Roberto Baggio (lindur me 18 Shkurt 1967) është një futbollist i vlerësuar si një ndër sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur për Fiorentinën, Juventusin, AC Milan dhe Interin. Në vitin 1993, Baggio fitoi dhe Topin e Artë dhe FIFA Futbollisti më i mirë i vitit. Baggio ështe italiani i parë që ka shënuar në 3 Kampionate botërore. Njihet ndryshe dhe me nofkën "Il Divin Codino" (Bishtaleci hyjnor), për shkak të modelit të flokëve që i përfundonin me një bishtalec të vogël (bishtalec të cilin e mbante për shkak të besimit të tij budist).
Biografia
Baggio lindi në Caldogno, Venecia. Në moshë të re ai luajti me klubet lokale për rreth 9 vite. Pasi shënoi 6 gola në një ndeshje, Baggio u kërkua nga skauti Antonio Mora për t'u bashkuar me Vicenzën. Roberto Baggio është i gjashti nga tetë vëllezër.
Karriera e tij në klubet italiane
1982 - 1990: Viçenza dhe Fiorentina
Baggio e filloi karrierën e tij tek klubi i Viçenzës në kategorinë C1 në vitin 1982. Fiorentina e mori si lujtar në vitin 1985, dhe pikërisht gjatë kohës tek kjo skuadër ai u ngrit në një kult tek tifozat e ekipit që e vlerësonin si një ndër lojtarët më të mirë që kishte luajtur ndonjëherë tek Fiore. Ndeshjen e parë në Serie A Baggio e pati më 21 Shtator 1986 kundër Sampdorias. Golin e parë ai e shënoi më 10 Maj 1987 kundër Napolit në një ndeshje që kujtohet më shumë për faktin që Napoli fitoi kampionatin për herë të parë në histori.
1990 - 1995: Juventus
Në vitin 1990, Baggio u shit tek Juventusi megjithë kundërshtimet e forta të tifozëve. Shuma e shitjes së kartonit të tij ishte 12 million Euro (US$19 million) duke qenë shifra më e lartë për blerjen e ndonjë futbollisti në atë kohë. Lajmi i transfertës së tij u shoqërua me protesta dhe demostrata në rrugët e Firences ku mbi 50 persona u dëmtuan. Baggio iu përgjigj tifozëve duke u shprehur se: "Ishte i detyruar ta pranonte transfertën". Në ndeshjen që Juventusi luajti kundër Fiorentinës, ai refuzoi të godiste penalltinë për Juventusin. Më pas kur u zevëndësua, ai mori një shall të Firoentinës të hedhur pranë fushës nga tifozë të Fiorentëins dhe e puthi. Më vonë deklaroi që "thellë në zemër une jam gjithmonë "i purpurtë", ngjyra e Fiorentinës. Në vitin 1993, ai fitoi me Juventusin Kupën UEFA ku në finale shënoi 2 herë. Loja e tij i dha atij titullin e futbollistit të vitit dhe FIFA Lojtari Botëror më i mirë (FIFA World Player). Në vitin 1995 Baggio fitoi kampionatin e parë italian me Juventus. Ky ishte titulli i parë kampion që pasi me të tjerë për Juven në vitet '90.
1995 - 2000: Milan, Bolonja, Inter
Në vitin 1995, pas presionit të bosit të Milanit, Silvio Berlusconi, Baggio u shit tek ekipi milanez. Në të njëjtën kohë kishte fjalë për një kalim të tij tek Manchester United apo Blackburn Rovers në kampionatin anglez, por asnjë ofertë zyrtare nuk është bërë nga këto klube. Ai ndihmoi ekipin e tij Milanon të fitonte kampionatin dhe u bë i pari lojtar që fiton kampionatin 2 vite rrjesht me 2 skuadra të ndryshme.
Në vitin 1997, Baggio u transferua tek Bolonja për të rigjallëruar karrierën e tij. Atë vit ai shënoi 22 gola. Pas kampionatit botëror të 1998, Baggio nënshkroi për Interin. Kjo qëlloi të ishte një lëvizje pa fat për të. Trajneri Marcello Lippi nuk i dha mundësitë e duhura për të luajtur. Mos aktivizimi në lojë i kushtoi Baggios humbjen e vendit në ekipin kombëtar. Në biografinë e tij, Baggio ka deklaruar se Lippi e kishte lënë qëllimisht jashtë skuadrës pasi ai kishte refuzuar të tregonte lojtarët që kishin shprehur mendim negativ mbi trajnerin. Kontributi i tij i fundit për Interin ishte me 2 gola kundër Parmës në eliminatoret për vendin e fundit në Champions League.
2000 - 2004: Brescia
Pas 2 vitesh me Interin, në mënyrë që të thirrej në kampionatin e botëror 2002, ai transferohet tek skuadra e pafavorizuar Breshia. Në fillim të sezionit 2001-02, ai shënon 8 gola në 9 ndeshje. Për fat të keq, ai dëmtohet këtë sezon shumë shpejt. Megjithë me një dëmtim shumë të rëndë tek ligamentet dhe meniscusin në këmbën e majtë, ai ktheth pas vetëm 76 trajtim. Në ndeshjen e parë të kthimit ai shënon 2 gola kundër skuadrës së tij të vjetër Fiorentinës ku golin e parë e shënon vetëm 2 minuta pas fillimit të ndeshjes. Më vonë ai shënon sërish kundër Bolonjës.
Baggio vazhdoi të luajë me Breshian deri në tërheqjen e tij nga futbolli në vitin 2004. Ai luajti ndeshjen e fundit më 16 Maj 2004 në San Siro kundër Milanit. Në minutën e 88, trajneri i Breshias Gianni De Biasi e zevëndësoi që të përgatitej për ceremoninë. 80 000 spektatorët në San Siro i dhuruan Baggios një duartokitje dhe ulje ngritje në shenjë vlerësimi. Dino Baggio përfundoi karrierën e tij me 205 gola në Serinë A, duke qenë golashënuesi i 5të më i njohur në Itali. Numri i bluzës së tij 10 është tërhequr nga Breshia. Ai shënoi golin e tij të 300 më 16 Dhjetor 2002 në fitoren e Breshias 3-1 ndaj Piaçenzës.
Karriera Ndërkombëtare
Baggio ka shënuar gjithsej 27 gola në 56 ndeshje që ka kryer me kombëtaren italiane (lojtari i katërt që ka arritur këtë nivel në Itali). Ai është i vetmi italian që ka shënuar në 3 kampionate botërore të ndryshme. Megjithatë ai nuk arritur kurrë të kishte një fitore titulli në një ndeshje ndërkombëtare. Të gjithë e kujtojnë Baggion për humbjen e penalltisë vendimtare në finalen e 1994 kundër Brazilit.
Botërori 1990
Kampionati i parë botëror për Baggio ishte ai i vitit. Megjithëse gjatë këtij turneu ai u përdor më shumë si zevëndësues, ai arriti sërish të shënonte golin më të bukur të botërorit kundër Çekoslovakisë. Ai kujtohet në këtë botëror për klasin e tij. Megjithëse ishte parashikuar që ai do gjuante penalltitë në këtë botëror, në ndeshjen ku Italia fitoi vendin e tretë në kampionat, ai lejoi shokun e tij të skuadrës Salvatore Schillaci të shënonte nga një njëmbëdhjetë metërsh dhe të merrte "Këpucën e Artë".
Botërori 1994
Baggio ishte lojtari bazë i Italisë në botërorin e 1994 duke i udhëhequr ata në ndeshjen finale. Ai shënoi 5 gola, të gjithë në ndeshjet e drejtëpërdrejta për eliminim. Ai shënoi kundër Nigerisë vetëm 2 minuta para përfundimit të ndeshjes duke i dhënë mundësinë Italisë kërkojë fitoren në kohët shtesë dhe po ashtu shënoi dhe golin e fitores në kohën shtesë. Më pas ai shënoi kundër Spanjës vetëm 3 minuta para përfundimit të ndeshjes dhe 2 gola kundër Bullgarisë në gjysëm finale. Fati ishte kundër tij në ndeshjen finale kundër Brazilit e cila përfundoi 0-0. Baggio mori përsipër të gjuante penalltinë finale, por gjuajtja e tij kaloi mbi traversën e portës duke u dhuruar fitoren brazilianëve. 2 italianë të tjerë, Franco Baresi dhe Daniele Massaro, kishin humbur ndërkohë penalltitë e tyre.
Baggio zuri vendin e tretë në renditjen e golave të shënuar dhe ishte një ndër 3 lojtarët më të mirë të kampionatit.
Botërori 1998
Në ndeshjen hapëse të Italisë kundër Kilit në vitin 1998, Baggio dha pasimin e golit për Vierin dhe pranë fundit të ndeshjes, një kros i tij ndalohet me dorë nga një mbrojtës i Kilit dhe Baggio shënon nga penalltia duke qenë italiani i parë që shënon në 3 kampionate të ndryshme botërore.
Në ndeshjet e 1/8 Italia u ndesh me Francën dhe Baggio luajti në pjesën e dytë. Trajneri Cesare Maldini është kritikuar gjithmonë për mos aktivizimin e Baggios në këtë ndeshje që në minutën e parë.
Baggio nuk u thirr në kampionatin Europian të 2000 dhe po ashtu në kampionatin botëror të 2002 pasi u cilësua si jo plotësisht i rikuperuar nga dëmtimi. Tifozët dhe kritikët e kanë cilësuar si gabim mosthirrjen e Baggios në këtë kampionat ku Italia u eliminua nga Koreja e Jugut pa arritur të përparojë siç pritej.











