Regjistroni domainin tuaj .al

Rekomandime dhe keshilla nga studimet

Shkruar nga:  
Postuar më: 5 vite më parë

Rekomandime dhe keshilla nga studimet
Rekomandime dhe keshilla nga studimet

Diabeti dhe kujtesa; Valproate dhe zhvillimi mendor

Studime rreth diabetit kane lene te kuptohet se niveli i larte i sheqerit ne gjak mund te shtoje gjasat per prekje nga dementja, ndersa tani studimi i ri tregon se edhe niveli i ulet i sheqerit mund te sjelle te njejtat pasoja. Mjeket moren ne shqyrtim mijera paciente me diabet te tipit dy dhe pane se ata qe ishin shtruar ne spital per shkak te nivelit te ulet te sheqerit ne gjak, kishin me shume gjasa per t’u prekur nga dementia. Studimi i ri le te kuptohet se njerezit me diabet te tipit 2 mund te ndeshen me nje rrezik ne rritje per t’u prekur nga dementja ndersa moshohen.

Personat me nivele te larta sheqeri kane me shume gjasa te preken nga paaftesi ne tru. Per here te pare, shkencetaret tani kane gjetur nje lidhje midis nivelit te ulet te sheqerit ne gjak dhe dementias tek diabetiket. Shkencetare nga Kaizer Permanente moren ne shqyrtim mbi 16 mije pensioniste me diabet te tipit 2. Ata vune re se personat qe kishin pasur probleme te renda per shkak te nivelit te ulet te sheqerit, dhe ishin shtruar ne spital, kishin me shume te ngjare te prekeshin nga dementia. Vetem nje shtrim ne spital per shkak te nivelit te ulet te sheqerit ne gjak, shtonte 26 per qind rrezikun e prekjes nga dementia, ndersa shtrimi 3 here a me shume ne spital per shkak te nivelit te ulet te sheqerit ne gjak, e rriste kete rrezik ne 94 per qind.

Niveli teper i ulet i sheqerit i njohur se Hipoglycemia mund te dobesoje shtresen mbrojtese midis trurit dhe venave te gjakut. Ne raste te rralla, dobesimi a demtimi i kesaj shtrese, si pasoje e hipoglycemise, shkakton gjendjen e komes dhe demtim te perhershem ne tru.

Shkencetaret thone se studimi sugjeron qe mjeket dhe pacientet duhet te tregohen te kujdesshem me ilaçet e diabetit, si insulina, e cila mund te nxise episode te nivelit te ulet te sheqerit nese doza e insulines eshte shume e larte.

Valproate prek zhvillimin mendor

Sipas nje studimi te ri, nje ilaç i quajtur Valproate mund te ule shkallen e inteligjences tek femijet, nese ky ilaç merret nga grate gjate periudhes se shtatzenise. Shkencetaret thone se gjate periudhes se shtatzenise, por edhe para saj, grate duhet t'a shmangin kete ilaç nese eshte e mundur. Valproate u jepet personave qe vuajne nga epilepsia. Çdo vit ne Shtetet e Bashkuara, rreth 250 mije foshnje lindin nga gra qe vuajne nga epilepsia. Grate shtatzena me epilepsi zakonisht marrin barna sepse epilepsia e pakontrolluar eshte e rrezikshme si per nenen edhe per foshnjen.

Per parandalimin e krizave te epilepsise, ekzistojne shume lloj ilaçesh dhe studimi i ri veçon vetem Valproaten, qe grate mund te mendojne ta shmangin.

Gjate studimit u moren ne shqyrtimit te 309 femijeve ne moshe parashkollore, te cilet ishin ekspozuar ndaj ilaçeve kunder epilepsise para lindjes, kur ndodheshin ne fetusin e nenes. Sipas studimit, femijet, nenat e te cileve kishin marre ilaçin Valproate, dolen me rezultate me te uleta ne provimin e inteligjences ose IQ, shkalle e njohurive.

Femijet e ekspozuar ndaj ilaçeve te tjera si Lamictal, Dilantin ose Tegretol, qe trajtojne epilepsine, kishin nje shkalle njohurish ose IQ midis 98 dhe 100 pikeve, ndersa femijet e ekspozuar ndaj ilaçit Valproate, siguruan 92 pike.

Valproate gjithashtu eshte lidhur me shtimin e rrezikut te lindjeve me defekt. Ky dhe ilaçe te tjera kunder krizave epileptike ndonjehere perdoren edhe per trajtimin e migrenes dhe te çrregullimit bipolar.

Shkencetaret udhezojne qe grate te provojne barna te tjera te mundshme per te shmangur Valproatin, veçanerisht nese ato jane shtatzena ose presin te behen shtatzena.

Mishi i pjekur dhe kanceri ne pankreas

Ndersa stina e veres po afron, njerezit pergatiten per gatime duke perdorur zgarren per te pjekur mishra te ndryshem. Mishi i pjekur ne zgarre eshte i shijshem, por kur piqet shume ai mund te behet i rrezikshem per shendetin. Nje studim i kryer nga shoqata amerikane e kerkimeve ne fushen e kancerit tregon se pjekja e tepert e mishit ne zgarre krijon ne siperfaqen e mishit nje ndryshim kimik qe mund te shtoje rrezikun e kancerit ne pankreas. Mjeket e shkolles se shendetit publik prane universitetit te Minesotes vezhguan 62 mije persona per 9 vjet rresht. Gjate studimit, ata vune re se personat qe parapelqenin bifteke shume te pjekur kishin 60 per qind me shume gjasa qe te prekeshin nga kanceri ne pankreas, nje nga kaceret me vdekjeprures deri me sot.

Ne pergjithesi, personat qe kishin ngrene shpesh mish te pjekur ne zgarre kishin 70 per qind gjasa te prekeshin nga kanceri ne pankreas, ne krahasim me personat e tjere.

Ekspertet thone se skuqja ose pjekja e mishit ne zgarre ne temperature te larta, krijon ne siperfaqen e mishit substanca kimike qe shkaktojne kancer. Por ne studim thuhet se kur mishi piqet ne furre ose zihet keto kimikate shkaktare te kancerit nuk krijohen.

Shkencetaret nuk jane ne gjendje ta lidhin perfundimisht mishin e pjekur ne zgarre me rrezikun e kancerit ne pankreas sepse ne kete proces, thone ata, mund te ndikoje edhe dieta ushqimore qe ndjek nje person. Por si paralajmerim, autoret e studimit i keshillojne njerezit, qe para se ta hane mishin e pjekur, duhet t’i heqin shtresen e djegur qe krijohet nga pjekja e tepert, si dhe ta shmangin mishin e zgarres kur ai eshte pjekur tej mase.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi