Semundjet me te shpeshta te veshkave

Semundjet me te shpeshta te veshkave
Veshkat jane organe çift, te vendosura ne te dy anet e shtylles kurrizore, menjehere poshte kafazit te kraharorit. Ne brendesi te seciles veshke, ndodhen rreth nje milione struktura te vogla, te quajtura nefrone, te cilat bejne te mundur filtrimin e gjakut. Demtimi i ketyre neuroneve, çon ne shfaqjen e semundjeve te veshkave. Ne pergjithesi ky demtim zhvillohet ne menyre te ngadalshme dhe te fshehte ne vite, çka sjell shpesh nje diagnostikim te vonshem te ketyre semundjeve.

Veshkat rregullojne balancen e ujit ne trup dhe perberesve te tjere kimike ne gjak si, natriumin, kaliumin, fosforin dhe kalciumin. Veshkat eliminojne nje sere toksinash nga trupi yne, prodhojne disa hormone si: renina qe ndikon ne presionin arterial, eritropoetina qe nxit prodhimin e qelizave te kuqe ne palcen e kockave si dhe marrin pjese ne prodhimin e formes aktive te vitamines D.

Ne disa raste, edhe pse veshkat jane te demtuara, ato mund te vazhdojne te prodhojne urine, por bie efikasiteti i tyre ne eliminimin e produkteve te katabolizmit nga gjaku, si te urese. Per kete arsye, keto substanca, do te vazhdojne te qarkullojne dhe te grumbullohen ne organizem(azotemia).

Semundjet

Kalkuloza renale eshte termi qe perdoret ne rast te pranise se gureve ne sistemin urinar. Madhesia dhe perberja e tyre eshte e ndryshme dhe mund te shkaktojne dhimbje te forta. Qellimi i trajtimit eshte heqja e tyre, parandalimi i infeksioneve dhe i riperseritjes se tyre.

Meshkujt jane me shpesh te prekur se femrat. Infeksionet e traktit urinar shkaktohen nga prania e shtuar e baktereve ne urine. Infeksionet jane me te shpeshta te femrat sesa te meshkujt. Insuficienca renale zhvillohet kur veshkat nuk jane me te afta te rregullojne balancen e ujit dhe perberesve te tjere kimike ne gjak. Insuficienca renale eshte e formes akute (fillim i menjehershem dhe humbje e perkohshme e funksionit te veshkave) dhe mund te jete pasoje e traumave, hemorragjive, perdorimit te disa medikamenteve, gjendjeve skeptike etj.

Insuficienca renale kronike, eshte nje ulje graduale ne vite e funksionit te veshkave deri ne humbjen e aftesise per te eliminuar nga organizmi substancat toksike, qe shoqerohet me rritje te vlerave te azotemise dhe kreatinemise. Proteinuria eshte rritja e sasise se proteinave ne urine. Proteinuria, edhe pse nuk eshte nje semundje, ne vetvete eshte nje tregues se veshkat nuk funksionojne ne menyren e duhur.

Shenjat

Fillimi i semundjes shpesh mund te jete i heshtur dhe pa shenja te bujshme per pacientin dhe ai i konsideron pjese te normalitetit te tij te perditshem. Shenjat qe permenden me poshte mund te mos jene si pasoje e semundjeve te veshkave dhe prandaj eshte e rendesishme vizita dhe kontrolli mjekesor. Nder shqetesimet me te shpeshta qe paraqesin te semuret me semundje te veshkave permenden: ndryshime te urinimit, ku perfshihen, urinim te shpeshte (mbi 4-5 here ne dite), urinim me dhimbje ose djegie, urinim me ngjyre te kuqe apo te erret, ndryshim te sasise se urinimit.

Ketu perfshihet edhe dhe enureza, pra urinimi i pavullnetshem gjate gjumit (por kujdes: eshte normale deri ne moshen 5 vjeç); edemat (enjtjet), vihet re shfaqje e enjtjeve ne kembe, fytyre apo duar (kjo vjen nga ulja e eliminimit te ujit nga organizmi); lodhje. Veshkat luajne rol kryesor ne prodhimin e nje hormoni te quajtur eritropoetine qe ndikon ne zhvillimin e anemise tek te semuret me ulje te theksuar te funksionit te veshkave; te perziera, te vjella.

Nje grumbullim i shtuar i produkteve toksike ne organizem si per shembull: te urese, mund te shkaktoje te perziera, te vjella. Renia e oreksit çon ne renien ne peshe te ketyre te semureve; veshtiresi ne frymemarrje. Veshtiresia ne frymemarrje mund te jete pasoje e grumbullimit te ujit ne mushkeri, apo nga prania e anemise; Dhimbje mesi. Ne disa raste, dhimbjet e mesit, mund te jene te pranishme dhe sidomos me te shpeshtuara tek te semuret me kiste renale.

Shkaqet

Shkaku i semundjeve te veshkave, shpesh, mbetet i panjohur. Sipas te dhenave glomerulonefriti kronik eshte shkaktar ne 12-15 % te rasteve, infeksionet urinare kronike, ne 25 %, semundjet e trasheguara dhe kryesisht polikistoza renale ne 17% dhe nefropatia diabetike, ne 20 % te rasteve tek pacientet me semundje kronike te veshkave. Hipertensioni, mbetet gjithashtu nje shkak kryesor ne shfaqjen e insuficiences renale, sidomos ne moshat e rritura.

Vitet e fundit verehet nje rritje e numrit te te semureve me insuficience renale, si pasoje e diabetit. eshte vene re se, ndersa infeksionet urinare kane nje incidence gjithmone ne ulje ne vendet e zhvilluara, ne vendin tone, ato zene ende nje vend te rendesishem dhe mbetet nje nga shkaqet kryesore te insuficiences renale kronike. Semundjet renale mund te shfaqen ne çdo moshe, por semundje te veçanta shfaqen me teper ne dekada te caktuara te jetes.

Ne moshen pediatrike (femijerore) duhet t’i kushtohet nje vemendje e veçante diagnostikimit te hershem te refluksit vesiko-ureteral (kthimi i urines nga fshikeza e urines ne veshke), te semundjeve te trasheguara, infeksioneve te rrugeve urinare dhe sindromit nefrotik. Mbas dekades se dyte, ka nje frekuence te rritur te glomerulonefriteve, te infeksioneve urinare, te demtimit te veshkave si pasoje e semundjeve te tjera kronike (diabet, hipertension, etj.,) apo nga perdorimi abuziv i medikamenteve ne semundjet reumatizmale, neoplazite.

Parandalimi i semundjeve te veshkave

Per te parandaluar semundjet renale, duhet pasur parasysh se te gjithe ne duhet te bejme nje ekzaminim te thjeshte te urines, te pakten nje here ne vit, ne kuader kjo te nje kontrolli te pergjithshem qe duhet te behet rutine. Pacientet me infeksione urinare kronike, duhet te kryejne kontrolle me te shpeshta, nje here ne 6 muaj, te mbajne nje diete te caktuar, te pine lengje shpesh gjate dites, dhe te urinojne gjithmone perpara se te flene. Pacientet diabetike duhet te bejne nje kontroll te rregullt te albuminurise, te pakten nje here ne gjashte muaj, te mbajne ne norme shifrat e glicemise dhe te kene kujdes me dieten.

Po keshtu, dhe pacientet hipertensive, duhet te mbajne nen kontroll shifrat e tensionit, te kene kujdes me dieten dhe aktivitetin fizik, pasi te gjitha keto ngadalesojne progresionin drejt semundjes renale kronike. Pacientet me insuficience renale kronike, duhet te kryejne kontrolle te shpeshta tek mjeku nefrolog, te pakten nje here ne tre-kater muaj, duke bere dhe nje bilanc te pergjithshem, per te pare ecurine e semundjes. Ne kete menyre, mjekimi i rregullt i tyre me medikamente nefroprotektore, do te ngadalesoje progresionin e semundjes.

Gjithashtu, pacientet e transplantuar, duhet te ndiqen ne menyre te rregullt nga mjeku nefrolog, per te vleresuar efikasitetin e trajtimit, per te parandaluar flakjen e organit te transplantuar, si dhe per te vleresuar efektet anesore te terapise me imunosupresore. Pra, si perfundim, secili nga ne, duhet t’i kushtoje rendesi aparatit te tij urinar, duke bere nje kontroll, te pakten nje here ne vit dhe kjo eshte menyra me e mire per te parandaluar nje sere semundjesh qe prekin v veshkat.

Si mund te behet mjekimi

Semundjet e veshkave mund te trajtohen. Sa me shpejt te diagnostikohen keto semundje, aq me shpejt dhe me mire ju mund te ndikoni ne ruajtjen e mire te funksionit te tyre. Mjekimi i semundjeve te veshkave eshte ne varesi te semundjes baze dhe semundjeve te tjera shoqeruese. Nje pacient, qe diagnostikohet me infeksion urinar, nuk duhet te nxitoje asnjehere te marre nje terapi me antibiotike, pa bere ne fillim nje antibiograme per identifikimin e mikrobit shkaktar.

Ne kete menyre, mjekimi i infeksionit, eshte me efikas dhe menjanon krijimin e rezistencave ndaj antibiotikeve. Gjate infeksioneve urinare, pacientet nuk duhet te harrojne te pine lengje ne sasi te konsiderueshme, uje ose çajra, qe stimulojne urinimin, si çaji i boronices, i cili mendohet te jete efikas ne infeksionet me escheria coli, duke qene se nxit eliminimin e saj.

Rreth 4-5 dite pas mbarimit te terapise, pacienti duhet te perserise nje analize urine kontroll, per te pare nese terapia me antibiotike, ka qene efikase apo jo. Mjekimi i glomerulonefriteve eshte shume me kompleks dhe duhet te paraprihet, pothuajse gjithmone, nga nje biopsi e veshkave.

Mbas vendosjes se diagnozes me biopsine renale, fillon nje trajtim specifik me medikamente qe tentojne te ulin forcat imunitare, i shoqeruar ky dhe me nje trajtim jospecifik. Trajtimi jospecifik nenkupton trajtimin e hipertensionit, yndyrave te rritura. Mjekimi i glomerulonefrive eshte i zgjatur ne kohe dhe behet sipas disa skemave te percaktuara.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama