Kraja: Shtanga i nderoi tė gjithė

Shkruar nga:  
Postuar më: 4 vite mė parė

Kraja: Shtanga i nderoi tė gjithė
Kraja: Shtanga i nderoi tė gjithė

“Përpara fillimit të këtyre Lojërave unë pata deklaruar në takimet zyrtare me drejtuesit e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar se, peshëngritja do të arrinte rezultate shumë të mira. Fakti që Romela Begaj u rendit e gjashta në Lojërat Olimpike është një rezultat jashtëzakonisht i madh jo vetëm për atë si sportiste, por edhe për peshëngritjen si sport. Gjithashtu, ka qenë një arritje e madhe edhe për të gjithë delegacionin kuqezi që mori pjesë në Pekin. Edhe vendi i 13-të i arritur nga Qerimaj nuk është pak, duke ditur se pesha ku ai konkurroi ka pasur një konkurrencë të konsiderueshme. Personalisht them se sportisti Qerimaj ka arritur rezultate shumë të mira”, deklaroi Kraja. Lidhur me zhgënjimin e shtangistit Trasha, numri dy i FSHP-së sqaroi: “Për përfaqësimin e peshëngritësit tjetër Gerti Trasha e kam theksuar edhe më përpara se ka qenë totalisht faji dhe përgjegjësia e trajnerit.



Ndërsa justifikimi që nxori vetë sportisti se ndryshimi i orarit ndikoi te rezultati i tij, kjo nuk ka vend fare dhe është jashtë logjike. Të njëjtin orar kishte edhe Romela Begaj, të njëjtin orar kishte edhe Erkand Qerimaj, kinezi, armeni apo edhe të tjerët që hynë në zonën e medaljes. Aq më tepër që këtë radhë ka pasur edhe fatin madh që të kishin afër edhe terapistin Merepeza. Megjithatë, edhe pse Gerti Trasha nuk arriti atë që ai vërtetë duhet të arrinte, mbetet një sportist shumë i mirë”, përfundoi Kraja.

Jep një mendim mbi këtë temë:

Reklama


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema tė nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA