Regjistroni domainin tuaj .al

Sot, DITA E PAVARESISE, krenaria e gjithë shqiptarëve

Shkruar nga:  
Postuar më: 6 vite mĂ« parĂ«

 Sot, DITA E PAVARESISE, krenaria e gjithë shqiptarëve
Sot, DITA E PAVARESISE, krenaria e gjithë shqiptarëve

Festa e 28 nëntorit "ribashkon" Presidentin Bamir Topi dhe Kryeministrin Sali Berisha, në Pallatin e Brigadave. Presidenca ka skicuar përgatitjet e fundit për festën e pavarësisë. Dy institucionet më të larta në vend, Këshilli i Ministrave dhe Presidenca, kanë marrë të gjitha masat që data 28 nëntor të festohet sipas të gjitha rregullave që parashikohen në ceremonialin zyrtar të shtetit. Ndryshe nga herët e tjera, Kryeministri Berisha dhe Presidenti Topi do të shmangin edhe udhëtimin e tyre në qytetin e Vlorës, ku 96 vjet më parë Ismail Qemali ngriti flamurin e pavarësisë.

Të tre krerët më të lartë të shtetit, do të jenë bashkë në këtë ditë të shënuar historike për vendin tonë, duke thyer akullin e marrëdhënieve të brishta që këta të fundit kanë pasur kohët e fundit me njëri-tjetrin. Pritet që ata më 28 nëntor të festojnë jo vetëm ditën e pavarësisë, por edhe atë të çlirimit. Ashtu si çdo vit, drejtuesit e Partisë Demokratike do të rendin në mëngjes herët drejt varrezave të Dëshmorëve të Kombit, ku do të vendosin një kurorë me lule dhe do të nderojnë përpara monumentit "Nëna Shqipëri". Në datën 29 nëntor, përpos aktiviteteve të përditshme të Kryeministrit, në axhendën e tij nuk është programuar asgjë në lidhje me festën e çlirimit. Data 28 dhe 29 nëntor pritet të shkaktojë sërish debate të nxehta për politikën e djathtë dhe të majtë, ashtu si vitet paraardhëse. Ceremoniali zyrtar parashikon në mënyrë të qartë se me rastin e Ditës Kombëtare të Pavarësisë, Presidenti i Republikës jep një pritje shtetërore, e cila organizohet në Pallatin e Brigadave çdo datë 28 nëntor. Grupi i të ftuarve të Presidentit janë trupi diplomatik rezident dhe jo rezident në Shqipëri, si dhe personalitete të fushave të ndryshme.

Urimet kosovare

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, Kryeministri Hashim Thaçi, si dhe Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, kanë përgëzuar qytetarët shqiptarë për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Kombëtar. Në mesazhin e Sejdiut thuhet: Festa e Flamurit, veçmas këtu në Kosovë, sivjet kremtohet me më shumë krenari e gëzim. Këtë datë të rëndësishme të historisë sonë po e shënojmë në Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës. Me Republikën e Shqipërisë do të punojmë së bashku me vendet e rajonit në forcimin e paqes dhe të stabilitetit në këtë pjesë të Evropës Juglindore, si dhe për shpejtimin e ecjes së fuqishme në procesin e integrimit në BE dhe në NATO. 28 Nëntori i flamurit tonë kombëtar do të jetë përherë një pikë e shndritshme frymëzimi dhe orientimi për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen", përfundon mesazhin e tij Presidenti Sejdiu. Po ashtu Kryeministri Thaçi në mesazhin e tij shkruan se: "Sot, Republika e Shqipërisë është shtet demokratik, drejt rrugës së sigurt për t‘u integruar në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori 2008, Kosovën e gjen shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. 28 Nëntori është i rëndësishëm për historinë e Kosovës. Është datë e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindja e Komandantit legjendar, Adem Jashari", thuhet më tutje në mesazhin e kryeministrit kosovar. "Në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, gjithë bashkëkombësit tanë krenohen me të arriturat e përbashkëta në rrugë drejt integrimit në institucionet euroatlantike", përfundon Thaçi. Kryetari i Kuvendit të Republikës të Kosovës, Jakup Krasniqi, pohon se "28 Nëntori është dita më e ndritshme në historinë tonë të lavdishme kombëtare. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt e bën këtë ditë të shenjtë, më të fuqishme dhe më kuptimplote". Më tej ai shkruan se "në këtë ditë feste, shqiptarët në përgjithësi janë më të fuqishëm, janë faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon dhe më gjerë". Deri më sot, Kosovën e kanë njohur 52 shtete, vijonte ai në urimin e tij, ndërsa presim që në të ardhme ta njohin edhe shumë shtete të tjera anëtare të Kombeve të Bashkuara. Erjon Ajazi

Ceremonia Vlora, në festë me kosovarët


Prej ditësh atmosfera festive e festave të nëntorit në qytetin e Vlorës është ndier në çdo institucion, si dhe nga çdo banor i qytetit të flamurit. Sapo hyn në Vlorë, të sheh syri një atmosferë festive, ku flamuj dhe banderola të ndryshme janë në çdo dritare dhe shtyllë, që të kujtojnë Vlorën e Flamurit. 96-vjetori i shpalljes së pavarësisë në Vlorë ka filluar që para 10 ditësh. Nuk kanë munguar ekskursionet në Kaninë, ku ka lindur patrioti Ismail Qemali, si dhe në shtëpinë muze ku numri i vizitorëve e turistëve ka qenë i madh, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë nga Kosova. Në paraditen e sotme, në orën 10:00, në varrin e patriotit të madh Ismail Qemali do të çohen buqeta dhe kurora me lule nga përfaqësuesit e bashkisë, ndërsa bie në sy mungesa e deputetëve si dhe përfaqësuesve të qeverisë. M. Marsi

Kryetari i Partisë Socialiste Rama në Kosovë, për festën e flamurit

Kryetari i PS-së, njëkohësisht kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama, ka vendosur që ditën e flamurit ta kalojë së bashku me popullin e Kosovës, në një moment tejet të vështirë për shtetin më të ri. Në shenjë solidariteti dhe mbështetje, kryesocialisti Rama do t‘i bashkohet festës së organizuar në Kosovë me rastin e ditës së shënuar të shpalljes së pavarësisë, që për kosovarët është një tjetër ditë feste kombëtare. Kjo, përveç asaj të 17 shkurtit, datës së shpalljes së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Aktualisht, PS ka kundërshtuar hapur planin prej gjashtë pikash të Ban Ki Moon lidhur me Kosovën, duke i mëshuar fort idesë se nuk do të lejohet asnjë ndarje e territoreve të shtetit sovran dhe të pavarur të Kosovës.



Ish kandidatja demokrate për Presidente të SHBA-së Hillari Klinton uron shqiptarët për Festën e Flamurit

Ish kandidatja demokrate për Presidente e SHBA-së, Hillari Klinton dje paradite ishte për vizitë në zonën Bruklin të Nju Jorkut, në të cilën jeton pjesa më madhe e komunitetit shqiptar. Madje, në një shitore shqiptare në këtë rrugë, në një përshëndetje të saj, Klinton kur ka mësuar se biznesi ishte me pronar shqiptar, ka uruar festën: "Gëzuar Ditën e Flamurit-Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë". Senatorja Klinton, nuk la pa përmendur edhe festën e djeshme, në SHBA, pasi edhe qëllimi i vizitës së saj në Bruklin ishte që t‘u uronte banorve të kësaj zone, ditën e njohur këtu në Amerikë "Thanksgiving", që do të thotë "Dita e Falënderimeve". Hillari Klinton është një ndër kandidatet kryesore për postin e Sekretares Amerikane të Shtetit në administratën e re të Presidentit të sapozgjedhur amerikan Barak Obama.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi