik. Fillimisht mendohet te kene jetuar ne çadra, deri kur bujarisht iu dha e drejta per toke ne vitin 1488.

Me vone, ne vitet 1530, nje numer familjesh te njohur si Koroni - arvanitas nga Koroni ne zonen shqiptare te Moreas, sot pjese e Greqise - u vendosen ne fshat. Ne fakt, himni kombetar i arberesheve ne Piana degli Albanesi eshte kenga “O e bukura Morea”.

Duke qene se besimi fetar i te shperngulurve ishte ai ortodoks, çka identifikohej si grek, qyteti i vogel mbajti emrin e Piana dei Greci. Ky emer u mbajt deri ne vitin 1941, kur u ndryshua ne Piana degli Albanesi, me kerkese te vete banoreve. Pas themelimit te fshatit, banoreve iu kerkua permes nje dekreti te papes qe ta ndryshonin fene e tyre nga greko-ortodokse ne katolike bizantine. Ne fakt, ritualit pothuaj nuk ndryshuan.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama