Regjistroni domainin tuaj .al

Miratohen masterat 2-vjeçar tek Universiteti i Tiranës, Politekniku e Bujqësori

Shkruar nga:  
Postuar më: 6 vite mĂ« parĂ«

Miratohen masterat 2-vjeçar tek Universiteti i Tiranës, Politekniku e Bujqësori
Miratohen masterat 2-vjeçar tek Universiteti i Tiranës, Politekniku e Bujqësori

Këtu bëjnë përjashtim dy fakultete, ai i Drejtësisë dhe i Ekonomikut. Studentët e këtyre fakulteteve do të vijojnë studimet e larta për katër vite akademike dhe më tej mund të ndjekin masterin njëvjeçar. Ende nuk janë miratuar llojet e masterave për ta. Pas vendimit të qeverisë, fakultetet që do të aplikojnë diplomën dyvjeçare (master) do të nxjerrin udhëzimet përkatëse dhe kriteret e konkurrimit. Mësohet se pjesa më e madhe e degëve do të jenë të hapura dhe disa të tjera me kriter notën mesatare mbi tetë.

Universiteti i Tiranës

Pranë universitetit më të madh në vend do të çelen një numër i madh masterash. Kështu në Fakultetin e Shkencave Sociale studentët që mbaruan shkollën e lartë 3-vjeçare mund të nisin ciklin dyvjeçar të studimeve në degën "Përkatësi gjinore dhe zhvillim". Në përfundim të masterit, studentët marrin diplomën me të njëjtin emër. Ky program studimi ka 120 kredite dhe zgjatja normale e tij është dy vite akademike. Ky është i vetmi master te shkencat sociale. Ndryshe do të ndodhë te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ku studentët kanë më shumë mundësi zgjedhjeje. Do të ketë master për "Biologji mjedisore", "Biologji molekulare", për ata që mbaruan trevjeçaren për Biologji. Dega e Fizikës ka vetëm një master me të njëjtin emër "Fizikë". Po pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës do të çelen masterat për "Bioteknologji molekulare dhe industriale", "Kimia industriale dhe mjedisore" dhe "Inxhinieria e proceseve kimike". Një mori masterash janë të mundura në fakultetet me drejtim human. Kështu në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja do të ketë master për "Gjuhë dhe komunikim ndërkulturor e turistik", "Përkthim teknik-letrar dhe interpretim", "Gjuhësi e sotme" dhe "Gjuhësi historike". Në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë do të çelen mastera për secilën degë. Kështu për ata që mbaruan studimet për Histori janë të mundura masterat për "Arkeologji", "Trashëgimi kulturore" dhe "Marrëdhënie ndërkombëtare". Në degën e gazetarisë do të çelen masterat për "Marrëdhënie publike", "Gazetari evropiane dhe ndërkombëtare", "Komunikimi ndërkulturor", "Marketing mediatik", "Drejtimi dhe menaxhimi i mediave".

Universiteti Politeknik

Studentët që kanë përfunduar studimet e larta në degët inxhinierike mund të konkurrojnë për master, këtë tetor të gjitha fakultetet do të kenë masterin dyvjeçar me profile të ndryshme. Kështu në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike do të çelet programi i studimit "Automatizimi i industrisë" dhe "Energjetikë". Në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike do të ketë master për "Energjetikë", "Konstruksion makinash dhe mjete lëvizëse" dhe "Prodhim dhe menaxhim industrial".

Ndërsa dega e "Inxhinieri materiale" do të ketë dy lloje masterash për "Materiale" dhe "Metalurgji dhe fonderi".

Universiteti Bujqësor

Studentët që u diplomuan në Kamëz do të kenë mundësi të ndjekin studimet e avancuara në një sërë degësh. Kështu te Fakulteti i Inxhinierisë Agrare çelen masterat për "Hortikulturë", "Mbrojtja e bimëve", "Prodhimi bimor", "Zootekni", "Akuakulturë". Në fakultetin e "Inxhinieri agromjedis" çelet masteri me të njëjtin emër. Ndërsa në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit do të ketë master për "Vreshtari-teknologji" dhe "Teknologji agroushqimore".



Gazeta: Shqip

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi