Regjistroni domainin tuaj .al

Ndërtimi në krizë, përgjysmohen investimet

Shkruar nga:  
Postuar më: 6 vite mĂ« parĂ«

Ndërtimi në krizë, përgjysmohen investimet
Ndërtimi në krizë, përgjysmohen investimet

Sektori i ndërtimit ka përjetuar situatën më të keqe në gjashtë vite, gjatë vitit 2007, kur vlera e investimit u përgjysmua në të gjithë vendin, ndërsa ndërtimi i apartamenteve të reja ra me 60%, bëhet e ditur nga statistikat e reja të publikuara nga Instituti i Statistikave. Investimet totale në sektorin e ndërtimit gjatë vitit të kaluar, ranë në 317 milionë euro, nga të cilat, ndërtimet e porositura nga entet publike qenë vetëm 67 milionë euro, shumë më ulët se në vitin 2006, kur qenë 164 milionë euro. Ndërtimet e destinuara për blerës privatë ranë në 250 milionë euro, me rënie prej 60% në krahasim me vitin 2006, kur qenë gati 550 milionë euro.

Bumi që erdhi nga komunat

Gjatë vitit të kaluar, në të gjithë Shqipërinë u fillua puna për ndërtimin e 884 mijë metrave/katrorë apartamente dhe rreth 133 mijë metrave/katrorë dyqane dhe ndërtesa tregtare. Shifrat e vitit 2007 janë sa një e katërta e vitit 2006 dhe shumë më poshtë se ato të vitit 2005. Në vitin 2006, pati filluar puna për 2 milionë metra/katrorë apartamente, ndërsa në 2005 qenë hedhur themelet për 2.3 milionë metra/katrorë.

Bumi i ndërtimit gjatë atyre viteve, erdhi nga lejet që u dhanë nga komunat periferike të Tiranës, Farkë, Kashar dhe Dajt. Bollëku i lejeve solli edhe ulje të fortë të çmimeve, hedhjen në treg të apartamenteve të lira që kushtonin duke filluar nga 300 euro për metër/katror etj. U duk se tregu i ndërtimit më në fund u liberalizua dhe konkurrenca u hap. Por kjo mrekulli nuk zgjati për shumë kohë. Të fshehur pas idesë së mbrojtjes së ambientit dhe shmangies të betonizimit, lejet e ndërtimit nëpër komuna u ndërprenë papritur.

Qeveria fillimisht e përshëndeti hapjen e fushave të reja për ndërtim apartamentesh nëpër komuna, por shpejt ndryshoi mendje dhe e kritikoi ashpër fenomenin. Pas kësaj, numri i lejeve të ndërtimit të lëshuara nga Komuna e Farkës ra nga 300 njësi në 2006, në zero në 2007, duke shkaktuar një ngushtim të fortë të ofertës dhe rritje të ndjeshme të çmimeve. Apartamentet e reklamuara me shpejtësi për 300 euro për metër/katror, u rritën dhe tani kanë çmim dysheme prej 450 eurosh për metër/katror. Kryeministri Berisha pati lavdëruar në vitin 2005 nismat e komunave për leje ndërtimi, por vitin e kaluar, kritikoi publikisht kryekomunarin e Farkës, se “kishte dhënë shumë leje ndërtimi”.

Çmimet u rritën 25% në fundvit

Sektori i ndërtimit është përfshirë në një rritje të fortë çmimesh, gjatë pjesës së dytë të vitit 2007. Vetëm në tremujorin e tretë të vitit 2007 rritja e çmimeve ka qenë me rreth 25 për qind, duke treguar krizën që ka përfshirë sektorin me rritjen më të shpejtë në ekonomi për shumë vite me radhë. Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja e shpejtë e çmimeve gjatë pjesës së dytë të vitit 2007 ka ardhur për shkak të rënies së ndjeshme të ndërtimeve të reja.

Kërkesa për apartamente në Shqipëri vijon të jetë e lartë edhe pas shumë vitesh investimi. Normat e strehimit të shqiptarëve vijojnë të jenë shumë të këqija dhe popullata e re pritet të sjellë kërkesë të lartë për apartamente edhe për vitet në vijim. Por nga ana tjetër, sektori i ndërtimit duket se nuk po arrin të ofrojë apartamente për shqiptarin e mesëm. Apartamenti tipik sot në Shqipëri kushton shumë më tepër sesa mundësitë e një familjeje me të ardhura të mesme.




Shekulli

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi