Regjistroni domainin tuaj .al

50 perqind e popullatës përgjithësisht e papunë

Shkruar nga:  
Postuar më: 6 vite mĂ« parĂ«

50 perqind e popullatës përgjithësisht e papunë
50 perqind e popullatës përgjithësisht e papunë

“Qeveritë kanë manipuluar historikisht metodologjinë dhe statistikat e matjes së papunësisë në vend”, - thonë ekspertët Zyrtarisht, në fshat papunësia është vetëm 2%, gjë që konsiderohet absurde nga pikëpamja statistikore

Në Shqipëri ka 1.1 milionë njerëz të aftë për punë, ndërsa në Sistemin e Sigurimeve Shoqërore ka vetëm 397 mijë të punësuar të regjistruar, por qeveria këmbëngul se papunësia në vend është vetëm 13.2%, një kuotë që gjatë viteve të fundit ka qëndruar e pandryshuar e që e bën Shqipërinë të krahasueshme me shumë vende Europiane. Statistikat zyrtare janë disi habitëse në këtë fushë, Zyrtarisht në Shqipëri gjatë vitit 2007, 6700 vetë janë hequr nga lista e të papunëve, ndërkohë që në listat e të punësuarve, kanë hyrë vetëm 3900 vetë.

“Problemi kryesor në statistikat e papunësisë është konflikti i interesit në Ministrinë e Punës dhe çështjeve Sociale”, shpjegon një ekspert. Ministria që ka për detyrë të nxisë punësimin dhe të hapë vende të reja pune, ka gjithashtu detyrën që të numërojë të papunët. Për pasojë, është e qartë se pse në Shqipëri numri i të papunëve gjatë dhjetë viteve të fundit janë ulur shumë më tepër sesa është rritur numri i të punësuarve që paguajnë sigurime shoqërore.

Anketa e INSTAT

Një anketë e zhvilluar nga Instituti i Statistikave së fundmi, nxori në dukje faktin se papunësia në zonat urbane në Shqipëri është 28%, por llogaritë përfundimtare, e konsiderojnë të gjithë popullatën maxhorene rurale “të vetëpunësuar në bujqësi”, gjë që e përmirëson dukshëm bilancin. Anketa nxjerr në pah se papunësia në zonat urbane për njerëzit me arsim tetëvjeçar është 34%, ndërkohë që mungojnë të dhënat mbi papunësinë në qytete të ndryshme. Përkundrejt zonave urbane, papunësia në bujqësi, me metodologjinë ekzistuese është vetëm 2 deri në 3%, shifër që në teorinë ekonomike të botës së sotme konsiderohet si e pakuptimtë.

Por ekspertët e bujqësisë thonë se nuk është e mundur që Shqipëria të ketë 542 mijë të vetëpunësuar në bujqësi për shkak se ka vetëm 400 mijë hektarë tokë të punueshme dhe se një sipërfaqe e tillë mund të punohet me dhjetë herë më pak krahë pune. Anketa klasifikon rreth 420 mijë shqiptarë si “maxhorenë inaktivë në tregun e punës”. Nga këto, 164 mijë, numërohen se janë studentë, 67 mijë deklarojnë se nuk kërkojnë punë ngaqë e dinë se nuk ka, 59 mijë janë shtëpiakë, ndërsa po kaq të tjerë janë në pension të parakohshëm.

“Të papunë të dekurajuar janë persona në moshë pune të aftë për të punuar, po që nuk kanë kërkuar punë në katër javët para datës së intervistës sepse “besojnë që nuk ka punë të disponueshme”. Ata përfshihen në pjesën inaktive të popullsisë në moshë pune. Nga anketa rezulton që rreth 70% e të papunëve të dekurajuar janë femra”, - thotë INSTAT. Por ndërkohë që në qytet, qeveria njeh se ka “të papunë vullnetarë” që nuk konsiderohen si “të papunë punëkërkues”, për popullatën rurale nuk ka statistika të tilla. Popullata rurale prej 1.5 milionë banorësh vlerësohet se ka 542 mijë të vetëpunësuar dhe pjesa tjetër është popullatë inaktive, pra fëmijë dhe të moshuar.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema të nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi