SHBA thyen nė finale kampionen e botės, Spanjėn

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite mė parė

SHBA thyen nė finale kampionen e botės, Spanjėn
SHBA thyen nė finale kampionen e botės, Spanjėn

Trajneri i SHBA-ve do ta lërë pankinën pas kësaj fitoreje të artë. “Ka qenë një nga ndeshjet më të mëdha të historisë”, ka thënë ai. “Spanja ishte e jashtëzakonshme, - thotë Lebron. Çdo posedim topi ishte shumë i rëndësishëm. Po të mos kishim qenë kaq të vendosur, nuk do të kishim arritur dot të fitonim.

Një respekt i madh për kundërshtarët tanë, por për ne rëndësi ka që SHBAtë janë sërish numri 1 në botë. Këtë e kam pritur prej katër vjetësh”. Edhe për Kobi Brajant, ka qenë një ndeshje perfekte. “Kjo fitore është më e rëndësishmja dhe më specialja nga të gjitha kampionatet që secili prej nesh ka fituar deri më tani. Ajo që ju patë duke luajtur është një skuadër e vërtetë. Thonë që lojtarët e NBA-së janë egoistë, por ne së bashku i përballuam të gjitha dhe arritëm një fitore të madhe”. Por edhe Pau Gasol është krenar për ndeshjen dhe për lojën e skuadrës së tij, duke pranuar meritat skuadrës kundërshtare. “Ata e morën shumë seriozisht këtë turne, ishin të uritur. Kishin një dëshirë të madhe për t’u renditur sërish të parët. Kanë treguar se formojnë skuadrën më e mirë e turneut, por iu desh shumë mund për ta arritur këtë”.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajme dhe tema të nxehta

Moti

Tirana
E larta: 10 Min: 3
Shpejtesia eres: 3.22 km/h
Drejtimi eres: 40
Lageshtia: 95
Shikueshmeria: 2.99
Presioni atm: 1016.1
Agimi: 6:39 am
Perendimi: 5:09 pm

Horoskopi

Kembimi Valutor

Kursi zyrtar i kėmbimit
USD / LEK 105.05
EUR / LEK 139.25
GBP / LEK 166.33
CHF / LEK 115.21
Ndryshimi i fundit: 10.02.2012