Regjistroni domainin tuaj .al

Homoseksualët shqiptarë

Shkruar nga:  
Postuar më: 6 vite mĂ« parĂ«

 Homoseksualët shqiptarë
Homoseksualët shqiptarë

Janë marrë në studim 199 homoseksualë për sjelljet që kanë ata ndaj seksit, drogës dhe alkoolit. Specialisti i ISHP-së, Landi Bani, bëri publike për SH2-shin disa nga përqindjet e studimit, duke shtuar se "numri i homoseksualëve në Shqipëri paraqitet me tendencë rritjeje".

Studimi tregon se pjesa më e madhe e tyre kanë deri në pesë partnerë meshkuj njëkohësisht. "55 për qind e tyre janë aktivë", - pohon specialisti Bani.

Një shifër tjetër interesante është që homoseksualët në vendin tonë, janë në një përqindje të konsiderueshme të lidhur njëkohësisht me femra. Kështu, 37 për qind e homoseksualëve, sipas këtij studimi, janë të martuar dhe plot 35 për qind e tyre bashkëjetojnë aktualisht me femra.
Kjo për sa i përket bashkëjetesës, sepse nëse flasim për marrëdhënie spontane me femra, shifra është më e lartë. Plot 82 për qind e homoseksualëve kanë kryer marrëdhënie me femra në 6 muajt e fundit dhe plot 70 për qind e tyre kanë patur më shumë se 2 partnere femra",- bëhet e ditur në studim. 


Droga dhe alkooli janë "miq" të mirë të kësaj kategorie të popullatës. Studimi për homoseksualët tregon se 65 për qind e tyre kanë provuar drogë (me injektim ose në forma të tjera). Heroina mbetet e preferuara e tyre. Ndërsa sa i takon konsumimit të alkoolit, rreth gjysma e tyre konsumojnë alkool çdo ditë. 

Duke u ndodhur përballë këtyre të dhënave, specialistët e ISHP-së i cilësojnë homoseksualët si "kategori shoqërore risku".
"Meshkujt që kryejnë seks me meshkujt janë të përfshirë në sjellje të ndryshme risku me popullata të ndryshme, duke i bërë ata një urë lidhëse të mundshme ndërmjet popullatës që është përdoruese e drogës dhe popullatës femërore",- pohon specialisti Landi Bani.

DERVISHI: HOMOSEKSUALITETI SHQIPTAR PARA DHE PAS VITEVE \\\'90-TË

"Problemi i homoseksualitetit në Shqipëri ka qenë një dukuri e fshehtë. Kjo dukuri ndiqej penalisht, ndaj dhe ishte shumë e kufizuar, - thotë sociologu, Zyhdi Dervishi, i cili shpjegon se para viteve \\\'90-të, personat që kryenin një vepër të tillë nuk ndëshkoheshin vetëm moralisht, por edhe penalisht. 

Dervishi pohon se në atë kohë, edhe kur dikush dënohej për veprën penale të homoseksualitetit, në publik i jepej një akuzë tjetër, dhe kjo për arsye se shteti i dikurshëm nuk donte që të merrej vesh masivisht se ekziston një dukuri e tillë në vendin tonë. "Njerëz të tillë nuk kishin vend në shoqëri; ata persekutoheshin në maksimum, ndaj dhe frika e mbajti këtë dukuri të fshehur në maksimum",- pohon Dervishi. 

Pas viteve \\\'90-të, dukuria e homoseksualitetit pësoi ndryshime, të paktën nga ana ligjore. U lejua hapja e dy shoqatave për homoseksualët.
"Në fakt, edhe në vendet e zhvilluar kjo dukuri është e dënueshme, të paktën moralisht",- pohon Dervishi, duke cituar një studim të kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas të cilit, edhe atje, 1 në 5 homoseksualë dhunohen fizikisht dhe 90 për qind e tyre dhunohen verbalisht".

 

 

 

Gazeta Shekulli

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi